Erjon Veliaj, fituesi i garës për postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pritet të marrë zyrtarisht detyrën e kryebashkiakut më 20 korrik.
Duke u bazuar në atë që përcaktohet në Kodin Zgjedhor, por edhe të ecurisë që pritet të kenë procedurat e ndjekura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, afati më i afërt kur Erion Veliaj mund të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës është data 20 korrik.
E vetmja parti që ka ankimuar rezultatin e një qendre votimi në Tiranë, është Aleanca Demokratike.Ky ankimim sjell edhe shtyrjen e certifikimit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendrorë Zgjedhorë për kandidatët fitues të zgjedhjeve të 21 qershorit.
Sipas Kodit Zgjedhor, KQZ-së i duhet që të presë edhe 5 ditë të tjera animimet, për të shpallur tabelën përfundimtare të rezultateve të zgjedhjeve dhe më pas të bëjë certifikimin e të gjithë kandidatëve fitues në 36 bashkitë e vendit dhe të Erion Veliaj si fitues i Bashkisë së Kryeqytetit.
Në zgjedhjet e 21 qershorit kandidati i ASHE-së, Erion Veliaj mori 53.6% të votave kundrejt 39.0% të vota që mori kandidati i APPD, Halim Kosova, rezultat i cili e shpalli atë fitues të garës për Tiranën.
Mezi cpresim te perveshesh menget sic te ka hije e ta kthesh Tiranen me faqe te bardhe [edhe ndonje ngjyre tek tuk ? ]
Ate po presim te gjithe, te perveshe menget dhe te beje mrekullite qe nuk jane bere per 25 vjet ne Tirane.
Kemi shume besim se Erioni do ta beje Tiranen si Amsterdami.
Forca Erion, kemi pritshmeri shume te larta per ty, si i ri me integritet dhe i paperlyer qe je.
Me ndihmen e zotit dhe te vete qytetareve te ndershem suksesi do te jete i padiskutushem.