HISTORIA/ Gruaja ikën me të dashurin dhe sajon rrëmbimin, i vë gjobë të shoqit

3 Korrik 2015, 09:37Kronika TEMA

Një grua në Bilisht të Devollit e ka shfrenuar fantazinë, ka sajuar rrëmbimin e saj.

Gruaja me inicialet A.Sh, është larguar nga banesa ku jetonte me të shoqin.

Ajo ka ikur me të dashurin e vet, me inicialet A.K.

Por, ajo nuk e ka lënë me kaq.

Bashkë me të dashurin e vet, i kanë vënë një gjobë prej 10 milion lekësh ish-bashkëshortit të saj, me pretendimin se ajo ishte rrëmbyer.

Ish-bashkëshorti me inicialet P.Sh, është marrë në telefon nga i dashuri i gruas së vet.

Ky i fundit i ka thënë se i ka rrëmbyer gruan.

Për këtë arsye, i ka kërkuar 10 milion lekë, në këmbim të lirimit të së shoqes.

P.Sh kishte shitur një pronë dhe gruaja e tij kishte vënë në dijeni të dashurin, se ai e kishte një shumë të tillë.

Por, plani i dy dashnorëve ka dështuar, pasi P.Sh pas kësaj telefonate, ka njoftuar policinë.

Pas disa hetimeve, dy dashnorët janë arrestuar në flagrancë dhe tashmë do të gjykohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

8 komente në “HISTORIA/ Gruaja ikën me të dashurin dhe sajon rrëmbimin, i vë gjobë të shoqit”

  1. albani says:

    A ka ndonje informacion Korcari per kete bucen,apo po merret me shpetimin e Greqise?

  2. ben wien says:

    pit .. te derrit ou pe cfare fshati eshte kjo,po ta dini ma thuani

  3. Ardiani cuni Bexhetit says:

    Hajde filma hajdeee!!!

  4. Devolliu says:

    Në Bilisht o kungull çfarë fshati kërkon.

  5. Epiriíiiiiiii says:

    Bundrat Shqiptare shohin lloj lloj Telenovalash dhe ju duket jeta telenovelë, jane jashte cdo realiteti praktikisht Fluturojne me Presh në Pi….

  6. goja llap e shpina dap says:

    E kane kopjuar nga nji boshnjak me nje flokverdhe ne perendim. Boshnjamu u tregua i zgjuar e filmoi gjithe procesin.
    Megjithate e hengri burgun. Ajo flokverdha kishte pare filmin taken dhe u thoshte policave qe me rrembeu nje shqiptar. Me kamerat e rruges e gjeten dhe ne prokurori u thoshte atyre pse i zi si shqiptaret jam une. Ata duken si arabe. Edhe pse vet bythzi i erret ishte

  7. Angela says:

    shikjojn telenovela e mevdojne se jeta eshte ashtu si ne filma kto i ben papunsia se nuk e din si ta kalojn kohen ! ksaj i thon demokraci!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje