239-vjetori i Pavarësisë së SHBA/ Basha refuzon t'i japë dorën Veliajt, Berishën nuk e afron njeri

2 Korrik 2015, 08:50Politika TEMA

239-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është festuar në Pallatin e Brigadave përmes pritjes tradicionale të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit.

Në këtë eveniment, ambasadori Donald Lu shmangu komentet politike.

Të gjithë fjalën përshëndetëse ai ia kushtoi njerëzve me aftësi të kufizuara, pasi këtë vit festohet edhe 25-vjetori i ligjit për amerikanët me aftësi të kufizuara.

Nëpërmjet mesazit të tij, ambasadori Lu inkurajoi dhe mbështeti përpjekjet e Shqipërisë në përmirësimin e jetesës së qyetetarëve shqiptarë me aftësi të kufizuara.

“Amerikanët janë më shumë se sa thjesht çizmet e kaubojsave nga filmat e Hollywood-it.

Ne jemi një komb i themeluar mbi idenë e thjeshtë se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.

Sot, në këtë ditëlindje të 239 të Shteteve të Bashkuara ne festojmë larminë e popullit amerikan.

Anembanë Shteteve të Bashkuara ne po kujtojmë 25-vjetorin e ligjit që u garanton të drejta të barabarta personave me aftësi të kufizuara.

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë bashkë vizionin që të gjithë qytetarët tanë të kenë mundësinë të shfaqin potencialin e tyre të plotë.

Shpresoj se do të bashkoheni me mua në një duartrokitje për të kremtuar ditëlindjen e Amerikës dhe për të festuar arritjet e amerikanëve dhe të shqiptarëve me aftësi të kufizuara si dhe kontributet e tyre frymëzuese për të dy kombet tona të mëdha”, është shprehur ambasadori Lu.

Ky event i përvitshëm i Ambasadës Amerikane shërbeu për të mbledhur së bashku jo vetëm miqtë e Shteteve të Bashkuara, por edhe aktorët e politikës shqiptare.

Kryetari në ikje i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ishte shumë afër me pasardhësin e tij Erion Veliaj, por mungoi një shtrëngim duarsh, raporton TCH.

Ish-kreu i demokratëve, Sali Berisha, që prej momentit të mbërritjes, pjesën më të madhe të kohës e kaloi në shoqërinë e ambasadorit francez dhe kryetares së komionit parlamentar të integrimit, Majlinda Bregu.

Ndërkohë, presidenti Bujar Nishani ka qenë në mes të kryeministrit Rama dhe kryeparlamentarit Ilir Meta.

Rama nuk i ka dhënë shumë muhabet Nishanit, duke shtrënguar vetëm duart me të.

Ndërsa Meta ka biseduar për pak me Nishanin.

7 komente në “239-vjetori i Pavarësisë së SHBA/ Basha refuzon t’i japë dorën Veliajt, Berishën nuk e afron njeri”

  1. Enel Demi says:

    Lu-ja thote, se eshte festa e amerikes, ku te gjithe njerezit jane te barabarte dhe jo festa e Shqiperise, ku njerezit lindin dhe vdesin te pabarabarte.

    1. Q.K. says:

      Njerezit me aftesi te kufizuar? Odeta padyshim

  2. anananananananna says:

    “Nuk i ka dhene shume mihabet Nishanit”. Ca niveli gazete e gazetaresh!

  3. Zekth says:

    Gezuar festen SHBA !

  4. aa says:

    Lajm Leshi….

    Ku eshte Lajmi ketu? Berisha ka ndenjur me majlinden, Ky ka fol me ate, ai nuk ka fo me kete….

    O gazete e Leshit, ju lutem mos e beni standard, standardin e gazetes 55.

  5. Uji i ftohte says:

    Gezuar festen SHBA.

  6. Aleksander says:

    Gezuar festen Usa,krenar qe jemi miq dhe partnere me Ju !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje