Ngjarje të tilla jemi mësuar t’i shohim zakonisht nëpër filma, si tek “The Notebook”, novela e Nicola Sparks e sjellë në ekranin e madh të kinemasë, por dashuria e vërtetë nuk është vetëm subjekt i “fiction”.
Ajo ekziston dhe gjendet përditë mes nesh. Vetëm se shpesh ne jemi të verbër për ta parë.
Por ky çift i përqafuar për herë të fundit, pas 75 vitesh martesë mund të na ndihmojë për pak çaste të vlerësojmë fuqinë e madhe të dashurisë.
Jeanette Toczko, 96 vjeçe dhe Alexander Toczko, 95 janë fotografuar së bashku duke mabjtur njëri-tjetrin në momentet e fundit të jetës.
Çifti njihej prej 85 vitesh dhe fillimisht ishin shokë, qysh nga mosha 8 vjeçare.
Ata vijonin të ishin ende të dashuruar pas njëri-tjetrit dhe vdiqë të dy brenda 24 orëve.
Ata ishin betuar se do të vdisnin në shtratin e tyre, duke mbajtur duart në krahët e njëri-tjetrit.
Alexander vdiq në 17 qershor në grahët e gruas së tij, siç kishte dëshiruar.
Dhe brenda 24 orëve edhe Jeanette u largua nga kjo botë, në krahet e burrit dhe shokut të saj të jetës.
Rama me Meten
Larg-qofte, dashke te na i lesh dhe 40 vjet ne kurriz te Shqiptareve!!!
sa injorant qe je, se cdogje e fut ne te tjera tema, nuk eshte cdogje politike, por te mesosh se jeta ka dicka me te shtrenjte, qe ti sdo e kesh
Safeti dhe saliu
Nexhmija me Saliun
U prefshin ne qetesi dhe pacin lene pas pasardhes qe t`ju ngjajne atyre.
Nje ngjarje, qe te tregon nje leksion ose mesim per jeten.
E kemi nga nje poezi brilante e arbresheve te Italise qe thote: “Si u deshen mbi dhe, duhen edhe ne dhe”.
u preheshin ne paqe.fenomenale
me dashuri dhe qetesi
Ju te temes keni ikur per lesh
botohet foto makabre nje njeriu te vdekur me fytyre te ngerdheshur nga grahmat e fundit
TemA thjesht e ka marre nga mediat perendimore!
PS – kur shikon foton lut zotin te vdesesh i “ri”!
“Dashurine e vertete nuk e ndan as vdekja”…..ose Perjetesisht bashke…