Nëse ndjek punimet e komisioneve parlamentare, humori është i garantuar.
Kështu ka ndodhur edhe dje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.
Batutat e Nard Ndokës, Fatmir Xhafajt e Bashkim Finos, janë perla.
Gjithçka ka nisur pas ankesës së Xhafajt, se deputetët shkojnë në komision me bluza me mënga të shkuutra.
Batutat
Nard Ndoka: Shumë i lodhur më dukesh, kryetar.
Fatmir Xhafaj: Jo i lodhur, i mërzitur po. Se njëri më vjen në komision me krahë të shkurtra, një tjetër me T-shirt. Mendoj që një këmishë dhe një kollare duhet ta vini, se jeni deputetë.
Nard Ndoka: Jo po të vijmë me bluzë me numër 23.
Pandeli Majko: Jo, jo, ajo bluzë ishte për në fushatë elektorale.
Fatmir Xhafaj: Po ç’është kjo, ky është institucion. Më erdhi Ristani mbledhjen që kaloi me një bluzë me mëngë të shkurtra.
(Në komision vjen deputeti demokrat, Mhill Fufi)
Bashkim Fino: Ja erdhi figura, edhe ky me mëngë të shkurtra.
Fatmir Xhafaj: Mhillit i lejohet se është opozita. Dhe opozitës i lejohet edhe pa mëngë të shkurtra të vijë.
Dashamir Peza: Nuk mund të vendosen kushte se si të vishemi, nëse nuk ka ndonjë ligj që të na pengojë.
Fatmir Xhafaj: Të enjten vjen ligji për Kodin e Etikës. Por nuk besoj se ka nevojë t’ju mësojmë se si duhet të silleni. Vetëm shqiptarët duan t’i mësosh si të ecin në vijat e bardha.
Bashkim Fino: Ore, nuk të shoh mirë unë ty, vërtet nuk të ka bërë mirë fitorja?
Fatmir Xhafaj: Më ka bërë mirë, por më ka futur në mendime./b.l
po mire thote aman.. ku vene keta gomere pa nje kemishe e nje kullaro? Sikur jane tek kafeneja e fshatit.
tallni trapin ju… populli nuk ka buke te haje, ju akoma te etika.
Tallni menderen o te menderosur!
Kod i etikes eshte respekt ndaj vetes ne fillim. Shume shume mire Z. Xhafaj. Fitorja ne zgjedhjet histori e shkuar tashme. Puna eshte ajo qe duhet te vazhdoje me te njejtin intesitet dhe seriozitet pavaresisht situatave dinamike (sic jane zgjedhjet)
Ket pune e dın Fufı….haAAAAAAAAAAAAAAAAha!!!!
XHAFAJ KA TË DREJTË.
ÇFARË JAN KËTA QË VENË NË KËTO MBLEDHJE TË VESHUR SIKUR JANË NË KAFENE.
TË VISHEN ME KOLLARE DHE KËMISH SE JAN DEPUTET DHE NË MBLEDHJE PUNE.
po xhafaj kush eshte qe sillet me keta sikur jane vartesit e tij te cileve mund tu kerkoje llogari si vishen apo ti detyroje te vishen ne menyre te cakuar apo si te sillen e flasin? ky zoteria nuk eshte eprori hierarkik i tyre (duke pranuar se eprori hierarkik mund te nderhyje ne menyre kaq incizive, edhe pse s’ka ligj qe i jep nje pushtet te tille pothuajse prej padroni mbi skllavin). te thuash qe po i keshillon, jane sjellje pa vend per nje burre te rritur te keshilloje per te tilla gjera burra te tjere te rritur, tregon qe ky zoteria s’di te mbaje vendin e tij, per te mos thene qe e ka keqkuptuar postin qe ka dhe ka manira protagonizmi. mbetet sdq fakti qe objektivisht njerez qe kane nje minimum qyteterimi e nuk ngaterrojne sjelljet prej fshatari me emancipimin e qe dine te japin vetes qofte edhe ate pak ekstavagance sa per lezet e shtensionim, nuk paraqiten neper istitucione e raste solemne te veshur si klloune. por keto jane cudira shqiptare. ndaj ketij zoterise te tille i kane rene per pjese, por te jape keshilla te tilla qofte edhe duke u nisur nga e mira eshte pa vend e tregon mungese korrektese.
Fatmir Xhafa? U ruajt zoti nga ky njeri. Te vret e te qan.
shko or pirdhu ti, laj gojen kur te permendesh fatmirin
A thua se ka ngelur puna tek kemisha dhe kollarja/kravata. Edhe kjo per etike duhet, por shikoni mos i beni ato ligjet llastik, ku krinineli shpeton nga burgu ndersa polici futet ne burg.
Zoti Xhafaj ka te drejte ne nje mbledhje te tille nuk mund te shkohet me kemishe dhe jo me veshje serioze Veshjet zyrtare jane te nevojshme dhe kete e dine keta zoterinjte E vetmja sakrifice e tyre kjo gje eshte mbasi sigurojne mandatin qe te jene serioze te pakten ne paraqitjen e jashtme se per te tjerat e dime qe nuk jane te tille.
Ke te ka vrare ty Fatmir Xhafa?
Neqoftese keto i konsideroni perla, muhabetet e trotuarit jane superperla
A e dini sa eshte pasuria e ketyre qe tallin menderen me popullin? A e dini sa miliarda kane vetem keta?Kjo eshte “dhimokracia shqiptare”.
A e dini sa eshte pasuria e ketyre qe tallin menderen me popullin? A e dini sa miliarda kane vetem keta?Kjo eshte “dhimokracia shqiptare”.Ti popull ke nje detyre;TI VOTOSH EDHE TI PASUROSH”
Xhafa flet mire e bukur ne foltoret e partive dhe te mbledhjeve te ndryshme, por ne zonen time kur ishte deputet, as nuk ka ardhur te na takoje ndonjehere! Kete fakt i a beme te ditur dhe zevendesueses se tij Blerina Gjylameti, kur na erdhi nje dite e zhvilloi nje takim spontan! Sinqerisht, nuk kemi nevoje per pratagoniste te tille, qe vetem dine te kapardisen, por qe nuk i vlejne askujt! Me vjen keq, se ka patur dhe voten time ne krah! Sa per Ndoken, eshte bere tamam nje Robin Hood modern, se atij te shekujve te mesjetes, ti marre te keqen!
Kodi i etikes me te mire eshte qe :Te gjithe hajdutat e politikes dhe gjygjesorit ,te tregojne burimin e milionave qe kane ,pastaj te flasin per etiken e veshjes.
shapka me gisht,por me logon e republikes siper,qe tw justifikohet uniforma kundra vapes.