A është PD në rrezik shpërbërje?! Kjo pyetje shtrohet nga themeluesit e kësaj partie, pas 25 vitesh të dominimit të skenës politike si një ndër dy partitë kryesore në vend. Blendi Gonxhe, një prej studentëve të spikatur të dhjetorit të vitit 1990, themelues i PD-së flet për humbjen e thellë të kësaj partie në zgjedhjet e 21 qershorit dhe arsyet që kanë sjellë në këtë situatë. Në një intervistë për Tema TV, Gonxhe evidenton mungesën e demokracisë së brendëshme të kësaj partie dhe dominimin nga Sali Berisha si një ndër arsyet kryesore të situatës në të cilën ndodhet sot PD. Gonxhe hedh idenë e një koalicioni të përbashkët mes PD-së dhe PS-së. Ai thotë se një aleancë e tillë do të mundësonte realizimin e një sërë reformash të rëndësishme për vendin. Ai sheh në këtë aleancë garancinë për një ringritje të PD-së për të shmangur kalimin e saj forcë e tretë pas LSI-së, apo më keq akoma, shpërbërjen e saj.
PD ka pësuar një humbje të thellë, është e dyta pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Çfarë ka ndodhur me PD-në, e keni ndjekur besoj pasi ju jeni një nga themeluesit e parë të saj?
PD për momentin është një strukturë e mbyllur për të thënë që ne të jemi në gjendje ta ndjekim nga afër, është një parti që e ndjekim nga larg. Fatkeqësisht për vendin, jo vetëm për PD-në dhe simpatizantët e saj shohë një forcë e cila ende është një forcë e mbyllur në mendimin e saj është një forcë e cila nuk u hap as kësaj here në debate të mëdha para fushatës elektorale për programet dhe projekte të ndryshme që kjo parti duhet të kuronte me rastin e këtyre zgjedhjeve. Shikoj që PD-ja nuk bëri aq sa duhet në planin e një strategjie për koalicionet dhe tashmë u vërtetua se e gjithë strategjia e tyre e kthimit të këtyre zgjedhjeve në një rast testimi plebishitar po ose jo për qeverinë, kjo ishte e gabuar, por u gabua edhe në nivelin e matjes së forcës. U pretendua që ky test kaq i rëndësishëm sipas tyre, për mendimin tim i gabuar, u tentua të përballohej pa një bashkim forcash. Ne të gjithë e dimë se pa një bashkim nuk ka fuqi. Mendoj se PD nuk e kishte luksin kësaj here të bënte një testim të vullnetit të sovranit me kaq pak forca në koalicionin saj. Ndërkohë që në shqipëri ka pasur shumë zëra për një mos aprovim për dy vitetet e para të qeverisjes së koalicionit të majtë, të cilat në vetvete natyrshëm do ishin dy vitet më të vështira. Do të ishin dy vitet ku demokratët do të kishin mundësinë të pretendonin më tepër në përballjen me ta, sepse janë vitet e reformave të egra , të ndërtimeve pa leje të cilave do të duhet tu jepej fund, pjesës së ndërhyrjes së energjisë elektrike. Një ndërhyrje të madhe shumë dimensionale që PS-ja mendon se kryhet në zbatim të programit të saj dhe që do të kishte një pakënaqësi të madhe në nivel të konsensusit popullor. Në këtë rast PD nuk bëri as strategjinë e duhur dhe as përpjekjen e duhur se cila strategji duhej ndjekur.
Mungoi rezultati i organizimit të PD-së? Sepse fakti që lideri i PD-së e konsideroi këtë moment zgjedhjesh si referendum dhe dështoi do të thotë se organizimi i brendshëm i PD-së ka çaluar. Do të thotë se diçka nuk shkoi dhe lideri nuk ka krijuar frymë për të marrë vota nga demokratët në tërësi?
Partia Demokratike nuk u konsultua në të gjitha nivelet për të bërë një strategji të drejtë për këto zgjedhje, mbylli menjëherë kanalet e komunikimit. Mbylli kanalet e mendimit alternativë që mund të kishte, dhe është normale që PD të thithte të gjitha mendimet alternative të mundëshme sot, dhe nuk duhet të vraponte drejt një fitoreje të sigurtë. Ata menduan se kjo është një gjë doemos ashtu siç e mendonin ata, por nuk duhet të jetë gjithmonë kështu dhe nuk është doemos ashtu siç mendon PD-ja. Gjithmonë fitoret kanë një asrsye se përse arrihen dhe duan një strategji të mirfilltë. Mos harrojmë se Partia Socialiste, e majta sot. Është shumë herë më e sofistikuar ,nuk është më e majta e vitit 2004 apo 2005, edhe nëse kemi një lloj arrogance, një lloj intolerance, një lloj autoritarzimi dhe tentative të një shteti monolit e një partie shtet. Sepse kjo që po ndodh është pjesë e një pushteti shumë të fortë, kur vijnë me shumë vota, me shumë përqindje në karriget e parlamentit dhe krijohet një atmosferë mbytëse për opozitën. Në këto kushte PS vjen me njerëz që dinë mirë të prodhojnë komunikim. Dinë shumë mirë të manipulojnë opinionin, janë mjeshtra të propagandës dhe të imazhit elektoral. PD vinte këtë herë me detyra shumë më të vështira për mendimin tim. Nuk u vlerësua sa duhet kjo gjë, nuk u thirrën gjithë njerëzit për të dhënë mendimet e tyre, nuk u thirrën gjithë ata që mund të kontribuonin për PD-në me një mendim sa më të përpunuar në këto zgjedhje, dhe për mendimin tim u rend drejt një bindje se kjo është një fitore e sigurtë. Domethënë thjeshtë me faktin se në PD, një grup i rëndësishëm mendojnë se punët në këtë vend nuk janë mirë dhe mendojnë se prë këtë arsye duhen votuar ata. Pa reflektuar më parë të shkuarën, pa kthyer kokën mbrapa, pa reflektuar se çfarë bëri PD për të ndryshuar imzhin e saj, pa reflektuar se çfarë bëri PD për të rritur besimin tek njerëzit në kaq pak kohë. Pa gjykuar faktorët e rëndësishëm te aleancat e PS-së, LSI-në e PDIU-në të cilët në fund ju e patë vetë që ata u bënë faktorë rrezikues edhe për vetë PS-në, jo më për opozitën e vetëm në këtë rast, që është PD-ja. Jemi në një situatë ku për fat të keq për vendin rrezikohet koncepti i opozitës, rrezikohet ekzistenca e opozitës, rrezikohet që vendi të mbetet pa një opozitë të fortë dhe reale.
Një rol i rëndësishëm, kryesisht në opozitë është ish- lideri i saj Sali Berisha. Ai mungoi në këto zgjedhje, mungoi të ishte aktiv në fushatë, ndoshta nuk ka munguar aspak në parafushatë apo në përcaktimin e kandidatëve për kryetar bashkie apo në të gjitha lëvizjet e tjera që ka bërë PD. Por në fakt ai mungoi si lider në takimet me elektoratin, pati ndikim pozitiv apo negativ?
Unë mendoj se PD do të kishte një rezultat edhe më të vogël nëse Sali Berisha do të ishte përfshirë në fushatë. Mendoj se PD-ja ka arritur shumë pak në kapjen e një elektorati shumë fanatik, jo pjesa hartkore e PD-së. Po themi diku me një kandidat më të mirë, diku me një zgjerim në një zonë të caktuar, ka kapur më shumë se sa vetë PD. Kjo tregon se PD ka qenë më mirë se në kohën e Sali Berishës. Me Berishën PD-ja do merrte ato që janë të sajat dhe do ishte pjesa fanatike që do ndiqte pjesën e Berishës, dhe pjesa që PD-së i mungonte nuk vjen nga Sali Berisha. A është Berisha strateg më i mirë se Basha? Këtu analistët nuk kanë shumë për të thënë, ndoshta Berisha do të ishte më i kujdesshëm me aleatët, ndoshta do të ishte më i thjeshtë mesazhi që PD jep tek të gjithë njerëzit e vet. Ndoshta Berisha do të krijonte mesazhin e një përpjekjeje më të fortë e një besimi më të madh, sepse ai ka pasur gjithmon një ton optimizmi të jashtëzakonshëm, ai ka transmetuar gjithmonë një energji që vihet re, që është një energji që i mungon PD-së. Në kuptimin e një lideri i cili edhe sot kur del në televizor është më i këndshëm të dëgjosh ndonjë intervistë të tij se sa të dëgjosh ndonjërin që ka rol në PD për të folur për PD-në. Besoj se do të duhet kohë. Ky është një proces që në PD do të dojë kohën e vet. Kjo është dhe për faj të Sali Berishës, sepse duke mos lënë asnjë hapësirë që të ketë një qarkullim elitash brenda kësaj partie, këta lider supremë në momentin e parë që bëjnë një hap mbrapa lënë një boshllëk të jashtëzakonshëm, dhe fakti që bien në sy nuk është vetëm meritë e tyre por dhe antimeritë e tyre.
Sa e rrezikuar është PD për të kaluar forcë e tretë? Dhe kjo vjen për shkak të një përvoje të gjatë të një mungese të demokracisë së brendëshme në PD. Nuk është ky fillimi ka një histori të gjatë që nis herët në fakt që në fillim të vitit 92′ mungesa e demokracisë së brendëshme në PD. Por jemi në fazën kur PD po kalon në forcë të tretë, në mos në këto zgjedhje të paktën po parashikohet në një situatë të tillë vazhdimësie e PD-së, nuk do të jetë e gjatë koha kur PD do të kalojë pas LSI-së. Është e drejtë në fakt kjo që ju po thoni. Drejtimi i PD-së nga Berisha në këto vite mund të ketë një kosto dhe që mund të shkojë në këtë nivel që ju parashikoni. Pra është një legasi shumë e rënë, është në detyrimin është në përgjegjësinë e të gjithë drejtuesve të PD-së kudo ku ata janë, e të gjithë atyre që bëjnë PD-në kudo që janë të angazhuar në këtë pjesë të spektrit në opozitën shqiptare. Unë vuaj momentin që vendi im është në një situatë që qeveriset pa një opozitë të qartë. PD duhet të shkëputet nga hijet e së shkuarës.
Kjo do të thotë që PD duhet të kthejë njerëzit që e kanë themeluar këtë parti, dhe jo vetëm ata që ishin aty atë ditë që u themelua?
Absolutisht nuk e kam tek kjo. Të gjithë ne mbajmë historitë tona, kemi peshën e jetës sonë e të mirave dhe gabimeve që kemi bërë në jetë. Nuk është e thënë që vetëm një rilajmërim i të gjithë atyre që ishin në PD dhe kthimi i tyre mund të themi se PD u bë. PD duhet të shoh tek vlerat që fryma e re, që çdo njeri i talentuar do të angazhohet e që duhet të mos pengohet. PD duhet të hapet për të gjitha llojet e kontributeve, duhet të lejojë garën e brendëshme.
Ka një riorganizim të PD, një grup i madh koordinatorësh, ata që drejtuan fushatën elektorale….?
Janë shumë pak të rinj të cilët meritojnë fjalën në mendime sepse aty varet kjo punë. Unë jam përballur me zotin Bozdo dhe me shumë elementë që kanë drejtuar fushatën e zotit Kosova, dhe unë mendoj se edhe fushata që u bë nuk ishte në lartësinë e zotit Kosova. Ai u la i vetëm me disa sfonde që nuk thoshin pothuajse asgjë, me materiale shumë të vakta me një ekip shumë të varfër, dhe propozimi i tij duhej të ishte 10 fish më i ilustruar se sa poropozimi i PS-së e cila nuk kishte gjë për ti demostruar njerëzve në fund të fundit. PS vinte për të marë një bashki e cila nuk ka shkëlyqer deri sot, pra ai që ishte në krye të bashkisë duhet të ndihmonte zotin Kosova.
Mesa u duk ai u përpoq që ta ndihmonte me mungesën e tij në fushatë, pasi kishte një background negativ?
Kjo mund ta ndihmonte zotin Kosova të merrte disa përqind më shumë, siç edhe mori. Por kjo nuk mund të bënte që qytetarët shqiptarë të besonin, për më tepër kryeqytetasit që janë shumë inteligjentë me votën e tyre , të besonin se këtë herë ja vlente ti jepnin një grusht të fortë në stomak mazhorancës dhe të provonin edhe njëherë tek zoti Kosova një PD e cila në mbështetje të tij sipas nesh nuk ekzistonte. Mbrojtja e vetme ishte qortimi i madh për bllokimin që i ishte bërë zotit Basha. Ne kishim një propozim të ri të zotit Kosova i cili ishte në një moment shumë të vështirë, pasi nuk kishte se si të kritikonte dhe çarë të kërkonte tek Partia Demokratike, spse nga PD-ja ne pamë një heshtje e cila erdhi duke u shtuar dhe zoti Kosova ngeli vetëm.
PD kaloi në një proces 25 vjeçar e vetmja nga partitë simotra në vendet e tjera ish-komuniste. Shumica e këtyre partive në europën lindore, mbaruan misionin e tyre siç ishte rrëzimi i Sitemit komunist dhe pas pak vitesh shpërbyen për tu ringritur. A është mungesa e këtij procesi që ka çuar në një lloj kalbëzimi të PD-së për shkak të mos kryerjes së reformave radikale të saj siç bënë partitë simotra?
Për sa kohë që ne jetojmë këtu dhe për sa kohë që jemi një nga vendet më të prapambetura në kuptimin e mentalitetit, në një vend me nivelin më të ulët të autokritikës të vetkorigjimit, pasi ne kemi sot në nivel shteti që nuk funksionon informacioni, i cili gjendet në treyzat e partive politike. Kjo pasi ne qeverisim sot me familje, me përmbarues punësh, fushatash. Të gjitha informacionet SHIKU, SHISHI apo ato që shteti i prodhon ne nuk duam ta dimë. Në një farë mënyre edhe partia është një shtëpi e cila duhet të qeveriset me të gjitha rregullat që qeveriset një shtet.
Në PS nuk ka demokraci dhe as tek LSI nuk ka demokraci. E njëjtë është situata, por ndoshta këto dy parti kanë një elektorat më besnik dhe luajnë brenda tyre më kollaj sesa PD…?
Unë mendoj se të majtët duke pasur gjithmonë më shumë vota dhe duke pasur tek ne një mendim liberal shumë të dobët. Pasi ne nuk jemi shumë liberalë sepse nuk jemi rritur në një nivel të tillë, duhet shumë kohë. Neve na është komprementuar edhe rangu në shoqërinë tonë, ne nuk kemi asnjë lloj imuniteti. Në një farë mënyrëe ne nuk mund ta presim dot këtë sepse nga historia jonë nuk na vjen asgjë e mirë, sepse ne jemi shumë fëmijë për sa i përket vlerave demokratike. Ajo që ne mund të bënim është se duhet të ishim të kujdesshëm për të investuar në mekanizma të cilat të ishin kontrolluese dhe penalizuese për të mos përsëritur fenomene të asaj çka ndodhi deri në vitet 90′. Ne jo vetëm që nuk bëmë asgjë por nuk ju lamë dhe zë atyre që dolën nga ai persekutim i paparë. Ne pa bërë një reflektim kaluam në falje të përgjithshme, duke na bërë që të përsërisim gabimet që bëmë. Kjo na bën të mos futemi brenda partisë, ne na duket turp që diskutojmë për Ramën apo Metën. PD-së ju desh të edukohej brezi i dytë i famljes Berisha, pa i hyrë në pjesën familjare. Por unë kam parë se me tu rritur fëmijët, vetë PD-ja ndryshoi. Fryma e vitit 2004-2005 nuk ishte një frymë që vinte vetëm nga Saliu, por dhe nga këshilltarët e tij. Ata e këshilluan që nëpërmjet KOPI-it të krijohej një frymë e re. KOP-i sado që funksionoi solli një frymë të re dhe ne shikuam një PD tjetër. Tani që ne flasim nuk kemi KOP, dhe unë nuk e di se çfarë do të ndodhë me PD-në. Në rast se përfundon e treta e katërtta apo e pesta, në zgjedhje mund të fillojnë të krijohen parti të reja, ndoshta grupime të reja të cilat mund të marrin forcë. Ju e shihni se çfarë po ndodh me lëvizjen e zotit Bojaxhi, ata po krijojnë “Ne Shqipëria”. Dhe ndoshta mund të ketë forca intelektuale të cilët nesër mund të synojnë për një 10 % dhe mund të kenë karta në tavolinë të cilat ne nuk mund ti shikojmë. PD duhet të mos ketë komplekse, PD duhet ta shohë PS-në si alernativën e parë, në debate shumë të rëndësishme.
Pra ju e shihni bashkëpunimin e PD-së me PS-në për të shpëtuar nga shpërbërja e saj?
Unë e shoh si të vetmen mënyrë që vendi të kishte një pakt të vërtetë për të ardhmen e vet. Sepse duke ardhur kjo gjë vetëm nga partitë e majta nuk do të kishte një të ardhme të shëndoshë.
Për cilën arsye do të ishte i gatshëm Edi Rama, për një pakt të tillë?
Mendoj se në shumë fenomene negative që sot PS-së i është e kushtëzuar të mos t’i prekë dot, do të ishte e mundur t’i trazonte nëse PD do të kishte një mentalitet krejt tjetër. Pra nëse PD do të hiqte dorë nga interesat e saj dhe do të punonte për interesat e popullit. Në rast se në interes të vendit do të kishim shumë rezultate atëhërë PD do të fitonte politikisht. Kjo do kushtëzonte që vetë LSI-ja vetë PDIU-ja të mos ishin forca që vetëm prodhojnë vota por do të ishin forca që do të prodhonin rezultat për vendin. Të djathtët mund të jenë për shumë kohë pronarë të asaj partie, por ajo parti nuk do të ketë asnjëherë aksione e mjaftueshme në treg për të qenë vendim marrëse dhe përcaktuese.
Ju po thoni se PD-ja e ka humbur shansin e një riorganizimi?
Unë nuk them se ajo e ka humbur, ajo është gjithmonë në kohë për tu hapur.
A mund të ndodhë kjo me Lulzim Bashën kryetar?
I takon Lulzim Bashës ta tentoj. Ky duel i gabuar që ai vendoi u humb. Është një humbje shumë e rëndë për të, por nuk mendoj se kjo është humbja finale dhe ai duhet të jap dorëheqjen. Ndoshta është një gabim strategjik, por mund të nisë edhe zoti Basha një proces hapjeje. Mund të ketë një organizim të ri të PD-së nuk ka shumë rëndësi se kush mund të jetë kryetari. Unë di të them se në aq orë sa pashë unë në 30 ditë, PD nuk kishte asnjë lloj kapaciteti për të ndërtuar marrdhënie me aletatët e vet. Po të isha një aleat i keq do të thoja sot që Basha të japë dorëheqjen. Por Basha është i ri ka kohë, ne kemi parë që ka humbur për arsye shumë të diskutueshme dhe me një diferencë shumë të vogël dhe Rama sot është i rikonfirmuar, nuk është e thënë që Basha është i dënuar të japë dorëheqjen.
Hajduti spiuni dhe antishqiptari sigurims gonxhe foli!
Ky “themeluesi” qe i jep mend PD-se, ka qene nenkryetar bashkie i PS-se dhe, kesaj radhe, kandidat i PDK-se se Nard Ndokes. Te kujton shprehjen “Sheh rrushi mollen dhe piqet dardha ne maje te fikut”…
Sa vota mori ky sekseri i Bashkise?!!!
Eshte e vertete e trishtueshme ta shohesh PD ne kete gjendje.Nga pikpamja e demokratizimit te metejshme te vendit gjendja e PD-se eshete minus I madhe per demokracine. Por mua kjo bjerrje e PD-se nuk me surprizon bile mund te them se kam kohe qe e kam parashikuar.Eshte foulur e diskutuar shume per PD- e rolin e saj ne keto vite pluralizmi.E thene shkurt per mendimin tim PD e kam humbur misionin e saj dhe si cdo fenomen social ajo ka kohe qe ka qene e vdekur. Qe nje force te jete e besueshme tek masat ajo duhette jete e hapur demokrate te punoj per interest e vendit dhe po te jete nevoja duhet te bashkpunoje me te gjitha forcat politike ne vend. Ardhja ne pushtet e nje force politike une mendoj se eshte nje objktiv per kedo force por kjo nuk duhet te jete qellim ne vetvehete me cdo kusht.Te gjitha forcat politke mund te thone shume gjera para se te marrin mandatin poltik, por kur e marrin ato duhet te kuptojne se jane ne testim per nje mandate te caktuar. Demokracia e ka qe kur ti gabon rende gjate tesit te mandatit sovrani edhe mund ta nderpres mandatin ne mes. PD-ja per shume kohe ka provuar te jete nje force jo progressive dhe ne shume raste une mund te them se ajo ka manifestuar shenjate theksuara edhe te destruktivitetit vetem per hir te marrjes se pushtetit me cdo kushte.Sovrani mund te fale nese ti gabon ne pune e siper per te ndertuar dicka, por kur e shikon se ti destruktivitetin e perdore si mjet imponimi ndaj kujtdo nuk ta fal. Une jam I bindur se ata lidere qe kane qene e jane sot ne PD nuk e kane pasur e nuk kane marre seriozisht demokracine ose me mire te them nuk besojne tek ky system dhe aftesi e tij per progress.Ti nuk mund ta marresh elektoratin per hunde qofte edhe ate me konsevative qe ti mendon se ke te tendin ne cdo moment.Demokrate, Socialiste apo LSI- iste duhet ta kuptojne njehere e pergjthmone se ne demokraci nuk ka turma te bindura qe e kane per detyre te vine nga mbrapa. Testi vetertete per cdo force politike eshte puna qe ti kryhen reformat qe ti ndermerr per te permisuar jeten e njerezve dhe perparimin e shoqerise. Nuk ka test tjeter ne se do kete system. Bindja se me mashtrime , manipulime, destruktivitet apo thase me miell mund te blesh mandatin nuk kane vend ne demokraci.
Eshte detyre imdediate madje shume e veshtire duke pare humneren ku ka rene PD riorganizimi I menjehershem I parties nje reflektim I thelle e transparent I shkaqeve te humbjeve si tani por edhe te zgjedhjeve qendrore, nderrimi I liderve dhe elitave drejtuese, kerkim ndjese per te gjitha gabimet e meparshme dhe nje pune e vazhdueshme ne terren. Ne vija te pergjithshme une nuk shohe rruge tjeter pervec ketyre qe thashe ne keto rreshta per kerkuar te mos dalesh nga arena politike dhe te vazhdosh te meritosh emrin PARTI DEMOKRATIKE.
RRuget e tjera jane te demshme per vet PD por edhe demoracine ne vend.
Po gonxhe e trandafilit te kuq.Çudi sesi kerkojne mend nga ty keta gazetaret tane. Ke thene plot budallalleqe ne intervisten tende, te vetmen qe ke thene tamam eshte aleanca PD-PS, qe te shpetojne te dyja. Pse jo? A nuk jane ato dy gjysmat e PPSh, qe rruges per hir te pushtetit kane patur ulje ngritje, zenka e perqafime, marreveshje prapa kulisave etj, por te gjitha keto ne dem te demokracise dhe ne funksion te pushtetit te klikave qe i drejtojne dhe pasurimit te tyre, duke krijuar nje oligarki te frikshme. 5% e kesaj oligarkie, zoteron sot 95%, te depozitave bankare, te deklaruara, se te tjerat ..,kur 95 % e shqiptareve zoterojne vetem 5% te tyre. Dhe sot lufta behet pikerisht per simbiozen pushtet-para.Te tjerat jane p…E pra le te bashkohen dhe te jene si ne diktature, zoter te pasurise, atehere duke qene vete pronare te shtetit, ndersa sot ne kapitalizem, pra ne kushtet te reja, te po asaj prone por te transdormuar me ligjet e tyre “demokratike”, si privatizimet, bonot e privatizimit, mungesa e burses pra e tregut te kapitaleve, ligji 7501, informaliteti i ekonomise etj. etj. Kjo megaafere gjoja “kapitaliste”, do ta cimentoje me bashkimin alla Gonxhe, ne nje uzurpatore te nomenklatures komuniste, nepermjet vete atyre dhe pasardhesve. Ky do te ishte fundi i demokracise ne kete vend dhe nje zhgenjim i hidhur per demokratet e vertete. Nje keshille per Gonxhen. Boll ti dhe shume te tjere, me perdorimin e epitetit e “djathte ” per PD. Eshte nje epitet i hedhur ne tregun politik, nga te dy palet, per t’u hedhur hi syve atyre naiveve qe e besuan kete gje. PD dhe te tjera parti te ashtuquajtura te djathta sipas platformes ramiziste-katoviciane, u formuan nga listat e PPSh, dhe u mbushen me ish sigurimsa, te denuar politike (jo domosdoshmerisht perfshirja e nje pjese te tyre ne PD, i jep te drejten asaj te vetquhet e djathte), te denuar ordinere qe kane marre kushedi se ne ç’menyre statusin e te perndjekurit, arriviste qe sulen per te fituar ne kohet ndryshimesh te medha, njerez pa parime etj, te cilet u hipen ne zverk demokrateve te vertete, qe sigurisht ndodhen ne gjithe Shqiperine me e pa parti. Por ata nuk duan dhe nuk mund te behen PIS, si te tjeret, fytyrat e te cileve tani populli i njeh, por nuk ka nga t’ia mbaje, sepse mungon alternativa demokratike e djathte. Po e theksoj e majta ekziston, bile sot, bashke me PD jane nje force e frikshme, perkunder shtetit te se drejtes, te cilin mund dhe duhet ta ndertojne vetem forca te djathta, sipas parimeve qe e dallojne ate qartesisht nga te majtet. Shqiperia sot me shume se kurre ka nevoje per te djathten reale dhe ajo do te krijohet si nje imperativ i kohes. Vete koha do te na mesoje dhe diktoje se si dhe kur. E majta eshte ne te drejten e vet te lulezoje apo te deshtoje. Pune e saj. Halli sot per sot eshte se ajo nuk ka opozite, ç’ka te gjithe e kerkojne, por gabimisht e presin kete nga PD, PR, PBK, PLL, PDK, etj etj.Misioni i tyre si te djathte eshte i kompromentuar keq dhe po per kete arsye i deshtuar. Kuotat zgjedhje pas zgjedjesh e tregojne kete. Populli i djathte, i tradhetuar, nuk kane me besim tek keto, nderkohe qe ai i majte eshte ne bllok. Pd ka uzurpuar emrin demokratike dhe nese do qe te jete e tille, te shperndahet me nje kongres te jashtezakoneshme ku t’i behet analiza e deritanishme e jetes se saj, denimi dhe heqja dore nga berishizmi si praktike (se ideologji nuk mund te jete) dhe krijimi i nje statuti demokratik, ku me dispozite te saj pa ekuivok t’u mbyllet dera te komrpmentuarve brenda saj te te gjitha ngjyrave dhe fytyrave.Bile te nderroje edhe emrin po qe e nevojshme. Me nje platforme te qarte dhe konsguente te futet ne zgjedhjet e ardhshme, dhe si alternative, te kerkoje votat per te largouar te majten e korruptuar. populli do alternative te besueshme dhe jo me keta qe jane sot lidership i PD.
Analiza shume e sakte e politikes shqiptare. Pershendetje nga Kanada.
Blendi, shoku i Rames = studenta ne Konservator per pukture vetem ng biografia.
Gjirikastritet e dine se si shkoi Blendi ne konservator per pikture.
Ne viziten e Enver Hoxhes ne Gjirokaster, ne mes gjirokastriteve qe pershendetnin udheheqesin, ishte edhe Blendi i vockel me nje leter ne dore. Kur E Hoxha afrohet, Blendi i terheq vemendjen : “xhaxhi Enver, shikoje kete vizatim, kam vizatuar makinen tende” . Enveri i afrohet, shikon vizatimin, e perkedhel, dhe u thote atyre qe e shoqeronin:”ky djale ka talent per pikture, kur te rritet do ta dergoni ne Konservator”.
Kur u rrit Blendi, i ati, mjek ne ushtri, i dergon nje leter bashke me vizatimin Enver Hoxhes dhe i kujton premtimin.
Dhe keshtu, Blendi u be piktor, ashtu sic u be piktor edhe Rama.
Drejtues te politikes te te dyve partive, PD dhe PS, qe te nderoni vendin, popullin dhe te menazhoni kete Shqiperi qe po vuan shume nga retorika boshe dhe e eger, nga perçarja e popullit,nga aleancat rrufjane, nga promovimi i te paafteve, nga populizmi, nga shitje blerja e votave, nga partizat virusale qe mbajne peng zhvillimet politike, nga korrupsioni fantomik ne pothuajse çdo hallke komunikimi, nga shpenzimet e renda dhe te kota BENI NJE ALEANCE HISTORIKE MES JUSH.
Thithni mendjet e zgjuara pamvarsisht nga mosha, sepse nuk do merreni me terheqje litari, nxirrni partite e tjera nga skena madhore e politik-menaxhim bërjes, por duke marre nga ata personat me vlerë qe e meritojne aktivizimin ne pushtete te ndryshme. Keni shembuj ne Europe.
Pirdh pirdh se lirohesh! Lulzimja po pellet gjithandej se fajin e kane “zgjedhjet e keqia,te manipuluara,te vjedhura,te blera…”,ju derdellisni si e jema e Zeqos maje thanes! PeDeja e Lulzimes nuk i njeh zgjedhjet dhe nuk e njeh humbjen,pra nuk njeh vetveten.S’ka asnje shanc per riorganizim dhe ringritje! PeDeja pordhi perfundimisht! ?
Bëni edhe nje Komitet Qendror dhe vazhdimesia eshte e sigurte.
Koalicion PD-PS ka vetem nje vlere: Te shuaje faren e keqe te LSI-se.
Ateher bohet pakti i flliqsirave 100% pa ngjyre/shumengjyresh!
Bravo!!!!. P.K.SH!!!Lavdı M-L!. Rroft Sal K…!!!! & Kac Lomı.
Pd ka 670 mije vota kundrejt 840 koalicioni i majte
Google komisioni qendror i zgjedhjeve
Sa me shume te genjesh o mero aq me shume punon per pd-ne.
O ti koqe kandari
Nuk e kupton ku eshte debati? PD eshte partia qe u formua me 1991 si partia e idealeve demokratike qe Enver Hoxha u perpoq me zjarr e me hekur per t’i mbytur.
Kur ra komunizmi, dhe kur PD mori pushtetin, i takonte qe PD-ja te rrinte ne pushtet per nja 15 vjet pa frike. Sali Berisha mori edhe meriten si ‘derrmuesi i komunizmit’. Mirepo vetem mbas 5 vjetesh, keta ‘komunistet’ erdhen prape ne pushtet. Tani, ose ata nuk jane komuniste, dhe duhen pranuar so socialiste te moderuar, ose Saliu nuk derrmoi asgje. Cila eshte e verteta?
Ne fakt Saliu dicka derrmoi. Ai derrmoi pikerisht ato ideale demokratike mbi te cilat u themelua PD-ja. Kjo ishte e pashmangshme kur vendos nje komunist te devotshem ne krye te nje partie demokratike. Eshte turpi me i madh, qe nje parti si PS-sa e cila akuzohet si trashegimtare e PPSH, te kete aftesine te reformohet, te kete demokraci te brendeshme, te nderroje udheheqjen dhe udheheqesin (nuk po them liderin), te mos kete paragjykime, te afroje njerez te afte ne kryesi, ndersa PD-ja ka vepruar tere keto vjet si trashegimtare reale e PPSH. Qe nga 1991, ka patur disa udheheqesa, Saliun, Saliun, Saliun, Saliun dhe Saliun. Oh se harrova Saliun. Eshte ky mentalitet prej partie komuniste ne udheheqjen e PD-se qe e kal lene mbrapa dhe po e con drejt shkaterrimit. Edhe Enver Hoxha nuk ju dha poste njerezve te familjes se tij, djemte e tij nuk jane perfolur kurre per vjedhje, korrupsion. Enver Hoxha beri krime te pafalshme ndaj nje popullit, por askush deri me sot nuk ka dale te vertetoje se ka vjedhur pasurine e kombit. E shajne per bunkeret, per luften e klasave, per mbylljen ndaj perendimit, per lenjen mbrapa te tere vendit, por asnje here nuk eshte permendur korrupsioni.
