Departamenti i Administratës Publike do të mbështetet nga ekspertë francezë dhe italianë në reformën që ka nisur për të zbatuar në praktikë ligjin e ri për Shërbimin Civil dhe ligjin për procedurat administrative.
Në një aktivitet të zhvilluar sot paradite është prezantuar projekti i binjakëzimit të DAP me Shkollat Kombëtare të Francës dhe Italisë. Ky projekt, i cili synon ta afrojë vendin me standardet europiane do të mbështete nga BE, e cila ka akorduar një shumë prej 1.8 milionë eurosh.
Ministrja Harito duke marrë fjalën në takim theksoi rëndësinë e veçantë që i ka kushtuar Qeveria Shqiptare reformimit të administratës publike, si një nga pesë prioritetet kyçe për integrimin e vendit në BE, por edhe si e vetmja mundësi për të rritur efikasitetin dhe cilësinë e punës së administratës publike në shërbim të qytetarëve.
Sipas ministres Harito ndryshimet legjislative dhe ato të mënyrës së rekrutimeve në administratën publike shumë shpejt do të japin rezultatet e tyre edhe në drejtim të luftës kundërr korrupsionit.
Ndërsa përfaqësuesi i delegacionit të BE, Yngve Engstrom tha se ky projekt binjakëzimi kontribuon në konsolidimin e një administrate profesionale dhe mirëfunksionuese dhe, nëpërmjet ekspertizës mbi praktikat më të mira europiane, krijon bazën për investime të ardhshme në shërbimet publike në përfitim të qytetarëve shqiptarë
Burime zyrtare nga MIAP thanë se ekspertë francezë dhe italianë, me një përvojë mjaft të madhe në këtë fushë pritet të vijnë në Shqipëri për të ndihmuar homologët shqiptarë në zbatimin e ligjit të ri për Shërbimin Civil dhe ligjit për procedurat administrative. I gjithë projekti do të zbatohet për një periudhë prej 2 vitesh.
Këto ndihma për “Projekte Reformash”, të dhëna nga BE, janë thjesht tallje dhe reklamë propagandistike, pasi në realitet “ekspertët evropianë” vijnë këtu, shikojnë se me çfarë dallkaukësh kanë të bëjnë, prandaj rinë, hanë paratë që vetë kanë akorduar dhe ngrihen e ikin…! Doni shëmbuj ? Sa të duash ! Për njëzet e pesë vjet, kemi marrë kaq “ndihma e trajnime” për shtetin dhe administratën, sa që sikur gjysma e tyre të ishte realizuar, ne tani mund të ishim të paktën Suedi ose Finlandë…(???!!!)
Këto ndihma për “Projekte Reformash”, të dhëna nga BE, janë thjesht tallje dhe reklamë propagandistike, pasi në realitet “ekspertët evropianë” vijnë këtu, shikojnë se me çfarë dallkaukësh kanë të bëjnë, prandaj rinë, hanë paratë që vetë kanë akorduar, duke na lënë disa “thërrime” për “konet” tona dhe ngrihen e ikin…! Doni shëmbuj ? Sa të duash ! Për njëzet e pesë vjet, kemi marrë kaq “ndihma e trajnime” për shtetin dhe administratën, sa që sikur gjysma e tyre të ishte realizuar, ne tani mund të ishim të paktën Suedi ose Finlandë…(???!!!)
Lajm shume i mire. :))
kta kan ardhur ne shqiperi ,per ta sabotuar reformen ,
dhe aktivizojn elementin antishqiptare ne shqipei .
jane ata qe prun e mbajten berish kriminelin ne pushtet .
kjo eshte europa kurv e pabes
Ju qe talleni me mue, harram udheheqja ime e mire per 23 vjet. Ja u kam ba harram or te pa udhe. Ku dini ju se c’asht e mira. Shikoni Rilindasin, ai e ka ohohoho qef o qerrata. Une u lodha me ju per plot 24 vjet. Por mire bana, se edhe Brezin e 7 te Ertit te gjyshit e kam sigurue. Pse kot ndejta une? Budalla nuk jam, kam krijue nje jete te shkelqyer per vete, femijet e pasardhesit e mij. Juve jeni nje popull mosmirenjohes. Mire ja u kam ba. Ja u kam punue. SB
Euromilion loto