Doganat shqiptare pritet të përballen këto ditë në Gjykatën administrative të Apelit me përfaqësuesit e kompanisë Agonset të Francesco Becchettit për një detyrim të papaguar të TVSH mbi pajisjet televizive të Agon Channel. Doganat kanë apeluar vendimin e shkallës së parë, të marrë nga gjyqtarja Elda Vrioni, i cili favorizon Becchettin për të mos e paguar detyrimin që shkon afërsisht në 1.2 milion euro.
Por si ka mundësi që një gjykatë ka përjashtuar një televizion nga një detyrim i tillë, ndërkohë që prej 17 vjetësh të gjithë transmetuesit audio- vizivë në Shqipëri paguajnë TVSH për pajisjet që importojnë për aktivitetin e tyre?
Kësaj pyetje vështirë t’i japë përgjigje çdo jurist që njeh ligjislacionin shqiptar.
Por gjyqtarja Vrioni ka shkuar shumë larg me vendimin që ka dhënë në korrikun e vitit të kaluar.
Shoqëria Agonset, brenda rregullave të shtetit shqiptar, i ka kërkuar doganave shqiptare të bëjë një shtyrje një vjeçare të pagesës së TVSH për pajisjet e importuara dhe ka nënshkruar një marrëveshje në bazë të ligjit për këtë.
Agonset i ka vënë në punë paisjet dhe dogana ka pritur fundit e vitit për të arkëtuar tatimin prej 20 përqind mbi vlerën e mallit të importuar.
Por kur ardhur data e pagesës, padroni i Agon Channel ka refuzuar të shlyejë detyrimin, shkruan Lapsi.al.
Në këtë situatë, çështja ka kaluar në gjykatë, aty ku avokatët e Francesco Becchettit dinë të manovrojnë mjaft mirë.
Becchetti nuk pranoi ta paguante detyrimin, duke pretenduar se ligji për TVSH përjashton nga ky detyrim ato pajisje dhe makineri për të cilat vlera e investimit i kalon 50 milionë lekë të reja. Por a bëjnë pjesë pajisjet televizive në këtë përjashtim?
Duke qenë se një ligj i tillë, i bërë për të nxitur investimet, mund të ngjallte keqkuptime, ligjvënësi kishte ngarkuar Këshillin e Ministrave për të hartuar një listë konkrete të atyre pajisjeve dhe makinerive që përfitonin nga ky përjashtim.
Pra përveç shumës prej 50 milion lekësh, u përcaktuan me VKM-në 180 të vitit 2013 edhe se kush ishin pajisjet konkrete që parashikonte ligji. Në këtë listë, pajisjet për transmetimet audiovizive as nuk ishin dhe as nuk janë.
Po si ka mundësi që gjykata dha një vendim që e përjashtonte Agon Channel nga ky detyrim?
Dosja në fjalë ra në duart e gjyqtares Elda Vrioni, e cila do të mbahet mend gjatë për vendmin që dha. Për t’i dhënë të drejtë kompanisë Agonset, gjyqtarja Vrioni bëri një interpretim në bazë të të cilit ajo i dha vetes kompetencat e Këshillit të Ministrave. Sipas saj, meqënëse pajisjet radiotelevizive nuk ishin në listën e vendimit nr 180 kjo nuk do të thoshte që ato nuk duhet të ishin. Pra, në rolin e kryeministrit tashmë dhe të kabinetit qeveritar, gjyqtarja Vrioni vendosi të ndryshojë listën e makinerive dhe pajisjeve të përcaktuara nga ekzektuivi.
“VKM 180/2013 nuk trajton në përmbajtjen e saj ato llojë pajisjesh dhe makinerish të cilat do t’i shërbenin drejtëpërdrejt investimit në sektorin e transmetimit televiziv. Në mungesë të këtij përcaktimi, nuk mund të thuhet se kjo VKM e ndalon subjektin të përfitojë nga ligji…”, thuhet në vendimin e zonjës Vrioni, e cila merr përsipër kështu të përcaktojë se kush pajisje duhen e kush nuk duhen të përfitojnë nga ligji, kompetencë kjo qartazi vetëm e Këshillit të Ministrave. Lista e hartuar me VKM është bërë pikërisht për kategori të caktuara investimesh, të cilat janë në vlerësimin e KM dhe jo të gjykatave. Por edhe nëse gjykata nuk do të ishte dakort me një gjë të tillë, ajo mund të kërkonte ndryshimin e ligjit dhe të VKM por jo të bënte interpretimin dhe aq më pak hartimin e listës në fjalë.
Me këtë vendim, të gjithë transmetuesve televizivë, por jo vetëm atyre por çdo lloj investitori tjetër, pajisjet e të cilit nuk përfshihen në listën e Këshillit të Ministrave, i lind e drejta të mos paguajnë TVSH për vlerat mbi 50 milion lekë.
Për këtë arsye, doganat shqiptare e kanë kundërshtuar vendimin e shkallës së parë dhe tashmë presin përballjen në Apel për të kthyer në arkën e shtetit 1.2 milion euro detyrime për pajisjet me të cilat transmeton programet e tij Agon Channel.
Lapsi.al
Cfare duhet te bej me shume nje gjykates per te ngrene burgun????????????????????
Ky eshte kulmi, Gjykatesi thyen Ligjin, dhe nuk e gjen gje.
Nje inxhinjer ben nje gabim, se nuk vendos dy tabela ne rruge, arrestohet.
Nuk shoh asnje Problem ketu. Siç shihet as nuk eshte bere fshehurazi, as eshte hezituar argumentimi juridikal. Po ate lajmin qe Italia e pergenjeshtroi Kryeministrin duke thene se ska asnje hetim ne Itali ndaj Becchettit, ku e keni?
O shqiptare mos keqinterpretoni. Per te marre si perjashtim apo shtyerje te TVSH ekziston e njejta liste identike makinerish. Nese keto paisje nuk jane ne liste, pse dogana ia dha shtyerjen e pageses se TVSH-se? Televizionet e tjera kane paguar pasi vetem tani eshte bere me ligj perjashtimi pasi deri para 2 vjetesh lejohej vetem shtyerja te cilen te gjith TV e kane aplikuar. Mos beni tani qe ngordhi kali, ti kercejme te gjithe ne kurriz….. apo te tregojme zell te madh qe i luftojme armiqte e shefave… yyyy njerez pa shtylle kurrizore…
Nga vendimi qè ka marre dhe pèr interpretim te ligjit ne rolin e kryeministrise provon se èshte plotèsisht e korruptuar.Kète e kupton edhe nje person pa shkolle por me pak tru.
Berisha e gjobit Top-Channel,me miljona euro,deri sa sponsorizoi Becchetin,me fondet e shqiptarve,per eleminimin e televizionit me te ndjekur te shqiptarve.
Berisha qe kontrollon dhe vrimat e miut,kishte informacion,per “lulezimin” e Kalivacit,por si kryeintrigant,kerkonte konkurimin dhe falimentimin e Top-Channel.
Hahahaha kishim degju lloj lloj maskaralleku nga gjykaret shqipkar por kte akoma se kishim degjuar.
Gjykarse me bonusin ministre che doganiere!
Vec shpresoj mos te jet pjese e familjes se famshme Vrioni se i paska flliq krejt.
ajde gjyqtare ajde. duhet te ket mbaruar te kristali patjeter ose eshte e plepave.po sa shume gjyqtare e gjyqtare te tille kemi . nuk mbarojne kurre. kam mendimin qe qeveria te nxjerri nje vkm qe tu konfiskoj pasurite ,dhe ti burgos, ndryshe nuk behet ky vend.
Po mire po me gjyqtaren cdo behet? po mme gjyqtaret qe dhane pafajsi ndaj Arben Frokut. Po ndaj Gjin Gjonit dhe shokeve te tij qe e kane vene pasurine duke shitur gjyqet. mos jane bere ca si shume keta? cfare reforme duhet per ti hequr keta dhe per ti proceduar penalisht?
ne burg gjyqtarja minimialisht dhe sekustri te gjitha pasurive te saj deri ne brez te trete se atu i ka kaluar pasurite qe ka bere me psotin
ZBULIM. Trondites. U gjet e keqja. Po harroi, ore. Nuk u be qameti, kur TVSH nuk paguajne vet shqiptaret, presidenti, sala,shala, bala, kala… .
