Basha në ikje i kërkon ndërmarrjes që të lirojë ambientet për t’ia kthyer një qytetari

9 Korrik 2015, 13:11Politika TEMA

Ashtu siç veproi Berisha me godinën e Shqup-it, që në largim e sipër ia dha Partisë Demokratike, edhe me Bashkinë e Tiranës të djathtët po bëjnë të njëjtën gjë.

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, ku të gjitha sondazhet e nxirrnin të djathtën humbëse në Tiranë, Bashkia ka vendosur që të bëjë “qokën” e fundit, duke larguar një institucion shtetëror nga godina e tij dhe për t’ia dhënë një qytetari, i cili pretendon se është pronar legjitim i saj.

Por ajo që bie në sy është se në letërkëmbimet e vetë Ndërmarrjes së Dekorit Tiranë dhe Bashkisë së Tiranës, del qartë se çështja është ende në proces gjyqësor dhe se pronari real ende nuk dihet.

Dhuratat e fundit të Bashës për tarafin e tij

Përmes një shkrese, nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, i ka kërkuar drejtorit të Ndërmarrjes së Dekorit Tiranë, Geltion Çupi, që të ndiqen menjëherë procedurat për transferimin e menjëhershëm të Ndërmarrjes së Dekorit Tiranë, nga ambientet ku ndodhet sot, me pretendimin se këto ambiente janë pronë private. Bashkia i kërkon drejtuesve të Ndërmarrjes së Dekorit që të lirojnë menjëherë ambientet.

Reagimi i Ndërmarrjes së Dekorit

Pas marrjes dijeni të këtij urdhri të çuditshëm vetëm dy ditë para zgjedhjeve vendore, kanë reaguar edhe drejtuesit e Ndërmarrjes së Dekorit Tiranë, si dhe punonjësit e saj.

Përmes një letre drejtuar nënkryetarit të Bashkisë, Enno Bozdo, drejtori Geltion Çupi ngre dyshime për vendimin dhënë nga Gjykata e Apelit, ndërsa thekson se çështja e pronësisë mbi këtë sipërfaqe është ende në shqyrtim nga gjykatat shqiptare.

Jemi të detyruar t’ju bëjmë me dije se në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të dt. 29/10/2007, këshilli ka vendosur heqjen nga lista e inventarit të Ndërmarrjes së Dekorit, të objektit dekori qendër me sipërfaqe 1470 m2, territor në të cilën kjo ndërmarrje ka të vendosura zyrat dhe magazinat e kësaj ndërmarrje. Kjo pronë, që është në inventarin e Ndërmarrjes së Dekorit, i ka kaluar pronarit me një vendim të Gjykatës së Apelit, që për ne është jo bindëse. Ky vendim është ankimuar dhe vazhdon të jetë në proces gjyqësor me pronar të tjerë pretendentë. Ne jemi interesuar disa herë në Arkivën e Shtetit, sepse kanë ardhur disa persona që pretendojnë se janë pronarë dhe nuk kemi gjetur asnjë dokument që të vërtetojnë një gjë të tillë”, thuhet në letrën e firmosur prej drejtorit të Ndërmarrjes së Dekorit Tiranë, Geltion Çupi dhe që mban datën 24 qershor 2015.

Çupi sqaron se megjithëse Bashkia e Tiranë ka dërguar shkresën ku thotë të realizohet transferimi dhe lirimi i ambienteve, nuk thotë se ku duhet të transferohet ndërmarrja.

Ankesa në Policinë Bashkiake

Përmes një tjetër letre që mban datën 29 qershor 2015, drejtori i Ndërmarrjes së Dekorit Tiranë, Geltion Çupi, ka vënë dijeni Policinë Bashkiake dhe Komisariatin e Policisë Nr. 3 se po pengohen në ushtrimin detyrës si institucion.

“Jemi të detyruar t’ju bëjmë me dije se në ambientet e ndërmarrjes së dekorit prej një jave është bllokuar aktiviteti i kësaj ndërmarrje nga disa persona të panjohur, të cilët pretendojnë se janë pronarë. Kjo pronë që është në inventarin e ndërmarrjes së dekorit është në proces gjyqësor nga disa pretendentë për pronarë. Por nga data 19/6/2015 disa persona kanë ardhur dhe kanë hyrë brenda në ambientet tona, duke hapur magazina, vende pune, kanë hequr tabelën e institucionit dhe nuk lejojnë asnjë klient të hyjë, pasi kanë vendosur disa tabela pronë private.

Ne jemi interesuar disa herë në Arkivën e Shtetit, sepse kanë ardhur disa persona që pretendojnë se janë pronarë dhe nuk kemi gjetur asnjë dokument që të vërtetojnë një gjë të tillë”, thuhet në letrën dërguar Policisë Bashkiake dhe Komisariatit Nr. 3. Me sa duket, gjer në lënien edhe de facto të detyrës prej drejtuesve të vjetër, Ndërmarrja e Dekorit të Tiranës do të vazhdojë ta kryejë aktivitetin në qiell të hapur, me sytë nga Zoti për të mos rënë shi./DITA

7 komente në “Basha në ikje i kërkon ndërmarrjes që të lirojë ambientet për t’ia kthyer një qytetari”

  1. Gilberto says:

    e ku qendron probemi ketu? pronarit i eshte kthyer me vendim gjykate dhe duhet ti kthehet. nuk kak rendesi koha se kur u be letra e lirimit dy dite para apo dy dite pas, institucionet kane vazhdimesi ne shqiperi dhe kudo.

  2. Has tan says:

    Politika e “tokes se djegur” eshte tradite e korrakeve, ka lindur nga Saliu dhe vazhdon traditen nga adjutanti i familjes se tij Lyl veremi..

  3. edi says:

    ueee, ndermarrja e dekorit refuzon vendimin e gjykates se apelit.
    nga dolen keta kacak, dhe dalin edhe neper gazeta madje.
    te gjithe kerkojne drejtesi ne kete vend, por asnjeri nuk e do drejtesine kur u preken interesat.

    Pronari ta gezoje token e te pareve te tij.

  4. doku says:

    ky eshte problemi me kto 25 vite demokraci me demek……….. me qellimin qe cdo gje te privatizohet…..mos kete me shtet……prandaj skemi shkolla spitale parqe etj……sepse personi eshte me i fuqishem sesa “shteti” dmth shteti eshte nje drejtor i perkoheshem qe ate pasuri ja fal dikujt……por ajo pasuri nuk eshte e drejtorit…..por eshte e jona……prandaj ne sot ne Tirane nuk kemi asnje park (pervec parkut Rinia te Enverit)……….sepse cdo gje u privatizua……..ta gezoni liri-demokracine e dy gishtave perpjete

  5. Ela says:

    Per ata qe e lexojne keshtu thjesht kete lajm kane te drejte te thone cfar ka te keqe ketu por
    Ppor ketu ka dicka shume djallezore sepse kjo toke ne mes te Tiranes po grabitet nga njerezit e lulit
    Toka thone keta tironsit e vjeter qe jetojne perball nuk ka pronar e kane pasur italianet
    E pra luli ka vendosur ta bej te vetenduke hequr zyrat e dekorit

  6. ladi says:

    Nese e lexojme me kujdes nder te tjera do te lexojme:del qarte se ceshtja eshte ende ne proces gjyqesor.

  7. Zgjidhja says:

    Burri gënjen 6 herë në dit ndërsa gruaja 3 herë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje