Në orët e para të mëngjesit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Italiane në kuadër të operacionit ndërkombëtar Antiterrorizëm bëri të mundur kapjen në Lushnjë të personit të shpallur në kërkim ndërkombëta Baki ÇOKU, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Gjykata e Milano-s ka lëshuar urdhërin e arrestit, në datë 29.06.2015, për kryerjen e veprës penale të “Krijimit të organizatës kriminale me qëllim kryerjen e akteve terroriste” në Itali.
Policia pohon se Çoku kishte lidhje me këto grupime terrori. Kunati i tij mësohet se humbi jetën në Siri, rreth 6 muaj më parë. Ndërsa motra dhe fëmijët, jetojnë ende në vendin e largët të përfshirë në luftime.
Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi në kuadër të operacionit ndërkombëtar antiterrorizëm.
Ndërkohë në Itali u arrestuan edhe 5 shqiptarë, 4 italianë dhe 1 shtetas kanadez.
vishini nje veladon te zi e behet njesoj si prift grek….
ca muter e ca bajga, nje ere kane
Kjo eshte nje gje e rendesishme se do hapi vende te reja pune si dhe do ulet edhe cmimi i kastravecit dhe shalqinit bythmadh.