Po mire,kaq e veshtire qenka per tja vene ne ngarkim kesaj gjyqtares Vrima?
Po kush paguan TVSH Kocua,Sandri,Zamiri,Iliri,Monika,Tan Prifti,Tom Doshi,Tan Shreli,Alban Xhillari,Zeni,Argita,Fahriu,Ferdinandi Ferlutit,Irfani,Bankersi,Tan Dulaku,Coca Cola,Vilma Nushi,Vjollca Hoxha,Bashkim Mulaj,Erjon Jusufaj,Amc,Vodafone,Eagle,Plus,Nikolin Jaka,Sadri Abazi,Xhelal Mziu,Safet Gjici,Belle Air,Gon Duka,Lefter Koka,…….ne paguajme shtresa e mesme e biznesi i vogel e fukarenjte….Vendi i 110 ne bote per zbetimin e ligjit 109 Kongo..sa mir mr qen albanes..
Po mire mo griselda, (qe paske shkruajtur shume here me emra te ndryshem) me kete llogjiken tende duhet qe te gjithe nuke duhet te paguajne doganat sepse sipas mendimit tend dhe jo faktit nuk na i paguakan dhe disa emra qe thua ti. Perpara ligjit jane te gjithe njelloj edhe te gjithe ata emrat qe thua ti. Po ke ndonje fakt thuaja gjykates, sepse ata gati jane qe te shtojne fitimet e tyre. Pa he te te shohim njehere do ta besh dot denoncimin?
Po doganieret, dhe doganierja, a kane pak faj, apo keta kane bere detyren qe i lejuan ti futin pa paguar doganen ? duhen denuar edhe keta.
Shume mire t’ja beni , merrjani qenit TVSH, por mos haroni ata trimat e Patos-Marinzes qe kane deklaruar FITIM ZERO? Mos haroni…. u sa ka te tjere, por Rilindja e ke merakun tek TV qe i nxjerr telashe.
Une as e shihja fare TV AGON CHANEL, qekur plasi skandali aty e mbaj tv dhe …
Do paguaje kush per abuzimin qe u behet shqiptareve ? A duhet te denohet njelloj si ai qe abuzon hapur edhe ai qe lejon abuzimin apo akoma me keq qe i jep abuzimit mbulese pseudoligjore .Keta “specialistet” e zbatimit te ligjit jane me te rrezikshem se vete abuzuesit.PARLAMENTARE PERSE NUK VEPRONI ,QEVERITARE PERSE BENI VEZHGUESIN,POPULL DERI KUR DO DUROSH VJEDHJEN DHE ZHVATJEN E TE MIRES PUBLIKE QE U PERKET TE GJITHEVE .
Hiqni presidentin dhe rregulloni gjykaten e larte zoterinje te mazhorances, ndryshe jo ata qe e baderdisen popullin por ju jini fajtore.
Keto dy probleme ju mund t’i rregulloni edhe gjate nje nate dhe ska pse te prisni reformat.
Ne rast se duhet te behet me demokraci te larte Ndryshoni ligjin per zgjedhjen e presidentin dhe kalojani te drejten sovranit por menjehere shpallni dhe diten e zgjedhjes se presidentit dhe lerini te bertasin nga shqupi e deri pertej oqeaneve.
Me respekt V.Duka.
secili eshte i lire te mendoje e gjykoje…
por kujdes nga pseudo gazetaret qe pretendojne te jene juriste…per me teper ata qe historikisht i kane lepire gjithe kryeministrat me rradhe …pikerisht per te vazhduar te abuzojne …
Dhe une as qe e dija qe kishte nje TV te tille.por tani e ndjek, dhe palloshin kta te agonit e diskretitojn fare. Dhe per kto qe shkruani te zbatohet ligji por se besoj qe ligji thote sekuestro. Por Rama ia ka kaluar dhe rivalit te vet sal-vicidolit po tregohet gjithnje e me shume inatçor.
Ky donte te paguante taksat ne natyre, me plehrat qe do sillte nga Italia, por nuk e lane. Bile per kete fakt u merzit edhe F. Nano.