Shqipëria në super operacionin e Europol/ 500 të arrestuar, 2.8 ton kokainë e bllokuar

1 Korrik 2015, 14:27Politika TEMA

Tirana dhe disa vende të tjera të Ballkanit kanë marrë pjesë në një operacion ndërkombëtar kundër krimit të organizuar që ka sjellë arrestimin e 500 të dyshuarve, pjesë të një rrjeti global kriminal.

Operacioni policor i cili u zhvillua ndërmjet 4 majit dhe 24 qershorit, përfshiu oficer police nga 28 vendet e Bashkimit Europian, si dhe vende partnere si Shqipëria, Maqedonia, Mal i Zi, Turqia, Kolumbia dhe të tjerë.

“Edhe një herë tjetër ne mund të themi që bashkëpunimi i suksesshëm ndërkombëtar mund të ketë një impakt mbi krimin e organizuar,” tha nëpërmjet një njoftimi për shtyp Rob Wainwright, drejtor i Europol.

“Rrjedhoja e këtij operacioni, me më shumë se 500 të arrestuar, është një paralajmërim për kriminelët që ato nuk janë të sigurtë në asnjë vend,” shtoi ai.

Operacioni u shtri në 260 qytete në të gjithë botën, ku oficerët e Europol përdorën zyra lëvizëse, të cilat i dhanë akses të drejtpërdrejtë në bazën e sigurtë të të dhënave të agjencisë.

Gjatë operacionit u bllokuan 2.8 ton kokainë, 110 kilogramë heroinë, 390 makina dhe mbi 1300 ton metale të vjedhura.

Sipas Europol, sasitë e mëdha të drogës transportoheshin nëpërmjet kontenierëve ndërkohë që për sasitë më të vogla përdorej posta dhe korrierët.

U zbuluar që korrierët e drogës fluturonin nga Amerika Jugore në Europë me kokainë, dhe pako heroine dërgoheshin çdo ditë nga Afganistani dhe Pakistani për në Europën Perëndimore.

Fshehja e kokainës bëhej në mënyra të ndryshme, nga rrobat te këpucët por edhe në instrumente mjekësore.

“Gjatë operacionit, falë bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, disa trafikantë u arrestuan të cilët mundësonin kalimin e emigrantëve të paligjshëm në Europë,” tha Europol.

“Një bazë për emigrantët e paligjshëm u zbuluar gjithashtu në Hungari,” agjencia shtoi.

Ky aksion i fundit ndërkombëtarë kundër krimit të organizuar ndjek në hapat e operacionit Arkimedi në 2014, kur u sekuestruan 2.9 ton kokainë dhe u arrestuan më shumë se 1000 të dyshuar.

8 komente në “Shqipëria në super operacionin e Europol/ 500 të arrestuar, 2.8 ton kokainë e bllokuar”

  1. Demi says:

    Kishte edhe Shqiptare qe u kapen ? Normal ! Shqipot jan futen kudo ku ka mut !

    1. Atdhetari says:

      PO CIAN DHE BAZAT USHTARAKE AMERIKANE QE JANE SHTESIT ME TE MEDHENJ TE DROGES NE BOTE KUSH DO TI ARRESTOJ? Keto arrestime jane per te pastruar konkurrentet e Amerikaneve nga tregu i droges, pse mendoni ju qe Amerika ndertoi kampin ushtarak me te madh ne Kosove kamin bondsteel vetem per te kontrolluar influksin e droges

  2. tt says:

    O Drogen ose FNM si greket me borxhe deri ne fyt e te falimentuar shqiptaret preferojn me mire drogen dhe jo cizmen e FNM

  3. Nona says:

    Po kur paret e droges te bejne deputet.kryetar bashkie.minister etj si I behet pastaj.Kur tha se jane arrestuar ne Shqiperi per trafik kokaine me shkoi mendja tek deputetet tane qe jane krere te ketij trafiku.

  4. ismeti says:

    qe te gjith antar te bandes se sali protopapes

  5. katundi says:

    hajde lajm hajde. ca “shifra” kot me kot. po nese ka ndodhur ne maj dhe qershor pse nuk na keni njoftuar qysh atehere? po si quhen keta trimat? cfare kombesishe kane (se qenkan 500)? po ky operacioni “Arkimed” pse nuk eshte ber publik ne vitin 2014, kur dhe ka ndodhur? ketij “lajmi” i thon, ca te vjen nga bytha e nxjerr nga goja.

  6. lili says:

    Na mbyten ‘paralajmerimet’ e tyre qe 25 vjet po kur kryekriminelet nuk u arrestuan!
    Do kemi kriza nervore tek politikane tone nga mungesa e kokaines?

  7. lili says:

    Doreheqja edhe pushimet per’ shtatzani’ Kane dicka me kete traffik?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje