PD kërkon pavlefshmëri për Kurbinin/KQZ shqyrton ankesën të mërkurën

29 Qershor 2015, 15:18Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë të mërkurën kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Kurbin si dhe kërkesën për urdhërimin e përsëritjes së zgjedhjeve në këtë zonjë zgjedhore. Vendimi u mor nga KQZ pasi kërkesa u konsiderua e vlefshme nga ky institucion.

Brenda dy ditëve pritet që LSI t’i drejtohet me kërkesë ankimore këtij institucioni për procesin zgjedhor në Vorë.

Në bazë të Kodit Zgjedhor partitë politike kanë 5 ditë afat për të ankimuar tabelën e rezultateve zgjedhore të KZAZ përkatës, ndërsa mësohet se tabela e rezultateve për Vorën është mbyllur me datën 26, ndërsa ka afat deri me datën 1 për t’iu drejtuar KQZ.

Megjithatë ende përfaqësuesi ligjor i LSI nuk konfirmon procedurën që do të ndjekë për këtë proces.

Ndërkaq KQZ rrëzoi disa kërkesa ankimore të partive të vogla, kërkesat e të cilave nuk reflektonin parregullsi në procesin zgjedhor, po ashtu u kthyen për plotësim kërkesat ankimore të PDK dhe FRD në disa zona zgjedhore.

Gjithsej në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë depozituar 52 kërkesa ankimore.

1 komente në “PD kërkon pavlefshmëri për Kurbinin/KQZ shqyrton ankesën të mërkurën”

  1. Emigranti says:

    “Forza!!!” ishallah, shen Ndoi i Laçit na Liron nga keta Figura Bigjosgjish – drogagjish – merhumash – nga te konsumuarit – nga te fortit – e te koruptuarit, qe jane me te vertete pa ndonje flamur, sepse flamuri i tyre eshte Logjika vetjake!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje