Zhytësit e marinës gjejnë në det armën me të cilën dyshohet se u vra Ilirjan Sulku

1 Korrik 2015, 20:10Kronika TEMA

Në ujërat Maas Nieuwe në Roterdam, zhytësit e Marines dyshohet se kanë gjetur armën që është përdorur në likuidimin e shqiptarit Ilirjan Sulkut në prill të këtij viti.

Nga ana e policisë tashmë po hetohet nëse arma e zjarrit e gjetur nga zhytësit është e njëjta me atë që përdorën vrasësit në ekzekutimin e 33-vjeçarit, raporton Ora News.

Ilirjan Sulku, i njohur në Hollandë me disa identitete, u vra mbrëmjen e 6 prillit të këtij viti, thuajse dy muaj para se i vëllai i tij Besnik Sulku të mbetej i vrarë gjatë një përplasje me armë në Tiranë.

33-vjeçari u qëllua 4 herë pas koke,teksa po zbriste nga mjeti i tij “ Smart” i zi pasi e kishte parkuar para baneses në Roterdam.

Pas kësaj ekzekutori u largua me një makinë “BMW” sëbashku me bashkëpunëtorin e tij.

Ata tentuan ta fundosin makinën në det per te fshehur gjurmet, por dështuan.

1 komente në “Zhytësit e marinës gjejnë në det armën me të cilën dyshohet se u vra Ilirjan Sulku”

  1. Korrigjim inspektim....... says:

    Quhet Nieuwe Maas dhe nuk eshte det po grykderdheje e gjate ku bashkohen dy lumenj bashke ne Rotterdam.
    Korrigjoheni
    Komenton mos e botoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje