Policia e Fierit arrestoi vrasësit e të riut, që ndodhi 2 ditë më parë në fshatin Ninësh të Mallakastrës.
Ata janë:
-Artur Pashaj, 33 vjeç, banues në fshatin Bejar Mallakastër
-Gentian Pashaj, 36 vjeç , banues në fshatin Vrinë Sarandë
-Ermal Caushaj, 26 vjeç , banues në fshatin Gadurov Mallakastër.
Nga hetimet e kryera rezultoi se të tre këta personat, prej disa kohësh kishin planifikuar të kryenin vjedhjen e një sasie bimësh narkotike të cilat i kishin kultivuar nga Alfon Dautaj dhe Kristo Fejzaj dhe Mariglen Luari.
Personat e ndaluar, në datë 29 qershor, rreth orës 01.00, në vendin e quajtur “Përroi i zi”, në pyllin e fshatit Ninësh, gjatë vjedhjes kanë hasur të dëmtuarit të cilët ishin duke ruajtur parcelën e kultivuar me Cannabis Sativa.
Ata qëlluan në drejtim të tyre me armë zjarri më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Për pasojë mbeti i vrarë Alfon Dautaj dhe të plagosur rëndë Kristo Fejzaj dhe Mariglen Luari.
Policia sekuestroi në cilesinë e provës materiale tre gëzhoja, një pistolete tip Ecol Special 99, një tytë automatiku dhe pjesë të tij, si edhe 945 bimë narkotike Cannabiss Sativa.
Bravo policia !
Te tre si persona ti kalbni ne burk nje jet te ter kshtu kan punuar I njoh mir