Partia Socialiste ka festuar sot 24 vjetorin e themelimit të saj, dhe njëkohësisht, edhe fitoren e zgjedhjeve të 21 qershorit.
Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar të bëjë disa batuta me aleatët e vet.
“Fituam së bashku edhe me socialistët e Ilirit, i cili vazhdon të heqë peshë nga vetja duke ia shtuar LSI-së.
Me demokratët e presidentit Topi që ketë herë fitoi se besoi tek shprehja trim i mirë me shokë shumë.
Sikur Skënderi mos të kishte dal i vetëm në luftë, s’do kishte mbetur asnjë jashtë fitores”, tha Rama.
Ai vazhdoi me Spartak Ngjelën, duke thënë se është unik në llojin e tij.
Sipas Ramës, Ngjela është edhe aleat i kësaj mazhorance, por edhe kundërshtar i egër i saj.
Kryeministri ndërkohë ka thumbuar edhe Lulzim Bashën, duke thënë se donte ta uronte atë kur kishte ditëlindjen, pasi e kishte në të njëjtën ditë me themelimin e PS-së, por ishte në fushatë dhe nuk e bëri dot.
Ai pohoi ndërkohë se i kishte bërë ftesë Bashës dhe demokratëve të tjerë, por me përjashtim të Tritan Shehut, nuk kishte shkuar askush.
“Do të kisha qenë i lumtur nëse do të kishte ardhur se do ta falënderoja personalisht, jo për fitoren që na e bëri më te lehtë, por për referendumin që bëri, rezultati i të cilit dihet.
Por jam i bindur se miku i të gjithëve Tritan Shehu do t’ia përcjellë falenderimet”, tha Rama.
Më tej ai bëri thirrje për një hapje të re të PS për shtuar numrin e anëtarëve të partisë më të madhe në vend.
“Vitin e ardhshëm nuk do e shtyjmë ditëlindjen. Eshtë koha ideale për një hapje të re të PS. Ta bëjmë PS përgjatë këtij viti një hapësirë të re për forca e mundësi që vijnë edhe nga jashtë saj“, tha Rama.
Në fillim të festës së organizuar për 24 vjetorin e themelimit të PS, Kryeministri falenderoi të pranishmit, por edhe cdo socialist, jo vetëm për ditëlindjen e Partisë Socialiste, por edhe për fitimin e zgjedhjeve vendore të 21 Qershorit.
“Mirë se keni ardhur që të gjithë shumë të dashur miq. Faleminderit për gjithçka dhe gëzuar këtë festë të përbashkët fitoreje e përvjetori. Faleminderit socialistëve të rinj me teser dhe pa teser, me ‘Facebook’ e pa ‘Facebook”.
Gëzuar me gjithë zemër ju shokë e shoqe, të njohur e të panjohur, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gëzuar edhe grave që kandiduan dhe që morën një mbështetje të jashtëzakonshme.
Gëzuar fitoren të dashur kryeshërbëtorë të sapozgjedhur të Shqipërisë nga të gjitha njësitë ku njerëzit zgjodhën alternativën tonë për Rilindje”, tha Rama.
Batutat
Për Gramoz Ruçin: “Gramozit duket sikur i ka rënë për pjesë vargu, vitet ikin, ti tehu. Gramozi gjithnjë më porosit lëri emrat se do e harrosh ndonjë dhe më shumë do krijosh qejfmbetje”.
Për Ilir Metën: “Nuk fituam vetëm, por edhe me socialistët e Ilirit (Metës) i cili vazhdon të heqë peshë nga vetja për t’ia shtuar LSI-së.
Për Lulzim Bashën: “Gëzuar ditëlindjen dhe kryetarit të opozitës. E ka në të një njëjtën ditë me PS-në. As këtë herë nuk ja urova dot në kohë reale, pasi ne ishim në fushatë për baskitë. Ai ishte në fushatë për referendumin. E ftuam të ishte pjesë në këtë festë, të kishte ardhur për kontributin e tij. E përshëndes mikun e tij Tritan Shehu i cili do t’ja përcjellë takimin.
Për Erion Braçen: “Bashkë me Erjon Braçen që duke përfituar nga gjatësia ecën më shpejt dhe konsumohet më ngadalë”.
Për Shpëtim Idrizin: “Idrizi që na jep mësimin: “Çam nuk lind, por bëhesh”.
Për aletatët e vegjël: “Të gjithë këtyre ui detyrohem një bluzë me numrin 23 në kujtim të shprehjes: “Qengji i butë pi dy nëna”
Për Spartak Ngjelën: “Vetëm avokat Ngjela sigurisht që nuk ishte “qengj i butë që pi nga dy nëna”. Ai ka kontributin e vet në këtë fitore. Ngjela është mbështetësi dhe kundërshtari i Aleancës për Shqipërinë Europiane”
Për Bamir Topin: “Topi e ka kuptuar: “Trimi i mirë me shokë shumë”.
HAHAHAHAHA JE I MADHE O RAMA…JA PASKE FUTUR BUKUR LULIT ME KETO KOMENTE.
Lulit sja ka futur se eshte i lire bashke me 600 milion eurot e vjedhura por ta ka futur ty militant i devotshem qe eksitohesh me fitoren publicitare
260 million mos genje.
Ky llozi i gjate po ja fut vetem popullit o “zoteri”.Ne menyre te cuditshme shqiptaret vazhdojne te kenaqen me ushqimin shpirteror te rames&co,te vjen te qeshesh dhe te qash njekohesisht kur sheh njerez qe jane te gatshem te lypin per t’u ushqyer,por idealin e partise nuk guxojne ta prekin,mjafton te jete ne pushtet ai qe une dua…..te tjerat nuk kane rendesi.Kur te heqim dore si popull nga keto ide te mbrapshta mund te fillojme te ndertojme shtet dhe jo pushtet.
o ER paske gjetur partner te fuqishem ne PD – Shokun Prasi nga Ushnja – pas asaj qe i ndodhi te gjithe ne PD duke fillu nga Salija e Shiqerres deri tek Lulja e Bejazes duan te vdesin me dy prase nje ne goje e tjetrin ne Lulen e Sumes.
Cish ke then per ne camt. Uiuiuiuiiiiiiii po tall bithen mo. Krietari ine ka nje shprehje lapidare – nuk e perballoj dot opoziten ndaj lepij poziten. Krietari ine esht cam pragmatist ndersa ideologu ine esht Aqif Rakipi i paster si burimi. Pasqire fare ku shihet cdo mengjes Rama, Meta dhe grupi durrsak qe mbeshtet Dakon. Mejtojne qe lajn fitirat me keto lloj pasqirash.
Ka shume humor Ducja. Do jet dhjer nga te qeshurat Velia.
O halldup,shiko punen dhe mos u mer me gallata.
Socialistet u shkrine se qeshuri nga shakate plot kripe te Duces…
Gjithenje origjinal!
Bravo..e modhe…te lumte
Tall by.. o Edi Rama me PS dhe socialistet ,pas 2 vjetesh do ta barazosh PS-ne me banden LSI .
Ka shume te drejte B.pambuku Socialist , jam me ju, Perse ? Ne se veren me kujdes dhe ke sa do pak nuhatje politike , gjithekush duhet te shikoje bashke punimin e kulisat qe po pregatit L.S.I me P.D.I.U ndaj P.S, socialisteve te vertete dhe aleateve te saj . Ky bashkepunim po jep ” Frutet ” e saj dukshem edhe ne Shkoder , Pogradec etj ? gje qe qartesisht njollos zgjedhjet e drejta e te ndereshme, duke masakruar aleatet e vegjel te cilet nuk kishin as numuruesa as vezhguesa , ku P.D.I kishte ” Numurues ” brenda Aleances me urdher nga lart ? Se sa jane te verteta keto kulisa , K Q Z te mare Indicio qofte edhe nga ky denoncim , Dhe te ” hape kutite ” P.D.I.U dhe keqyre, vertetesite e votave te saj,Ne K.Z.A.Z Nr 67 Pogradec vend banime ku nuk ka Komunitet Camesh as edhe struktura e perfaqesues ne zgjedhjet e kaluara . Ku Subjekti Politik Partia e Unitetit Kombetar me Kryetar Av Idajet Beqirin ne kutite e se ciles nuk pasqyrua as Vota e Kandidatit te saj ? Zoti Shpetim Idrizi se paku duhet te skuqet , turperohet dhe te heshte , jo te kujtoje se i hedh hi syve qindra qytetareve te indinjuar nga kjo vjedhje e tjetersim i votes te qytetarve , afere ne bashkepunum me L.S.I ,Rast pa precident te cilen duhet tu behet me dije edhe Nderkombetareve , dhe kerkimin e berjes trasparente qofte edhe te rastit ne fjale .P.Socialiste duhet te jete vigjilente , dhe gjykoj qe ne keto zgjedhje per Pushtetin Vendor nuk kish aresye per aleanca e al pazare me L.S.I te testohej gjithe sejcili vete . Ne se ne Pogradec , Kandidatia Diana Mile do ishte propozim i P.Socialiste nuk behej fjale fitoria e thelle e saja . Ne se L.S.I sherbeu si faktor percaktues ndermjet P S e PD ne zgjedhjet e pushtetit qendror te vitit 2013 , kete rol tashme do luaje ky subjekt ne zgjedhjet e vitit 2017 ndermjet P.S dhe L.S .I gje qe do sjelle dobesimin e pozitave te P.S ose marjen e pushtetit nga aleanca e L.S.I me P.D.I.U subjekt me elektorat fantazme ate blere .
Po sa gjera te mencura paska thene udheheqesi ! Hapja e re do te jete me prerjet e tipit te evis ervin roshit dhe tur bushit besoj.
Shume bukur! Njelloje si shakate e kripura te Duçes. Populli ska pune, ska buke te haje dhe ju beni gallate. Lum ky popull qe ju ka. Shume mire na e beni.
Paska qene edhe Tritan Shehu? Tani po e kuptoj pse u permbys makina e Tritanit dy jave me pare. Shyqyr qe shpetoi heren e pare…
Gezuar po c’te gezojne? Gezojne ata qe kane gezuar gjithmone, te tjeret me portofolin bosh e duart ne xhepat me astar te grisur duhet te gezojne per te gezuarit, duhet te duartrokasin e te buzeqeshin si ne paradat e 1 Majit, perballe tribunes te mbushur me te gezuar. Duhet te buzeqeshin pamvaresisht mungeses se shpreses, duhet te buzeqeshin qe ti tregojne udheheqjes se sa te lumtur jane qe paria feston fitoren plot gezim.
Kur flet per hapje te re ne Ps e ka fjalen te fusim ne parti hajdutet e Like Metes dhe te largojme socialistet e 1001 fushatave te mbetur rrugeve…
Festo o huri i gjate me hajdutin koke madh packa se populli mer buken me te shenuar emrin ne list. Ke dy vjete qe nuk rrite asnje perqind rrogat dhe pensionet. Edhe kompesimin e indeksit te zhvlesimit te lekut nuk e dhe.
Gramozi ishte shume i zymte kur Rama tha patuten per te. Ndoshta e ka kuptuar me ne fund se Rama vetem socialist nuk eshte. Blushi nuk ishte ! Nuk i ngjante si nje feste aq me teper pas nje fitore “publicitare” dhe me aq shume “suposte” te anetareve socialist.
Po Eri Vogel Socialist eshte? Ca dmth Nano IK?!!!
Leri batutat zoteri se populli po vuan per buk. lere Liken se ai nuk ka hek nga vetja por ai don me ja marr shpirtin ketij populli.Kujdes nga Likja se eshte i rrezikshem.
— DUAM, apo nuk duam, PS MBETET partia me e organizuar, me serioze, me e besushme, me e votushme NGA 92-shi – DERI TANI,
— KJO NDODH, se shumica ne bazen e saj perbehet nga njerzit e komunistet me idealist, me te ndershem e patriot, te cilet , qofte dhe verberisht votojne PS.
— NANO me ”shtabin” e tij , PANVARSISHT nga lojrat dy e shume aneshe per ta fraksionuar, ndare e percare, PAVARSISHT nga manipulmet – vjedhjet te tipit ”Dushk -Berish” , —- PS, ME PERJASHTIM TE ZGGJEDHJEVE TE marsit -92 te gjitha te tjerat , realisht i ka fituar .
— DUAM APO NUK DUAM, PS DO TE MBETET PARTI E TE ARDHMES.
— Kjo i detikohet NANO ”pijanecit”, ”bixhosciut” e ”qefliut’ ‘STAFIT te TIJ te perzgjedhur, me bazament kohen e RAM ALIUT–dhe vijimesi prej RAM TE RIUT.
— Kjo i detikohet bashkepuntorit te tij te ngushte, BERISH ”kriminelit”,
”shkatrrimktarit”,”tradhetarit”, i cili me bemat e tij , ka bere qe stema smbolike e PS TE KETE DY E ME SHUME TRENDAFILA TE BASHKUAR NE NJE TUF.
Me sa duket Shqiptari eshte i destinuar te jete vlktime e zgjedhjeve te tij
E meritojme Ramen.
Pushtet batutash!?
Partia socialiste nuk eshte parti e re por eshte nje Cimke e PPSH,eshte nje Mutante e Partise se Enver kriminelit qe po vazhdon shkaterrimin e plote te Kombit shqiptar.Cfar Themelimi ka te PS kur dihet se ajo eshte pjella e PPSH kriminale e antishqiptare