Kryetari i opozitës Lulzim Basha doli dje para mediave, në të parën mbledhje të grupit parlamentar demokrat pas 21 qershorit. Kishte kuriozitet se cila do të ishte analiza e kreut të PD për rezultatet e zgjedhjeve. E pra zoti Basha e gjeti fajin për humbjen e 21 qershorit jashtë mureve të sallës prej nga ju drejtua shqiptarëve. Asnjë anëtar i grupit parlamentar, i kryesisë, larg qoftë as ai vetë, nuk kishin ndonjë përgjegjësi çfarëdo për rënien aspak dinjitoze të opozitës së djathtë. Të paktën publikisht kryetari Basha nuk artikuloi asnjë rresht autokritikë, nuk mori përsipër asnjë pëergjegjësi të tijën apo të bashkëpunëtorëve të tij. Faji i mbeti dyshes Rama-Meta, manipulimit të votave, blerjes së zgjedhësve dhe krmit të organizuar që prishi zgjedhjet. Të gjithë ishin me faj, përveç atyre që humbën.
Ndodhi, në fakt po ndodh, ajo që kemi parë të konsumohet historikisht brenda partive politike që gjenden përballë humbjesh elektorale: hartohet një listë e gjatë me fajet e kundërshtarit, qëmtohet çdo parregullsi, regjistrohet çdo shkelje, çdo provë (apo e pretenduar si e tillë), vetëm e vetëm që të hiqet nga vetja faji i humbjes.
Zgjedhjet e 21 qershorit nuk ishin perfekte. Ato paraqitën shumë probleme, të cilat gjejnë pasqyrim edhe në raportet e ndërmjetme të vëzhguesve të huaj. Por këto ishin pa më të voglin dyshim zgjedhjet më të mira që ka organizuar Shqipëria në vitet 2000. Vetë Basha, i pyetur më 21 qershor nga mediat, pas mbylljes së procesit të votimit, foli për një ditë madhe, për besim në fitore etj etj. Aq sa Berisha u detyrua t’i drejtohet me urgjencë Facebook-ut, për të thënë të kundërtën.
Të ndërtosh teorinë e justifikimit të humbjes, me listën e parregullsive të 21 qershorit, është si të mbulosh diellin me shoshë. Sepse u pa qartë, jo vetëm ditën e zgjedhjeve por shumë më herët, se nuk ishte faji i procesit, por i mungesës së programit, i lidershipit të dobët, i paaftësisë për të ndërtuar koalicionet zgjedhore dhe për të zgjedhur kandidatët e duhur – shkaku kryesor i humbjes së opozitës në zgjedhjet lokale. Nëse e shohim më gjerësisht këtë që ndodhi, do të vemë re pa shumë sforcim se kjo e 21 qershorit ishte kronika e një humbjeje të paralajmëruar. Në dy vjet drejtimi të partisë, Lulzim Basha nuk ka ditur të ndërtojë një ekip dhe një frymë fituese, nuk ka qenë i aftë të dalë nga hija e Sali Berishës, por ka preferuar në mënyrë komode, që ta kopjojë atë, pa u përpjekur të krijojë profilin e tij si politikan dhe si drejtues një partie të madhe.
Të premten në darkë, në 19 qershor opozita mbajti mitingun përmbyllës në Sheshin Nënë Tereza. Ai miting, ata pak njerëz krejt pa entusiazëm dhe pa asnjë frymë fitoreje, ishin dhe janë prova më e prekshme e humbjes së thellë të opozitës, që do të materializohej dy ditë më vonë. Mjafton t’i hedhësh një sy pamjeve të atij mitingu, për të kuptuar se ku ndodhet epiqendra e tërmetit elektoral të 21 qershorit. Një opozitë vegjetuese, në vend të opozite fituese, ja çfarë kemi para syve, edhe teksa Lulzim Basha mundohet të largojë fajin nga vetja.
Javanews.al
Ha. Faji i Bashes. Kukulla e Saliut ose me mire, samari i Saliut paska fajin.
Termeti do te ishte i pashmangshem.
Ai ka nje origjine qysh ngaqeverisja Berisha.
Natyrshem qe opinionet jane.Madje per te njejten
humbje,ato jane te ndryshme.Kjo gje nuk ka sens.
Ashtu sikunder pa sens eshte edhe faturimi total
L.Bashes (jo se eshte pa pergjegjesi) por i padrejte mu
duke edhe shperthimi i znj.Topalli! ne nje kohe kur
humbja e 23 Qershorit 2013 ende nuk eshte shuar!
Ne kete kontex;zgjedhjet e 2015,perpos qe pasqyruan nje
nje standart te larte mbarekombetare,Inteligjenca e popullit
vazhdone ta ndeshkoje qeverine Berisha,qe do te thote se
kushdo qe te ishte ne vend te Bashes,asnjehere nuk do kishte
ndonje rezultat ndryshe.Madje ne vartesi te progresit te
qeverise Rama-Meta,ky rezultat do te jete gjate,sepse populli
e pranone kirurgjine per te patur vertete nje Shtet,jo si ai
qe lame Rrumpalle.Te gjithe pomendojne qe te sakrifikojne vetem
brezave tu leme nje Shtet te ngritur mbi Ligje !Ndaj ne sukseset
e qeverise Rama-Meta,Populli do vazhdoje gjate ta ndeshkoje ate
qeverisje te shkuar udhehequr nga Berisha,pavaresisht se cfare
natyre do te kene zgjedhjet e rradhes.Le ta degjojne edhe keta te PD.
ate qe tha z.Rama se ne Dhjetor do kemi nje PS.te re….
Po nuk e degjuan,do rrine ku jane.E kane vete ne dore.
Keta te PEDESE jane me te vertet koqe kandari. Mire burrat,po jane bere edhe grate me keq se koqe kandari…………
Basha dhe shumica e drejtueseve te PD-se,akoma nuk e kane kuptuar qe Sali Berisha eshte karte e djegur per Shqiptaret edhe per elektoratin e PD (shumicen), ndersa ata vazhdoin te mbain Berishen si simbol,dhe sa vjen dhe po e shperbein fare kte Parti.
Njeriu i lig njeriu dinak faqezi qfar si mbet kti vetem ta akuzoi Ramen – Meta qe i kann bler votat kann manipulue e qfar nuk trillon ky debsez.Njeriu qe ka vetem nje fije Kultur pranaon deshtimin humbja sdo thet te rrish ne opozit vetem nese sje i aft si ky mizevir qe ka mkate te mdha sa jo Voten po kte duhet burgosur dhe nje or e ma parë
duke ja numrue te zezat e qe jan mjaft.Pra ajo parti ska zemer se ata ishte dashur ta largojn nje or e ma par♪ , nga guximi kur sala i qendron mbrapa me llumin familjar.Prandaj faqeziu qe ska pik morali fajson fituesit qe besoht dhe pranohen zgjedhjet ma te mira qe ka mbajt shqipria ndonjeherë.
po e shkruaj edhe nje here PD kaq ka fituar ne jeten e vet ,votat vidheshin ne nje fshat te elbasanit nje shoku im demokrat ishte kryetar komisioni te votimit , e pyeta kur mbaroj vtimi kush fitoj PD apo PS . PS me tha ne hidh vota per PD kur i numeruam dilnin per PS
PD parti e shkerdhyer
Nje arsye ma teper per me i ndeshkuar edhe nje here tjeter derisa te shkaterohet ky rrjet kriminal!
Keshtu este kur nuk i meriton postet, por ti falin, per besnikeri e jo aftesi…
Me sa duket do te futet Maradona (Berisha) i PD serish ne fushe dhe me doren magjike e kthen PD prape ne kategorine e pare. ndoshta kjo eshte dhe skema e bashes dhe berishes, qe ti beje pd-istet te rikthejne berishen ne krye serish dhe berisha kthehet ne krye jo se do ai por se e kerkon anetaresia.
Faji ma shume se askujt i bie ati qe e vendosi ne krye te PD.Humbesi i zgjedhjeve te 23 qershorit 2013 asht palci i humbesit te zgjedhjeve 21 qershor 2015.
http://www.evropaelire.org/content/article/25034294.html
Z Basha.Je I rrethuar nga te kater anet,prej gardes se vjeter me ne krye Berishen..Nuk do te mundesh dot ta hedhesh [lumin] e humbjes se partis tuaj,duke ja transferuar te tjereve..Ate corb qe ka prodhuar PD-ja qe me krijimin e saj,po me lugen bosh,u munduat ta ngopni dhe ju popullin..Kujdes,me sa duket garda e vjeter,kerkojn me te marre pushtetin politik,pra drejtimin e partis.Mos u dorzo,se ata kete deshironin qe ju te humbisnit zgjedhjet e 21-qershorit,pikerisht po te hidhen ne fyt si ujqer te harbuar..