“Komandant e sheh këtë bllokun, është i 1920-s, ato gjëra janë prapë”- Batuta e Moisiut për raportet e të huajve

1 Korrik 2015, 10:21Politika TEMA

Ish-presidenti Alfred Moisiu i konsideron këto zgjedhje si më të mirat të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri, me përjashtim të atyre të vitit 1991-1992.

Ai vlerëson edhe fushatën, ndërkohë thotë se duhet pasur kujdes, kur flitet për kandidatë kriminelë.

Dua të shtoj se tek ne është vështirë të saktësohet vërtetësia e akuzave për njerëzit, të cilët kanë qenë emigrantë.

Dihet se jashtë vendit, veçanërisht vitet e para, ndaj shqiptarëve ka pasur një mentalitet shumë negativ, edhe pa bërë gjë, mjafton që të ndodhte diçka dhe shqiptarët i ndalonte policia edhe pa pasur akuza direkte apo fakte.

Pra bëhej një profilaktikë ndaluese në masë ndaj djemve të rinj me origjinë shqiptare, me të drejtë dhe pa të drejtë. Kur vinte puna te vendimi gjyqësor, sqarohej situata, kush kishte apo nuk kishte faj, por ama burgun e kishin ngrënë.

Këtë mund ta them nisur edhe nga një ngjarje që kam pasur kur kam qenë në detyrën e kryetarit të shtetit.

Ishte një djalë që kishte qenë emigrant në Itali, të cilin e mora në stafin tim.

Por doli në shtyp sikur ai kishte qenë në burg dhe ishte pleksur në probleme me mafian, për këtë fakt e largova.

E largova, jo sepse ai kishte qenë arrestuar, sepse ai ishte ndaluar bashkë me 40-50 veta, që ishin futur në burg si rezultat i një bastisje, por më pas u seleksionuan dhe atë e liruan, pasi nuk kishte pasur lidhje fare me të tjerët, por për mungesë sinqeriteti.

Pra dua të them, që në këtë drejtim duhet të jemi shumë të kujdesshëm, sepse në tërësi këtu tek ne, për qëllime politike, disa njerëzve u atribuohen gjëra që nuk ekzistojnë, pasi në fund të fundit nuk mund të akuzosh tjetrin pa një vendim gjykate”, thotë Moisiu për Shekullin.

Ndërkohë, ai i përmbledh me një batutë, raportet e ndërkombëtarëve për zgjedhjet në Shqipëri:

Kur e dëgjova këtë raportim isha me një mikun tim dhe pa dashje qesha.

I thashë nuk di pse, por kjo mënyrë konstatimi më solli në mëndje një barsoletë të vjetër ushtarake.

Njëherë, një gjeneral shkon për të inspektuar një njësi ushtarake.

Sipas rregullit e pret komandanti i njësisë.

Gjenerali i thotë – dua të më përgatisni një çadër të pajisur më së miri.

Njësia ndodhej e vendosur në fushim ushtarak.

Tre ditë e tre net gjenerali qëndroi atje, hëngri, piu, fjeti dhe pastaj dha urdhër – mblidhuni t’u jap konkluzionet. Komandanti i habitur i thotë, – zoti gjeneral, ti tre ditë ndenje brenda, nga i nxore këto konkluzione?

Ai i tha, – komandant e sheh këtë bllokun, është i 1920-s, ato gjëra janë prapë”./b.l

18 komente në ““Komandant e sheh këtë bllokun, është i 1920-s, ato gjëra janë prapë”- Batuta e Moisiut për raportet e të huajve”

  1. coli says:

    kurse keto qe i beri berisha ishin te 1939 tes ja paska lene ne vicidol sali peles!

    1. Tironci says:

      sakte flet gjyshi, e sheh kete bllokun? ka qe ne 1992, prape te njejtat gjera ka, i atribuohet BE-se qe si mire si keq, zgjedhjeve ua gjen nje klecke, kot per kunj, si puna e komandantit qe ndenjti ne cader.

  2. Kapterri says:

    Na kenaqe me keto barcaleta mor president pilafi

    1. u dhime tu qesh says:

      Se PeDeja ka fitu ka fituuuu… ? ? ?

  3. koment says:

    Sikur te ishe 20 vjet me i ri,lere c’do kish qene.

  4. xhanan says:

    Ca flet ky mer? o moisi shko luj domino…

  5. emigranti says:

    Bukur Komandant Moisiu.Me pelqeu shume.Vetem ata qe kane qene ushtarak e kuptojne kete barcalete.Nuk i dihet do ta kuptojne te huajet apo jo , me gjithese jane te zgjuar shejtanet e kuptojne se ku e ke fjalen.

  6. xhanan says:

    ik o moisi ne golem, nej plazh se paske pjerdh dhe mos fol per sinqeritet e drejtesi ti qe bere 2 maternitete per te bere gocen drejtoreshe. Ik o moisi se te shoqeron policia ne evrope po nuk te fut ne burg kot.

  7. korrekti says:

    Me te vetmin ndryshim, qe ky bllok tani eshte i Takut…..( Likes)
    Ruajeni mire kete blloket, se te mirat do ti vine prapa PS.

  8. Tili says:

    Sa gjëra pa vlerë thua o mavri me bojë.

  9. Durim says:

    Ky krahason mafiozat qe u bene kryetare bashkie me djalin Arjan B. Konomin qe hoqi nga Presidenca per arrestimin ne Itali. I ka mbet sahati xhaxhi veteranit

  10. nji uj selite te lutem says:

    SA njerez te pa edukum qe gjen neper komente,po çfar keni me MOJSIUN o njerez çte keqe ju ka ber thjesht tregon qe ne SHQIPTARET per te huajt po bisht qeni jemi, si ishim vitet e para deri ne 97ten e çfar ju shqeteson nga komenti kti burri te ndershem perveç te vertetave qe thot,apo doni te shani me pa derman dhe kot pa shkak,kur nuk keni gje per te komentuar mos komentoni,nuk esht e drejt ti shajm te ter se po behemi qesharak me kto komente.

    1. Altin says:

      Sa serioz(e) që tingëllon. Po pse tek TemA e gjete ti ta kërkosh edukatën e njerëzve. Lexo ndonje lajm te vjedhur, shif ndonje koment të kuptosh injorancën që mbizotërron.. … kudo një atdhe dhe kaq..Tek e fundit dhe kjo injorance peshqesh e atij drejtimi mbetet, qe te gjthe drejtuesit perfshire dhe Moisiun jane fajtor!

  11. Samiu says:

    Kete ma ka treguar nje ushtarak i brezit te vjeter qe nuk jeton me (ndjese paste) . ai e tregonte me nje gjeneral Rus qe shkoi per te inspektuar nje stervitje dhe pa pare asgje.. beri raportin vleresues.. Kur i thane si arrite ta besh kete pa pare asgje, ai u tha: “Tak bejll, Tak jest, tak budjet” ( keshtu ka qene , keshtu eshte dhe keshtu do te jete)

  12. Mergimtari says:

    Faleminderit gjeneal Moisiu, per vleresimin e situates dhe vleresimin e zgjedhjeve. Te kemi ikone e te mires. SHendet dhe jete te gjate.

  13. zqk says:

    Barcaleta ishte shume me vend!

  14. Pallatet Agimi says:

    Pervecese ky burre ne menyren me korrekte ben nje perpjekje fisnike per te emancipuar shqiptaret e mjere, qe edhe sot i konsiderojne bageti, cdo gje qe ai thote pervecese duhet degjuar me respekt, duhet edhe vleresuar me miresi e vetem me miresi. Ai e ka treguar vehten se eshte nje burr i madh jo vetem i yni, por i krejt shqiptarise. Urtesija, korrektesa, trimerija dhe atdhedashurija e tij jane krejt te bollshme qe kushdo prej nesh duhet ta kete per nder qe e kemi patur President, nje President te madh e njerezor. Faleminderit President i nderuar Mojsiu, shendet e jete te gjate o mik hallemadh e i rralle.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje