Mediat çeke i kanë kushtuar një hapësirë të gjerë vrasjes së dy turistëve çekë në Dukagjin.
Ato raportojnë se 27-vjeçari Michael Svatos, punonte si zjarrfikës në qytetin e Sushicës.
Për ngjarjen e rëndë kanë folur edhe kolegët e tij.
“Brigada Rajonale e Zjarrfikësve e ka marrë me hidhërim lajmin për vdekjen tragjike të dy turistëve çekë në Shqipëri.
Shprehim keqardhje për humbjen e njerëzve tanë të dashur”, tha zëdhënësja e brigadës, Pavla Jakoubkova.
“Kishim pesë vjet që punonim bashkë.
Kemi qenë në aksione të ndryshme dhe Michael e ka treguar veten, se edhe pse i ri në moshë kishte dëshirë dhe eksperiencë për t’u përballur me rreziqet.
Gjithmonë më ka pëlqyer puna me të. Akoma e mbaj mend momentin kur mori lejen.
Po më qëndronte përballë si i ndrojtur dhe më tha mirupafshim.
Do të kthehem shpejt.
Është e tmerrshme ajo që ndodhi” tregon komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Sushicë, Petr Jezek.
Svatos njihej si njeri aventurier.
Vitin e kaluar ai kishte qenë në Mongoli dhe më pas në Ukrainë, pavarësisht luftës që bëhej atje.
ラブドール トルソ I need to to thank you for this wonderful read!! I certainly enjoyed every bit of it. Human egoism is defined not only by love for love dolls, but also by the "perfect
http://m.nzherald.co.nz/nz/news/article.cfm?c_id=1&objectid=10809260