AMC përgatitet të bëhet “T”

2 Korrik 2015, 17:57Hi-Tech TEMA
AMC përgatitet të bëhet “T”

Kompania e parë e telekomunikacionit në Shqipëri bëhet gati të marrë identitetin e Deutsche Telekom.

 

Në ditët e ardhshme, Albanian Mobile Communications do të zbulojë një identitet të ri të korporatës, duke shndërruar plotësisht mënyrën e prezantimit të saj, si dhe duke përmirësuar eksperiencën që u ofron abonentëve.

AMC, e cila nisi aktivitetin në Shqipëri rreth 20 vjet më pare, si kompania e parë e telefonisë së lëvizshme në vend, është shquar për kontributin e rëndësishëm që ka sjellë në jetën e qytetarëve shqiptarë. Telefonata e parë celulare, mesazhi i parë, lidhja e parë e internetit e deri tek zhvillimet e sotme teknologjike janë ndër kanalet e komunikimit që kanë ndryshuar njëherë e përgjithmonë mënyrën tonë të të jetuarit dhe ndërveprimit. Tani AMC do t’i ofrojë shërbimet e saj nën brandin Telekom.

Kompania u bë pjesë e Grupit OTE në vitin 2000 dhe me blerjen e këtij të fundit nga Grupi Deutsche Telekom në vitin 2009, AMC hyn në familjen e Grupit Deutsche Telekom. Tashmë lidhja me këtë Grup do të forcohet më tej. Ky hap përpara do të sjellë ndryshime në emrin e kompanisë, në ngjyrën dhe logon e saj. Ribrandimi i AMC përfshin edhe rimodelimin e dyqaneve, produkte dhe shërbime të reja inovative, fushata komunikimi, një faqe të re interneti e të tjera surpriza. Ky ndryshim thelbësor do ta pozicionojë telekomunikacionin shqiptar mes më të mirëve në Europë.

Përfitimet e para të kësaj epoke të re do të vijnë pikërisht për klientët, në formën e shërbimeve dhe ofertave të reja novatore, duke sjellë në Shqipëri frymën e Grupit Deutsche Telekom. Brandi Telekom do të ofrojë shërbime të cilësisë superiore dhe rrjetin më të mirë, si edhe do t’i japë kuptim të ri rolit të teknologjisë në shoqëri dhe progresit që ajo mbart. Zoti Henri Vandre, Drejtor i Divizionit të Marketingut në AMC, shprehet se “AMC-së iu bashkova pas një përvoje pune shumëvjeçare në Deutsche Telekom në Gjermani, dhe jam vërtet krenar kur shoh trashëgiminë e çmuar të kësaj kompanie të shumëfishohet duke u bërë pjesë e brandit Deutsche Telekom, një ndër grupet lider të telekomunikacionit të integruar në botë”.

Grupi Deutsche Telekom është i pranishëm në mbi 50 vende në mbarë botën, me një gamë të gjerë shërbimesh për abonentët individë, biznese dhe korporata, me standardet më të larta të cilësisë dhe teknologjisë më moderne. Ky zhvillim kyç u mundëson abonentëve dhe shoqërisë shqiptare të shijojnë vërtet progresin e nivelit europian që përfaqësohet nga Grupi Deutsche Telekom.

16 komente në “AMC përgatitet të bëhet “T””

  1. Pelasgian says:

    AMC eshte greke ?

    Vodafone Alb eshte filial grek?

    1. Piro says:

      kane qene deri para pak kohesh. Amc e ka ble gjermani. Vodafoni ka kalu te anglezet sipas kontrates 15 nen vodafonin e greqise

      1. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

        AMC Albania: Cosmote acquired 85% of the share capital of the Albanian mobile operator AMC in 2000. In April 2009, Cosmote raised its participation in AMC to 95% by acquiring a further 12.6% stake that was until then held by the Albanian State, against a cash consideration of 48.2 mil. Euro.[3]

        Telekom Romania: In July 2005, Cosmote acquired 70% of the Romanian operator COSMOROM which was the mobile arm of Romanian national incumbent operator Romtelecom. Later that year, COSMOROM was rebranded to Cosmote Romania. In November 2009, Cosmote acquired Telemobil SA (Zapp), the first CDMA 450 MHz mobile phone operator in Romania, thereby gaining access to 3G license and infrastructure in the country.[4][5] In September 2014, Cosmote Romania was merged with Romtelecom, as part of a rebranding and consolidation process, into Telekom Romania.

        Germanos SA: A multinational retail network for telecommunication services and products with operations in Greece and Romania, joined Cosmote in 2006.

    2. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

      Pellitazgjian, edhe pastaj?!!
      Gjithsesi informohu
      https://en.wikipedia.org/wiki/Cosmote

  2. evgjitngrenesi says:

    tani qe cdo gje greke shikohet shtrember,kane vendosur te mashtrojne ;publikun sikur medemek amc-ja eshte firme gjermane. jo,eshte greke . eshte filial i kompanise shteterore greke te nderlidhjes ote. gjermanet kane 25 % te aksioneve tek ote.po kzaq ka edhe shteti grek.pjesa tjeter zoterohet po prej shoqerive te tjera greke. drejtori i pergjithshem i ote-se caktohet nga qeveria greke.
    pyesni kush eshte drejtor i amc-se ne shqiperi? grek apo gjerman?
    edhe vodafoni eshte dege e vodafonit grek.
    ky rast eshte si puna e karfurit qe prezantohej si franez,nderkohe qe ishte 100% ne pronesi greke.
    shqiptaret po jene me dinjitet duhet te mbeshtesin kompanite me kapital shqiptar dhe ato grteke te maskuara.

    1. Piro says:

      Ja ke fut si kau peles. Komplet kot

    2. shqiptari says:

      C’fare injorance ne kete forum.
      Vodafoni o i gjitheditur, eshte firme angleze. CEO i Vodafone Albania eshte nje Afrikano Jugor , qe po te duash e google dhe e gjen
      Drejtori i Amc eshte Gjerman (edhe kete e gjen ne google). Dhe per me teper drejtor i burimeve njerezore ne AMC eshte Maqedonase (FYROM sic i thone jevgjit e greqise.

      Greqia sot ka ende moshe te ulet pensioni, supershperblime kur dalin ne pensjon, dhe borxhet qe i shtohen, pasi modeli qe po ndjek po i con drejt ilsmizimit te shpejte.

      1. shqiptari says:

        Deutsche Telekom in Albania

        As the first mobile operator in Albania, AMC began its commercial operations in 1996. It was acquired by OTE Group in 2000. In 2009 with DT acquisition of OTE it indirectly became part of Deutsche Telekom.

        AMC, whose majority shareholder is OTE, Deutsche Telekom’s subsidiary in Greece, through its superior network quality provides a wide range of services, with competitive tariff plans, contemporary products, relentless innovation in accordance with the most recent technology developments and advanced communication proposals tailored to the needs of individuals, families, professionals, small and medium enterprises and large corporations. With a particularly successful track record on all levels, AMC holds one of the leading positions in Albania’s highly competitive market.

        AMC (Albanian Mobile Communications Sh.A.)
        ■Core business: Mobile voice and data services
        ■Stake held by DT (indirectly/directly): 99.79 percent of shares held by OTE
        ■Revenue: 86.2 million euros
        ■Customer market share: 41%. (As of April 2015)
        ■Subscribers: 2.06 million (As of April 2015)
        ■Population coverage: 99.8% (As of April 2015)
        ■Territory coverage: 91% (As of April 2015)
        ■Employees: over 450 (As of April 2015)
        ■Roaming partners: 363 (As of April 2015)
        ■Highlights:
        AMC has one of the biggest retail network in the country – 150 shops operating all over Albania.

        The company was the First Telecommunications Company in Albania to implement the Quality Management System (ISO 9001), the Occupational Health & Safety System (OHSAS 18001) and the Environmental Management System (ISO 14001).

        On March 2015 AMC has gained 4G service license. The Start of commercial operation is expected in the middle of 2015.

        The company is official partner of most worldwide used apps, as Deezer, Evernote, Magisto, etc. In addition AMC has been awarded for its Business Excellence and Social Contribution(2013-5th Conference of Infokom, Tirane): AMC is part of ICT Coalition for a Safer Internet for Children and Young (2012-2013).

        1. AD says:

          Vodafone ka nje pozicion gati dominant me mbi 50 % te tregut ne Shqiperi , kjo me shume edhe te dobesise se manaxhimit te AMC . Brandi i Vodafone eshte shume here me i fuqishem dhe me me shume vlere se ai i AMC por drejtuesit e AMC kane zvarritur me kohe vendosjen e T Mobile si edhe menyra e ketij ndryshimi le per te deshiruar nga ana profesionale. Megjithate brandi i ri rri do te rrise ndjeshem presionin ndaj Vodafone.

  3. une says:

    pse num thoni qe do behet T-Mobile?

  4. une says:

    Vodafoni eshte kompani Britanike, por per arsye se greqia kishte specialistet e duhur atehere ua lane nen cadren e filialit grek, por gjithesesi eshte britanike.

    1. Loni pe betoni says:

      Edhe Amstel eshte birre hollandeze, por hyn ne Shqiperi nga Greqia, ndaj nuk e ka cilesine e amstelit hollandez.

  5. durrsaku says:

    lajmi i bukur , 1 kal troje me pak ne token shqiptare , gjermanet te mirseardhur..

  6. Zgjidhja says:

    Gjermania na vonon në antarsimin ndaj stopimi i projekteve me të s’ësht gabim.

  7. goja llap e shpina dap says:

    Ketu invrstojne keta. Aty ku fitohet qyl. Vetem mil para. Ptu fare e keqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje