Basha: Do marrim përsipër përgjegjësitë që na takojnë për rezultatin, PD do hapet drejt shoqërisë civile

1 Korrik 2015, 13:02Politika TEMA

Lulzim Basha, Kryetari i Partisë Demokratike, paralajmëroi sot hapjen e kësaj partie në drejtim të shoqërisë civile dhe botës akademike.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, e para pas zgjedhjeve të 21 Qershorit, Basha akuzoi dyshen Rama-Meta se janë kapur duke prishur standardet e zgjedhjeve.

Sipas tij kjo është arsyeja sepse ata nuk mund t’i gëzohen rezultatit zgjedhor.

“Jemi të gatshëm të marrim përsipër përgjegjësitë që na takojnë për të analizuar kuti më kuti, bashki më bashki rezultatin e zgjedhjeve, duke parë edhe më shumë nga vetja, duke analizuar atë që ka ndodhur, duke parë atë që nuk ka funksionuar sic duhet, në mënyrë që të ringrihemi si forcë politike atje ku na takon”, theksoi Basha.

Gjatë fjalës së tij kreu demokrat renditi një seri shkeljesh që sipas tij janë evidentuar nga përfaqësuesit e PD-së dhe që kanë të bëjnë me shitjen dhe blerjen e votës, presionin ndaj kandidatëve, komisionerëve dhe votuesve të opozitës.

Basha theksoi se këto shkelje, që kanë prishur standardet zgjedhore, kanë gjetur pasqyrim edhe në raportin paraprak të OSBE/ODIHR.

“Këto zgjedhje po përcaktohen dita-ditës si zgjedhjet më brutale të pushtetit të veshur me krim në qeverisjen e Shqipërisë. Këto zgjedhje janë shënuar në kancelaritë europiane për precedentin e kandidimit të të inkriminuarve për kryebashkiakë, pavarësisht kërkesave të zyrtarëve të lartë të BE-së për moskandidimin e tyre.

Këto zgjedhje u shënuan gjithashtu edhe nga angazhimi i të gjitha strukturave të shtetit, e në veçanti të policisë, në një fushatë dhune, arrestimesh, kërcënimesh e keqtrajtimesh nga Veriu në Jug, e nga Lindja në Perëndim.

Pati urdhër ndaj administratës për votën, si dhe blerjen e votave me anë të parave të fondeve publike, duke falsifikuar e sekuestruar gjithashtu edhe kartat e identitetit.

U manipuluan kutitë e qendrave të votimit, duke u mbushur veçanërisht gjatë transportit të tyre drejt KZAZ-ve për numërim, pas nxjerrjes jashtë me dhunë të komisionerëve të opozitës.

Ne ishim dhe jemi në këtë betejë me paralajmërimet dhe denoncimet tona të vendosura”, tha Basha.

Sipas tij, qëllimi i Edi Ramës ishte eliminimi i plotë i opozitës, duke deklaruar se të djathtën e ka në koalicion.

“Alternativa tjetër do ishte mospjesëmarrja në zgjedhje, kundërshtari është investuar për këtë opsion. Por ky nuk është një opsion për PD. Ne do jemi gjithmonë në fushën e betejës, vetëm në këtë mënyrë mbahet gjallë fryma e fitores.

Dyshja Rama-Meta prisnin zvogëlimin deri në zhdukje të së djathtës. Pavarësisht skemës kriminale dhe manipulimeve, PD dhe opozita u rritën në këto zgjedhje. 120 mijë votat e Halim Kosovës në Tiranë janë të arta, për këtë arsye ambasadori amerikan i dërgoi një letër atij”, tha kreu demokrat.

Sipas Bashës, “zgjedhjet nuk do i njohë si të ndershme asnjë vend mik. Kjo është një njollë turpi që hiqet me vështirësi”.

“Zgjedhjet kanë dalë në pah si problemi më madhor që ka vendi. Zgjedhjet nuk lidhen me fatin e Lulzim Bashës, por të gjithë Shqipërisë,” theksoi kreu i PD, duke shtuar se “me mendje dhe zemër kemi dëshiruar një rezultat tjetër”.

Unë dhe të gjithë drejtuesit e PD nga baza në qendër kemi përgjegjësinë për të analizuar në detaje rezultatin, duke marrë përgjegjësitë. Do analizojmë humbjet për të nxjerrë mësime, që të ngrihemi dhe të jemi shumë më mirë për të hedhur hapin e radhës në betejën drejt fitores”, theksoi kryetari i opozitës.

 

13 komente në “Basha: Do marrim përsipër përgjegjësitë që na takojnë për rezultatin, PD do hapet drejt shoqërisë civile”

  1. skifteri says:

    Ik ó mut, mos dil me, pallosh qe je., ngele ham ham ham ham si puna balos, do shkosh per lesh fare ne 2017 Po e gjete fajin ke te tjeret. Kerici i gomarit qe je

    1. era says:

      Ne qofte se kerkoni me te vertete te beni çfare thoni,hapi i pare eshte doreheqja e gjithe klanit mafioz ,duke filluar nga ju deri tek hajni me i fundit pd-se.98 perqind e pd-se duhet te shporret dhe denoncohet ne prokurori ku duhet te jape llogari se ku dhe si jane bere milionere.Pa u bere transparenca e pasurise dhe konfiskimi i parave qe ju i keni vjedhur ketij populli me voten tone dhe ne emer te pd-se te gjitha ato çfare ju thoni jane fjale boshe te pavlera.Por kam frike se ju nuk do te beni asgje nga keto qe thashe me larte,por do te vazhdoni akoma me moton duke u çjerre hajduti bertet kapeni hajdutin dhe ne te dyja rastet hajduti dhe hajduta jeni ju o rrace e ndyre politikanesh.

  2. Coli says:

    Ky eshte palle komplet. Duket sikur flet nga Hollanda duke numuruar paret. As nuk ja ndjen fare per njerezit. Me deshtak njeri skemi pare deri tani. Flet dokrra qe ska domokrat qe ti besoje dhe jo me pjesa me ngjyre tjeter.

  3. oldman says:

    Pergjegjesia juaj e vetme eshte DOREHEQJA!

  4. Spartaku says:

    Ky falim i Lulezim Bashes eshte nje turp i madh per pd-ke.Me keto veprime,akuza te pabaza,shpifje dhe trillime,tregon se pd-ke ne te ardhemen do te shkerrmoqet dhe do te kaloi ne nje shoqate.Me kete fjalim Basha tregon friken e madhe qe i ka hyre ne bark aq shume,sa i krijon ankthe dhe frike qe nuk e len te marrin fryme.Fjalimi i Bashes,tregone per nje falimentim total se ka urrejtjen totale,te len si mbresa e se keqes nga Sali Berisha.Puna e keqe,madje shume e keqe e Sali Berishes,i dha nje imazh te keq pd-ke qe kudo dhe nga kushdo,shihet me urrejtej dhe perbuzje nga shqipetaret.
    Ne zgjedhjet e 21 qershorit nuk pati parregullsi,as vjedhje votash,as blerje votash.Keto i bente Sali Berisha ne qeverisjen e tij.Ajo kohe iku,dhe ka ardhur nje kohe e re,nje epoke e re,erdhi demokracia,ku njerzit votojne te lirshem pa presione nga politika,dhe pa frike.
    Basha akuzon per banda kriminale.Jo, nuk eshte e vertete,se njerzite bandave kriminale ishin te Sali Berishes,te cilat u mundua Basha ti perdorte ne fushate,por nuk i shkoi dote,deshtoi.Si perfundim deshtoi edhe ne votime.
    Basha ne vende te merret me qet,merret me qerren.Ai nuk e shikon disfaten te vehtja,por tek te tjeret.Ky eshte gabimi me i madhe i tij.Nuk behet keshtu analiza.Pse partit e djathta kaluan me kualicionin e majte? Ja ka bere kete pyetje vehtes Basha? Partite e djathta iken nga pd-ke se ajo nuk eshte nje parti e ndersheme,eshte nje parti e urryer,pa reputacion,pasi reputacionin e saj ajo e shkeli me kembet e veta,pre ajo shkeli vetvehten.E ardhmja e pd-ke eshte drjte shkaterrimit,per faj te udheheqesve qe nuk din te udheheqin.

  5. faro says:

    Deri tani nuk ke dhene asnje fakt bindes. Nuk dime ndonje kzaz ku te mos jene firmosur procesverbalet nga pala juaj. Ku e gjen kurajon per te dale para nderkombetareve me keto pretendime abzurde dhe shume te demshme per te ardhmen e vendit tend. E di cdo te thote vendi tend? E di qe eshte vendi ku do jetojn femijet e tu, ose ne mos, femijet e te afermve te tu. As per keta nuk mendon mor udhe-q-heqes? Si ke moral e del para elektoratit tend me te tilla ide ?

  6. ismeti says:

    edhe ato 300 milionet e vjedhur

  7. andromeda says:

    Ky dhe kur bën një çikë si punë autokritike duket sikur dhjet n’oturak edhe pse asht kaps.

  8. fredi says:

    KU ESHTE PERGJEGJESIA NE KETO RRESHTA SE NUK E GJEJ DOT………….
    PER HUMBESIT E TE PAAFTET,GJITHMONE FAJI QENDRON DIKU LARG

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Lulke, po ndenje me Xenin dhe Arberushin keshtu do ngeleni.. Me vjen keq qe keta 3 hajdute (kupola e gjithe berishizmit te ngelur) jane strukur tek nji parti e cmuar dhe e kane marre peng ate per zullumet e tyre.. Ore si parti a keni byro-keshilltar-kolegj-antar Ti shporrni keta te tre qe te filloj PD-ja te ngrihet!?!

  10. erdi says:

    Kur thote se do hapen ndaj shoqerise civile me bejne te dh…..gazit.A mund te gjenden njerez vertete civile te futen ne ate qenef qe mban emrin PD?
    Eshte njesoj si te futesh molle te mira ne nje shporte me kalbesira,duke menduar se mollet e mira do rregullojne ato te kalburat.
    Shporruni mor grupim gjarperinjsh qe keni marre peng te ardhmen e vendit.

  11. daenko says:

    Partia jote i vogli Lul pervec vitin e larget 1992 nuk ka fituar ndonjehere dhe ta harrosh se do te fitoje ndonjehere.Mos u perdridh si kurvat duke u justifikuar me lloj lloj budallalleqesh perpara deleve qe ti mbedh te SHQUpi.

  12. Dak Ulqini says:

    Si do i hapesh shoqeris?, nga ana jone i thone hapu bythesh. PSe sot u kujtove ti per autokritike, po te ishit serioz do ti kishit mar parasysh kritikat e opozites, sepse edhe pse opozite ato tregojne gjithmone mangesit e pozites. Po ku keni bes ju, bet gam gam vetem per xhepin e juaj. Po te kishit degjuar popullin nuk do te ishit katandisur si sot. Prandaj Basha vish brek te trasha dhe hapu bythesh bashk me ate kokarin e vic dolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje