Në një kohë kur Partia Demokratike duket se ka nisur një debat jo zyrtar në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve vendore të 2015, zërat pro dhe kundër një rezultati pozitiv të kësaj partie sa vijnë dhe shtohen.
Lulzim Basha, kreu demokrat, fillimisht deklaroi fitoren në zgjedhje, të cilat i cilësoi si një hap i madh përpara, megjithëse forca e tij politike kishte marrë rreth 20 % të votave.
Kundër deklaratës së Bashës ka reaguar ish-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila jo vetëm pranoi humbjen në zgjedhje por me rezultatin e 2015 tha se PD kishte marrë humbjen më të madhe në gjith historinë e saj.
Debatet rreshtuan emrat të ndryshëm të Partisë Demokratike pro dhe kundër Bashës apo Topallit.
Por referuar shirave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke krahasuar votat e partive, konkretisht votat që ka marrë Partia Demokratike vërehet se në disa qarqe demokratët kanë pësuar humbje votash, ndërsa në disa të tjera, që mund të konsiderohen si surpriza kanë shtuar votat.
Krahasuar me zgjedhjet vendore të 2011, duke iu referuar votave sipas Qarqeve, PD rezulton se në 2015 ka humbur mbi 11 mijë vota në Tiranë, rreth 4 mijë vota në Korcë, rreth 2 mijë vota në Dibër, rreth 3 mijë vota në Lezhë, rreth 2 mijë në Kukës.
Ndërsa në qarqe të tilla si Gjirokastër, Vlorë, Fier, demokratët kanë pësuar një humbje votash me disa qindra, ose pothuajse kanë marrë një numër të njëjtë votash.
Krahasuar me 2011, PD e drejtuar nga Basha ka mundur të marrë një rezultat më pozitiv në Shkodër dhe Durrës, ku ka shtuar respektivisht sasinë e votave me 8 mijë dhe 2 mijë. Gjithashtu edhe në Berat duket se PD ka një shtim votash me rreth 900 krahasuar me rezultatet e 2011, sipas qarqeve. /gj.k/
VITI 2011 2015
Qarku Tiranë 115099 104045
Qarku Durrës 33.462 35211
Qarku Elbasan 24386 23600
Qarku Fier 31695 31301
Qarku Korçë 28614 24981
Qarku Shkodër 25828 33651
Qarku Lezhë 10598 7409
Qarku Vlorë 16964 16681
Qarku Dibër 14498 12272
Qarku Kukës 7313 5407
Qarku Berat 12739 13667
Qarku Gjirokastër 9753 9053
Te gjitha keto dihen,pasojat nuk jane vetem te Lulit per mendimin tim,por PD po tkurret vetem se po vazhdon te ndikoi familia Berisha,ku mbas babait po vazhdon edhe i biri.
Dhe nje gje nuk kuptoi: Keta Shkodranet qe e mbain veten si njerez me kulture dhe pro perendimore,dhe ashtu jane, po perse vazhdoin akoma me Berishizmin?.