Partia Demokratike ka denoncuar sot si të manipuluara, zgjedhjet për Bashkinë e Shkodrës.
Eduard Halimi ka paraqitur një video, në të cilën, sipas tij, komisionerë të PS-së mbushin kutitë me vota fiktive.
Denoncimi i Halimit është paksa qesharak, duke qenë se në këtë bashki, kandidatja e PD-së, Voltana Ademi, ka arritur të fitojë me një rezultat të thellë.
“Partia Demokratike publikon sot një provë se si pushteti masakroi standardin për zgjedhje të lira më 21 Qershor.
Në komunën Pult të bashkisë së re të Shkodrës, kutia e votimit nr 0092 të fshatit Brucaj është tejmbushur me vota nga komisionerët e Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Në videon që po transmetojmë dhe që po ia vëmë në dispozicion gjithë medias, duket qartë që komisionerët e majtë kanë mbushur duart me fletë votimi dhe votojnë në masë dhe me qetësi të plotë. 2 komisionerët e Partisë Demokratike janë nxjerrë forcërisht jashtë komisionit të votimit.
Në kutinë e votimit u gjetën 388 fletë votimi, kur në votim kishin firmosur 377 persona.
Në zgjedhjet e vitit 2013, në këtë qendër votimi morën pjesë 125 votues.
Rezultati për këtë qendër votimi me fletë të hedhura në kuti flet qartë për shkallën e madhe të manipulimit të zgjedhjeve nga pushteti. Për kandidaten e majtë Keti Bazhdari janë 331 vota ose rreth 88 %, 2 vota për kandidatin e pavarur ndërsa për kandidaten fituese Voltana Ademi vetëm 44 vota.
Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal ndaj komisionerëve që me urdhër mbushën kutinë e votimit për kandidaten e pushtetit. I bëjmë thirrje misionit të OSBE/ODIHR të marrë në ngarkim këtë provë të shkatërrimit të standardit të zgjedhjeve të lira në Shqipëri.
Partia Demokratike nuk do të ndalet në denoncimin e çdo akti kriminal të shkatërrimit të zgjedhjeve të 21 Qershorit dhe dyshen e pushtetit që minuan demokracinë shqiptare duke mbushur kutitë e votimit“, tha Halimi.
E ku eshte manipulimi te kjo video? Ku po mbusheshin kutite. Mos ka ngaterru videon Halimi
Halim je shume koqe,per te qene i besueshem!
Une nuk kuptoj ku eshte mbushja ketu? Nuk ve doren ne zjarr se ka ndodhur, por nga kjo video nuk marr vesh gje
A ka njeri qe me ndihmon te kuptoj?
Ca logjike meskine perdor TEMA!
no worry, it’s an habit now.
Duhet të jem shumë i trashë dhe qorr unë që s’kap vjedhjet në këtë video. Ose PD kërkon të na e shesë sapunin për djathë. Problemi është se këta nuk zenë kurrë mend. Hajd se, siç e keni nis kolapsi i plotë ju pret.
Paska qene e tmerrshme. Nga videoja kuptohet qe jemi diku ne Shkoder… Manipulimet e shumta kuptohen, nuk eshte e domosdoshme te behen para kameras. Bubu! Shkodra duhet te rivotoje!
Halja ka te drejte dhe per manipulim qe i eshte bere votes ne Shkoder ,ti hiqet mandati Ademit dhe ti ipet Keti Bazhdarit .ky miu deputet, qe erdhi ne Tirane me valixhe druri , dhe sot gezon shume prona ,nuk flet per zgjedhjet ne Kavaje ku ishte i deleguar ,qe humbi me 13000 vota diference . Jo or ti i PD , nuk ju a ka fajin mazhoranca , por populli qe votoi kundra jush. Ju bete fushaten me te turpshme , pa programe duke shpifur dhe duke kandiduar me figura te denuara nga gjykatat shqiptare , qe ti i di mire ,bile dhe sekretari qe ju dha pushtetin ne 2009 dhe bashline e Tiranes per Lulin ne 2011 eshte i denuar me burg per shperdorim detyre .
Ka filluar gjetja e plageve,per ti quajtur zgjedhjet te “plagosura” !
Basha kerkon “miratimin” e nderkombetarve,per te shpetuar karjeren e tij politike,mbas goditjes qe morri nga 1 miljon shqiptare.
Dikur “fajtor”,kur humbte Berisha,ishte kryetari komisionit te zgjedhjeve,Subashi !
Nxjerrja e shkaqeve te humbjes,nuk ka lidhje me prishjen e imazhit te Shqiperise,nga njerez te paguar,prej fondeve te vjedhura nga PD-ja.
Fodulleku,per te mos pranuar humbjen e thelle,nuk e permireson situaten politike brenda PD-s,tani dhe militanti me i thjeshte e kupton se me manovra bajate,nuk mund te shkohet perpara.
Haliiim a ke gjetur pune apo akoma,nese je pa pune hajde tek une ashtu sic vije para nja 10 vjetesh ne zyren time duke u qurravitur dhe luteshe te punoje qofte edhe pjatalares me diplome juridiku. E mban mend besoj apo jo.
Mos harxhoni kohen e te merreni me Halim ziun. Keshtu i kane thene qe te thote, i kane dhene edhe nje video ku duken nja dy-tre burra qe verdallosen dhe ai mjerani denoncon! manipulim beri shefi dhe punedhenesi i tij Sali Ram Vicidoli qe pasi theu kuitite, futi brrnda qindra fletevotimi dhe “nxori” lulushen kryetar bashkie. Vjedhje e manipulim beri berishovici me votimet e 2009 ndaj kurre nuk i hapi kutite e votimit se i delte krimi i shemtuar. Jetojne akoma me sindromen e atyre krimeve keta demokratikasit ndaj shohin kudo vetem vjedhje, shitje, blerje,vrasje, rrahje, … Te mjeret e te permjeret demokratikasit e komunistit Berisha.
Mire thote Halimi, ne Shkoder duhet te perseriten zgjedhjet, pavaresisht se video eshte vetem ca levizje njerezish me fleta ne duar. Se ku e sheh Halimi manipulimin ai e di. Rrote…
I ka rene pikes mor ju rafte nje pike qe nuk bie ne hale . Hajduti therret kapeni hajdutin . Ne qofte shoket e PD-se duan te jene te besueshem te kerkojne perseritjen e zgjedhjeve per Shkodren me numruesa e komisionin qendror te zgjedhjeve dhe do te fitojne besimin e humbur per zgjedhjet tjera megjthse do te dalin fituese Keti Bazhdari kte po flasin per dite shkodranet qe i jane vjedhur votat nga PD-ja dhe LSI mbasi PS ka qene inekzistente ne kto zgjedhje ne Shkoder .