“Fitorja e 21 Qershorit nuk duhet të na bëjë euforikë e të flemë mbi dafina.
Për të gjitha ato zona e bastione ku u shënuan rezultate të dobëta, do të nxirren përgjegjësitë e plota”.
Kështu citohet të ketë deklaruar kryeministri Edi Rama në mbledhjen e parë të grupit parlamentar socialist pas zgjedhjeve lokale.
Nga mbledhja e grupit, Rama ka lëshuar kritika për drejtues lokalë të PS-së, të cilët nuk bënë sa duhet në organizimin lokal të partisë për zgjedhje, raporton TCH.
Analiza e lokaleve 2015 Rama ka propozuar të bëhet nga Asambleja Kombëtare në shtator, ku priten të diskutohen edhe çështje organizative, përfshi përgatitjet për kongresin e ardhshëm të socialistëve shqiptarë.
Si objektiv deri në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, Rama u ka kërkuar deputetëve të angazhonen në bazë për të arritur shifrën e 150 000 anëtarëve të rinj.
Një burim brenda grupit parlamentar socialist tha për Top-Channel se Rama ka porositur deputetët e tij mos të nxitojnë të prenotojnë pushimet e verës dhe se ka kërkuar prej tyre angazhim maksimal në komisionet parlamentare dhe seancat e mbetura të kësaj legjislature parlamentare.
Shkarko drejtoret qe nuk mbushen kutite aq sa duhet, jane komplet te paafte.
Aq te paafte dhe hajdute ka sa nuk ka ku te veje.
te paret qe duhen shkarkuar sa me pare si njerz qe shkeputen bazen me strukturat drejtuese n.q.se nuk e realizoni shembullin e keni te fredket
O kapiten, a do kapni ndonje barkmadh ta rrasni brenda se na mbiti korrupsioni.
Tani u kujtuat qe ju shkeli Lsi me kembe.
Fitorja????????????? Fitorja e (LSI-se). Se PS leshte fitoi.
O zoti kryeminister une ju paralajmerova per humbjen katastrofale ne kukes. Ti nuk ke dijeni se kush jane drejtuesit e ps ne kukes. jane njerezit me te neveritshem qe jo vetem si voton jeri ,por dhe i urrejne pa mase. po ju paralajmeroj se po hyre ne zgjedhje pas dyvjetesh me keta drejtues ,dhe kete deputet qe ke sot ,nuk keper te marre as 5%.YLBER DURAKU ,KRYETARI I KOMANDUAR ,NJE NJERI ORDINER, PA ARESIM.G6 SEJCILI ME IDIOT SE SHOKU. LE ME DREJTORET QE KE NE KUKES.DHE NE FUND DEPUTETI . UNE nuk e di se perse e vure kandidat per kukesin. kam asistuar ne disa takime ne kohen e fushates.dhe kame pare se sa i pa afte ishte, ne te gjitha fshatrat ku ka vajtur per rreth nje muaj e tgjysem ka thene te njejtat fjale , premtime si nje vjershe te mesuar permendesh.nuk e kishte problem se fshatrat ku shkonte kishin kerkesa te ndryshme. po dhe afatet i kishta standarte ,brenda dy vjeteshit te pare. tani gjyko vete.
Ka ndonjë shpresë për punësim të 150..mijë të rinjve zoti kryeministër…???!!!
Të tjerat janë ..dokrra..që si hyjnë në punë askujt…!U mbeti goja ..fitorja..fitorja…Keni dy vjet në pushtet dhe ..vetëm kini rritur papunësinë dhe varfërinë…Borxhi në kufijtë maximalë…prodhim i brendshëm =0..Për çfarë euforie mund të flasë njeriu..?!
Mendoj qe ne bastionet qe u humben Pogradec, Permet, Mallakaster apo Selenice nuk do te kete reflektim as ne shtator dhe ne 2017 PS do te mare te njejten shuplake si ne keto zgjedhje…. socialistet e ketyre zonave kane vendosur te mos trajtohen si dele nga deputetet dhe drejtuesit e Ps qe u kerkojne angazhim ne fushate dhe me pas i shperfillin ashtu siç ka ndodhur keto dy vite…. NE RAST SE RAMES I INTERESON QE KETO ZONA TI RIKTHEHEN TE MAJTES ASHTU SIÇ E KANE PASUR PER TRADITE DUHET T’I VENDOSE NEN KUJDESTARINE E DEPUTETEVE TE TJERE, TE SHKARKOJE DREJTUESIT AKTUALE DHE TE BEJE ZGJEDHJE TE NDERSHME PER TE ZGJEDHUR TE TJERE….