Ngjan më shumë me një histori filmash. Ngjan gati-gati e pabesueshme trajektorja e jetës së dy vëllezërve Frroku, fëmijëria e zakonshme e varfër nën komunizëm, emigracioni, pasurimi, prekja e majës njëherë dhe më pas rrëzimi dhe rrënimi në humnerë. Një profil i përbashkët i fatit që mund ta ndërtojë e sendërtojë vetëm një tranzicion i habitshëm dhe absurd si tranzicioni shqiptar.
Vëllezërit Arben dhe Mark Frroku në të gjitha rrethanat e tjera do të kishin një jetë në mos normale, të heshtur e të ngjashme me atë të shumë sivëllezërve të tyre. Kishin ikur në mes të viteve 90’ në emigracion. Kishin bërë andej, sipas dyshimesh ende të paprovuara, jetën e vështirë të emigrantit në fillim e më pas edhe trafik qëniesh njerëzore, droge dhe shfrytëzim prostitucioni. Një akuzë e papranuar kurrë nga ata. Së paku njëri prej tyre, Mark Froku, sërish sipas një dosjeje penale belge akuzohet edhe për një vrasje në Bruksel. Arrestohet, lirohet, bën burg gjetkë për drogë deri sa më pas, të dy vëllezërit vendosin të kthehen përfundimisht në Shqipëri. Në atë stad të jetës së tyre, mundësitë që afronte vendlindja ishin shumë herë më të mëdha se çfarë mund t’u jepte më tej Perëndimi. Aq më tepër me histori të pambyllura me drejtësinë. Vendosen në Tiranë. As paratë, as ambicja dhe as vitaliteti i çuditshëm nuk u mungonte. Hapin një sërë biznesesh, bëhen figura të njohura në shoqëri, shoqërohen me personazhe të njohur në Tiranë, dikë e paguajnë për qejf se ashtu ishin mësuar të “rishpërndanin” paratë, dike e shpërblenin me lehtësinë e të qënit “kavalierë”, dikë tjetër e paguanin me idenë se në këtë botë gjithmonë duhet paguar dikush. Të paguash do të thotë edhe të fitosh respekt dhe ata respektoheshin. Nga shumëkush. Jeta e tyre dukej tërësisht e qëruar dhe larg të papriturave. Deri në momentin e krijimit të një konflikti me komisarin e Kombinatit, Dritan Lamaj. Ka shumë versione që shpjegojnë arsyen dhe arsyet e këtij konflikti, shkakun dhe shkaqet e një armiqësie të egër dhe reciproke. Të cilat janë edhe përjashtuese me njëra-tjetrën. E vërteta e pranuar nga të gjithë është vetëm një: armiqësia mes komisarit të ndjerë Lamaj dhe vëllait të madh Frroku, Arbenit, ishte ekstreme.
Besohet se ky konflikt ishte dhe shkëndija që u ndezi vëllezërve zjarrin e pasionit për politikën. Mbasi kishin provuar gjithçka, ata vendosin të hyjnë në biznesin më të sigurt, por njëkohësisht dhe më të rrezikshëm dhe më të ekspozuar në Shqipëri, në biznesin e politikës. Themelojnë një parti që “veproi” kryesisht në veri të vendit, në Pukë. Një parti me bazë familjare e cila kishte vetëm një qëllim dhe një funksion: të garantonte mbrojtje politike për vëllezërit që në ato momente, kërcënoheshin vetëm nga e shkuara e tyre dhe nga një punonjës policie që po gërmonte rrezikshëm pikërisht në të shkuarën e tyre.
Rrjedha e ngjarjeve më pas është sërish gati e pabesueshme. Vritet me atentat Dritan Lamaj. Arben Frroku për të cilin prokuroria mendon se ka të gjitha motivet e nevojshme për të qenë autor i vrasjes, kishte krijuar një alibi pothuaj perfekte. Ajo alibi, në rrjedhën e hetimit gjyqësor, funksionon në gjykatën e shkallës së parë, por e mbytet në gjykatën e apelit që jep burg të përjetshëm për të. Ndërkohë, Shqipëria kishte hyrë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013. Partia e vëllezërve Frroku, në koalicion me opozitën, kishte marrë një mandat deputeti dhe në vend të Arbenit që ishte në arrati në Greqi, në Parlament hyn vëllai, Marku. Pak para se të merrte mandatin dhe mbas tij, Marku bën disa veprime shitblerjeje biznesi. Një vit më pas ato veprime do t’i shtojnë dhe një akuzë më tepër; pastrim parash.
Në parlament Marku për gati dy vjet ishte gati i padukshëm. Përmendet vetëm në korrikun e vitit të kaluar kur u bë pjesë e një grupi me deputetë të shumicës që mbledhur me Tom Doshin, i bënë “shantazh” shifrash kryeministrit Rama. Atëherë u përmend se ishte festuar ditëlindja e Markut, por në fakt fishekzjarret e festës nuk ishin hedhur ende. Në shkurt e mars të këtij viti, në vend të fishekzjarreve, shpërthen një nga çuditë më të mëdha të politikës apolitike shqiptare: kryetari i Kuvendit Ilir Meta akuzohet për një komplot vrasjeje ndaj deputetit Tom Doshi. Një histori në të cilën Doshi përfshin si hallkë të parë të zinxhirit që e paralajmëroi, pikërisht kolegun e tij Mark Frroku. Që për ironi tyë fatit e mohon fort një gjë të tillë. Diçka nuk kishte funksionuar mes dy miqve, që shumë shpejt shohin se ngjarjet rrjedhin në drejtimin më të paimagjinueshëm të mundshëm. Edhe Frroku, edhe Doshi merren nën përgjegjësi penale, ndërsa të parit i hapet edhe historia e akuzës penale për vrasje që vinte nga Belgjika. Menjëherë mbas heqjes së imunitetit dhe arrestit të Markut, vëllai i tij merr pafajësinë për vrasje në gjykatën e shkallës së parë. Dukej si një përkëmbim i çuditshëm fatesh mes vëllezërish. Dukej si një vërtetim i aksiomës që Perëndia me një dorë të hedh dhe me tjetrën të pret. Por ky nuk ishte rasti i vëllezërve Frroku. Tashmë e kishin edhe fatin, edhe drejtësinë kundër. Të hënën gjykata e apelit vendosi: edhe Arbeni duhet të vuajë përjetë dënimin për vrasjen e komisarit Lamaj. Për momentin ai ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim, kurse vëllai, deputeti Mark Frroku ndodhet ende në qeli.
Këtu mbyllet qarku, të paktën përkohësisht, i dy fateve njërëzore që ngjajnë më shumë me një trill filmash, por që mund t’i sendërtojë vetëm një tranzicion i çmendur dhe absurd si tranzicioni shqiptar. Eshtë historia e dy vëllezërve që sipas akuzës, u nisën si emigrantë, u shndërruan në shfrytëzues prostitucioni dhe trafikantë droge, krijuan pasuri të jashtëzakonshme duke u bërë biznesmenë të nderuar, hynë në politikë dhe më pas u kthyen sërish në në buzë të humnerës: njëri u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje, tjetri ndodhet në arrest nën akuzë për vrasje. Janë të vetmit? Janë një përjashtim apo janë një rregull i trishtuar i dritëhijeve që udhëtojnë në rrugëtimin e tatëpjetë me katër kulme: emigracion-biznes-politikë-burg? Në fakt nuk ka kulme. Sepse është një qark i mbyllur dhe rrethi vicioz ku kanë hyrë histori të tilla shqiptare, në të vërtetë nuk kanë kulme.
Javanews.al
O vangjo nuk te duket pak si historia jote, pervec kapitullit te fundit te cilit se shpejti do ti vije rradha edhe tek ty…
Po te luhet nje film me keto ngjarje te verteta do tja kalonte edhe filmit komisar Katanit te luajtur nga artisti Micele Plachido.
Harrove te RRAHUREN BARBARE qe Komisar Lamaj i beri Arben Frrokut, ketu me sa kam degju eshte edhe piknisja e Sherrit te përfunduar ne vrasje. Apo meqe Kom Lamaj iku nga kjo jete dhe tani duhet te themi ishte Polic Korrekt. Jo jo ishin te 2 njelloj barbar me perkrahje nga pushteti shteti politika e policia.
cte kerkosh do gjesh
Komisar Lamaj i kishte kerkuar Interpolit te dhenat per keta dy kriminele.
Kulishi ju tregoi qe Lamaj e dinte qe Frroku kishte vrare nje Shqiptar ne Hollande apo Belgjike.
Per Frroket kishte vetem nje zgjidhje, ti mbyllnin gojen atij qe kerkonte te kaluaren kriminale te Frrokeve. Kete zgjidhje e rekomandoi Kulici ne darken ne Dajt.
o Lorenc, po thua qe dhe like floririt do ti vije njehere dita? se dhe lsi-ja parti familjare eshte likja+mona, ti e di qe lsi= levizja e skraparllinjve te inatosur. nuk eshte parti familjare nga Puka, por eshte parti familjare nga Skrapari. likja me trafik droge eshte marre me vrasje njerezish eshte marre, vetem burgimi i perjetshem i mungon, apo jo mer Lorenc?
Kesaj i thone: mut i jati, mut i biri, mut ai qe beri t’anë. Keshtu qe keta te lindur bythegrisur, te cilet nje dite gdhihen bossa, mos prit te plaken bossa. Ne fis do te vene.
Vagjeli,mire i ke renditur ngjarjet por si ka mundesi qe nuk ke kapur kryesoren,deshperuesen,te padrejten,cnjerzoren ”DREJTESIA” shqipfolese dominuar nga sunitet denon dhe godet me grusht te fuqishem per te vendosur ligjin apo ”drejtesine” vetem shkeles kristiane,rralle apo kurre nuk denon myslimane edhe pse ata kane vrare ,shfrytezuar prostitucion,droge,lyer duart me gjak,grabitur apo deri ne zhdukje fizike te femrave dhe perseri jane te lire…..!
Dhe e di ti Vagjeli se perse,sepse ata jane ”te zote”,jane ”trima”[kur ligji nuk te denon trimeria kap shifren 200%],kane shoqeri,jane fis i madh,te marin gjak ne vetull e tj,etj….!
Polici i vrare,ushtroi dhune mbi Frrokun jo vetem si pushtetar por edhe si nje turk i ndyre dhe kete e ka ber me dijeni,pasi nga kristianet Frroku nuk kishte frike,pasi ata[sipas tij] nuk mund jene trima.
Sa njerez te ndershem ne shqiperi jane dhunuar nga pushtetaret kriminel,policet,kontrollues doganash,revizore,kontrollues tatimesh et,per ti detyruar ata te paguajne ”taxen”,se ndryshe une te marre frymen,nuk te le te besh bip.Vellezerit Frroku,bene ne Evrope ate qe bejne sot 70% e shqipfolesve,porse disa i gezojne frytet e punes se zeze e disa te tjere i paguajne me koke……….
Kur Arbeni kishte cdo gje pare,emer,lavdi ,influence etj,perse duhet te ndynte duarte me nje vrasje…..!Por ishte pikerisht neperkembja e autoritet te tij,ulja e fisnikerise,perdhunimi si njeri arsyhet qe ai kaloi ne vrasje.Sot ne Evrope,nqs nje njeriu i provokohet krimi,nuk denohet[ka lehtesira] ne maximum……..
Berisha,Basha,Meta,Mejdiu vrane dhe shkerdhyen dhjetra shtetas ,madje edhe kundershtare politik[Trebicka,Olldashi,Gerdeci etj]por edhe shume ish shefa policie apo kryetare degesh neper rrethe[totalisht turq shqipfoles]qe kane grabitur,vjedhur madje edhe lyer duaret me gjak,por asnjeri prej tyre nuk eshte denuar me burg e jo me burg te perjetshem……!
Shpresoj Vagjeli se do te hapet pak truri te kuptosh se jeton ne nje vend arab ku tradicionalisht drejtesia apo shteti nuk funxionojne kurre…….
O tgfs cke qe te ha bytha vend e pa vend …un e di qe komisar lamaj te ka qir motren kur ka web ne gjirokaster me sherbim …..po nuk e ka perdhunuar apo shfrytezuar ,,, eshte sjedh mire me te . Eshte fakt ,,,po ta kish froku tet moter do ishte prostitut…keshtu qe me me respect per ate te te ka qire motren ne menyre njerzore
Gazetar kronikan si kronikani Celebija i Sulltanit.Lepi kepuce dhe ha.Nje fytyre e neveritshme ne medjat vizive bashkohore.I kalon me lehtesi historite e vellezerve.E sa histori te tilla ka aty te foleja e grerezave?Ik or kronikan i felliqur i grerezave qe po e hane Shqiperine dhe ti hesht.Sherbetor i paguar mire i Padrinos.
shum von po “cuditeni” o shoku shqiptar!
kriminelat ne shqipni kan pas qen ne pushtet qysh ne koh te Baba Qemos,dhe me pare!
edhe skenderbeu nje trazovac,ngatrresaxhi,inatci,tregtar diplomacish,mbrojts i krishtnimit me nikname myslimon,si bicim Jezu Krisht Muhameti!!! ky esht edhe emri i tij Gjergj Kastriot Skenderbeu!!! nji tip gamgsterri i kohve t lashta mund te quhet aj tip! sot hero kombtar!!! si politiksat shqiptare qe nga gango krimi kthehen ne parlamentare apo edhe mikstohen ne te njejten koh,duke punu naten nendhe si gangsterra mafjos e diten para kamerave si politiksa parlamentar partiak…
a ka cudi me t madhe sesa kjo??
edhe me von ishin ata “heronjt” e tjer si Ali Pash Tepelena ,ni kriminel me damk,dhe Bushatllinjt e shkodres kriminela me kanun.
me von dihet se kush ishte Ahmet kurvar kurva zogoolli.. nji kriminel krimb krimi..
erdhen edhe politiksa te tjer me von. te gjith vrisnin per pushtet. krim.
sot dihen Sal Krimi me te tijt.
vec frikacaku dhe budallai nuk osht kriminel. dhe ata ngelen pa propa pa pare pa pun pa cdo gjo. te gjith te tjeter qe kan bo pare prona parti … i kan bo me krime.
nuk ka nevoj te provohen kto. motivet jan te qarta. si u ben te pasur nji grusht njerzish qe der dje ishin si te tjeret??
por ata qe jan pasuru me politik nuk kapen
u goditen kta vlleznit meqe ishin nga ata “te rruges”,pra qe u ngrejten me forcat dhe rrezikun e vet,duke luftu me burgun dhe ligjin burrnisht neper rruge ku ka pare t veshtira.. kurse ata qe jan pasuru duke qen pjes e politiks nuk kapen sepse ligji nuk vepro tek ata. ata kan kap ligj e drejtsi..
gjith bota kshtu osht.
edhe amerika kshtu osht bo.
edhe n perndim t pasurit me krim pasurohen.
kjo osht demokracija
kush nuk e kupton e pson. d m th ngelet me gisht n goj pa shtpi pa pron pa pare… dhe detyrohet t punoj per tjetrin masanej…
sepse bota e don krimin.por krim krim por krim me karar aman. dhe kta frrokt e prishen kararin se dolen duke vra shtetin,d m th politiksat kriminela.
atehere ata,politiksat kriminela ja futen ktyne kriminelve “t rruges” shtetshe.
d m th kurvnishtshe.
der dje like florini boni nomin tu vjedh e grabit flori e pasuri tash na dul e na hiqet si nen tereza dhe jezu krishti bashk!!!
ky tjetri me 10 perqindshin boni epok,beton dhe geto gjith tirona. tash na del si clirimtar i t keqes.
haa haa dhe perndimi i din kto gjona por bon sikur s kupton. se s ka c bo. si puna e burrit qe i qihet gruja por thot jan thashetheme..
t gjith shqiptart jan kriminela. ca do bejm me ta? na duhen ata qe jan kriminelat me te padhunshem. ky esht mentaliteti perndimor.
po mir po perndimi vet a esht kriminel?
posi jo mer.
shiko se ca po bejn me greqin.
shiko bankat e zvicres
shiko sesi sillet brikseli..
esht bot krimi kjo or vlla
po nuk ja fute tjeterit
e ha!
po nuk pallove
pallohesh
po s qellove
qellohesh
po nuk vodhe
ngelesh qurrash
po u lodhe
do hash pras
osht bo kurv ne perendim
do ta hash
edhe bone
edhe s bone krim
do perfundojsh ne pallim.
her si pallues
ose i palluar
edhe mashtrues
dhe i mashtruar
file mire i ke shkruar gjerat,pershkruan nje te vertete rreale per kriminelet e kollarisur si politikane,por permiso pak shqipen pasi mu desh ta lexoja nja tre here per te kuptuar…….hahahaha[shoqerore]
Une besoj se Zoterinjte Frroku jane persona krjtesisht normale ne shqiperi. Lamaj ka hyre ne ato pune per ndonje lek dhe i ka marre ne balle, e keshtu eshte puna kur don leke pa ligj perfundon si Lama ose si Zoterinjte.