Ndersa Saliun nuk ke ku t’a kapesh qe t’i gjesh nje ane te paster. Nuk kam patur pozita partiake apo pushteti, por ne fillimet e demokracise me 1991 kam dhene kontributin tim modest qe te fitonte PD-ja. Kur Saliu dha urdherin per te presekutuar gazeten Koha Jone, peresekutim i cili arriti kulmin me djegien e gazetes, jam ndjere shume keq dhe m’u duk sikur ishte ngjallur perseri Enveri me Sigurimin famekeq te Shtetit. Pastaj, Saliu president, kryetar shteti, ndersa kryeministri kukull. Saliu kryeminister, kryetar shteti, kryetar shteti, ndersa presidenti kukull. Nuk te kujton Putinin kjo?
duhet te ike Saliu qe te marre fryme PD-ja dhe te reformohet, te hiqen te paaftet si Lulezim Basha qe nuk i duhet kujt. Por Saliu nuk iken vete. Aq sa iku Enveri. Vetem vdekja na e hoqi qafe Enverin. Te presim sa te vdese Saliu? Jo. Problemi eshte se nuk ka kush bythe ne PD t’i kundervihet. PD-ja eshte mbushur me eunuke. Merre me mend ben Zeni ligjin. Turpi i botes, sepse djemte e Enverit as nuk merreshin me politike.
Por edhe ata qe e kishin nje gjysem bythe ne PD, mbeten pa te fare kur u vra Sokol Olldashi.
Edhe po t’a marrim te mireqene qe Edi Rama do jete i suksesshem dhe do punoje shume mire, do hape vende pune, dhe do reformoje tere jeten politike dhe ekonomike te vendit, PD-ja ose cdo parti e fuqishme ne opozite i duhet ketij vendi. Na duhet nje opozite qe t’ja fuse kembet ne nje kepuce Edi Rames per cdo shkelje qe mund te vertetohet. Qenia ne opozite eshte shume komode sepse vetem kritikon dhe paraqet nje platforme alternative per zgjidhje te problemeve. Cfare platforme ka PD-ja? Askush nuk e di. Deri tani platforma e PD-se ka qene platforma e Sali Berishes. Ka bere prone te tij tere sistemin e drejtesise duke filluar qe nga presidenti figurant. E coi ekonomine shqiptare ne zero deri ne prag te falimentimit. Borxhi brendshem ndaj biznesit qe nje krim i madh. Pse kujtoni ju Edi Rama gjeja e pare qe beri ishte t’i paguante borxhin biznesit? E beri sepse siguroi direkt me mijera aleate tek biznesmenet dhe tek te punesuarit e tyre qe moren rrogen e pare mbas gjashte muajsh ose nje viti. Levizje shume e zgjuar qe i dha frytet.
Cka bere tere keto kohe PD-ja ne opozite? Ka bere disa protesta qesharake pa qellim, qe vetem Sazan Guri e di pse u bene. Turpi i botes ku ka perfunduar nje parti qe duhet te ishte lavdia e ketyre 25 vjeteve.
670 mije vota? Keto vota jane gjysma nga ata qe kane humbur perfitimet, dhe gjysma nga ata idealiste qe nuk do votojne kurre per PS-ne, sepse e shohin si trashegimtare e komunizmit. Me gjithe kete baze, PD-ja qe po vdes nuk di te fitoje sepse i mungon truri, i mungon vizioni, i mungon strategjia, taktika, operativiteti, afrimi me intelektualet (jo ata pa shtylle kurrizore si Edmond Tupja). Kush mund t’ja ktheje PD-se keto veti? Nuk e di. Nuk jam parashikues, dhe nuk dua te jem. Di vetem te them qe keta qe jane sot ne kryesine e PD-se jane jane disa batakcij, matrapaze, dhe njerez pa asnje lloj morali nga te cilet nuk pritet asgje, duke filluar nga idioti Edi Paloka e deri tek me e moderuara Mesila Doda, e cila ka deshire per reforma ne PD, por nuk ja mban. Nuk i ve faj se nje grua e vetme eshte, dhe duhej t’a kishte ngritur zerin me pare. Tani eshte vone.
bukur do ishte
Koalicioni PS+PD eshte i nevojshem per largimin e LSI – kesaj organizate teper te rrezikshme…
Zemer,LSI ka shume antare qe te “zhgenjyer” nga PD kane shkuar te mashtruesi tjeter.
Politika dridhe Like..
Ky “themeluesi” qe po flet per PD-ne ka qene nenkryetar i bashkise ne kohen e PS-se dhe, kesaj radhe, kandidat per keshillin bashkiak per llogari te PDK-se. Te sjell ndermend thenien “Sheh rrushi mollen dhe piqet dardha ne maje te fikut”…
Ore Bledi,pse u vjen rrotull e rrotull gjerave kur dihet qe PD nuk kacqene qysh ne fillim parti;vec ne se kuptuar nga .Shume si une qe ja ndiem qe ne fillim “eren” e Lanes,i beme naften dhe ajo shkau e heci rruges se mu…it gjithe kohes nen aktrimin e Sali kopanit me servilat profesionist te atij sistemi… Asokohe ti ishe student e dije shume pak gjera,por mbas 25 vjet anarshie ne ate pseudo-parti nuk te lejohen moshapjet ACIKSHE… Per mua,ajo parti ka vdekur duhet te rilinde nje e vertete duke perfshire ketu gjithe te pastrit e fillimeve te proceseve te Ambasadave e te Levizjes Studentore.Ketu duhen bere “dalje” gjithe hafijet e Saliut e familjet Sali-Basha me kolloqithe… (18-ta)
PS-ne e ka zene nga gryka Koco Kokedhima ndersa PD-ne Bode, keshtu qe sa te jene keta me sekseret e tyre ne kete vend mos presim progres.
O gonxhe po ti per ca pallate dhe per nje biznes me shume vajte punove me ed rampallen dhe ke goje te flasesh,po ja dhe ta zem se duhet bere nga e para pd te ven ty kryekar se mbase me leket qe ke bere me ramen te filloni nga ato lodrat tuaja qe keni bere bashke,ik ore pederast
Po flisni troc o te uruar,pasi mbaruan misionin historik te dhene nga Ramiz haleja(Katovicen),tani duhen bashkuar te dyja bajgat ne nje bajge te vetme,sic ishte P.P.SH-ja.Sigurimin e istaluat,tani filloni reformen agrare,qe ju vrafte zoti o plehra?
Uaaaaa!Ishkreti Blendi ka mbaru fare!Nuk fitoi per ne keshillin bashkiak me ate nr fantazem?PO ti dhimbsesh aq shume vendi dhe PD-ja te mos ia mbathte ne Spanje per afera te dyshimta.Aq e do Shqiperine sa ka harruar te shkruaj shqip.Gabime pa fund. nga mendimet psikopat.Glorifikimi i fillimeve ne PD ka qene i kote.Shkau dhe ngjau. Te drejte ka patur Rama qe te shmangu.
Po te mos ikte Bledi e gjithe studentet’90-’91,cfare do hanim,thepin e Mozes?! Ah moj kanarine e kafazit! te qejfeve
ishin babucet e Partise Punes jo studentet. studentet vajten kal karroce.
ore jeni ne terezi apo jo ? PD kaq ka fituar gjithmone pamvarsishte se i vidhte votat sala .dhe ne shkoder aq merr 20% po atje ka nje tjeter preblem nuk mud te daln hapur kundra PD se kane frike nga bandat e sales po dhe atje dalengadale po ju del frika . po cuditem me ju dhe me gonxhen qe beni sikur se dini apo keni frike dhe ju!
Mire PD qe eshte e paorganizuar, po populli opozitar ku eshte?.Jo vetem partite ne rendin demokratik bejne opozite. I gjithe populli eshte opozitar i qeverise. Keshtu funksionon ne rendin demokratik.Te jemi te sakte ky popull eshte komunist. Mos kerkoni me tej. Politika shfrytezon njerezit qe i vijne prapa. Ky eshte rend komunist. Aty jemi.E dyta demokratet kane qe ne vitin 1997 qe nuk jane ne Shqiperi. Dihet perse. Geget qe mbanin PD jane larguar. Eshte ne traditen e tyre nuk durojne. Kane 85 vjet qe e luftojne komunizmin.
Bledi gonxhe eshte kokrra e hajdutit dhe e halabakut…me mire Lul basha se gonxhe…
Nga prinder budallenj nuk mund te dale nje femije e shendetshme.
Kjo historia e PD si u nis, ashtu do te bitise.
Gjithcka ngrihet mbi themele joshqiptare, nuk mund te quhet shqiptare.
Mjere vatani e mjere mileti.
Aleance PD-PS?!?! Po ne opozite pastaj? Kac Islami me Ben Blusin? Jeni ne metro mo?
kualicioni PD PS hahahahaha per ke te votoje populli,,
Lerini pordhet juve te PD,shkoni dorzoni SHQUPIN dhe pastaj shkoni nga te doni,neve nuk na behet von fare,kur flisni ju te futet ne kualicion me PS vertete na vjen per te vjelle,po qenkeni tru shkulur fare,po si mund te punoje nje parti politike me banden e kremineleve,kjo po na habit se ka akoma njerez qe flasin perçarte.
Lulezime shko dhe largohu nga prona e ushtarakeve.
Per elion dhe tere ata qe ofendojne dhe shpifin, dhe qe kuptojne shume pak nga liria, demokracia e politika por edhe qe nuk kane bere asgje ne jete per vendin e tyre e per shoqerine – pa le te sakrifikojne ndonjehere.
Se pari ne lidhje me tekstin, eshte i zbardhur nga gazetarja e jo nga une e per gabimet ortografike apo gabime ne te shkruar nuk mbaj pergjegjesi.
Ne lidhje me ato qe kam thene, u qendroj, jane reflektime e ide personale e nuk jane as urdhera as citate as porosi as ndonje loje e dikujt apo per dike tjeter. Se pari PD duhet te ringrihet e te gjeje vetveten duke u hapur per mendimin e lire e alternativ e per kontribues nga shoqeria civile e nga tere personalitetet e spikatura qe mund te ndihmojne qe PD te behet e besueshme, te behet e afte e te behet oferte e re. Se dyti cdo strategji e taktike koalicionesh mund te qendroje e te sjelle te mira per vendin dhe per vete PD nese nuk jetohet me komplekse e fanatizma dhe nese vendoset vendi i pari e ne rradhe te dyte partia.
Per tere ata injorante qe hyjne e shkruajne me pseudonime e me fjalor te ndyre ose te lige – i injoroj e ndjej keqardhje per ta.
Kush do kupton, te tjeret jane per gargare
Blendi Gonxhja