FOTO/ Egjipt, makina bombë shpërthen para Konsullatës italiane

11 Korrik 2015, 12:14Bota TEMA
FOTO/ Egjipt, makina bombë shpërthen para Konsullatës italiane

 

Një autobombë ka shpërthyer në orën 06:30 të mëngjesit të sotëm në selinë e konsullatës italiane në qytetin e Kairos në Egjipt.

Autoritetet egjiptiane konfirmojnë zyrtarisht se ka një viktimë e pesë të pagosur, dy policë egjiptianë të Kosullatës dhe tre kalimtarë. Po sipas këtyre autoriteteve asnjë nënshtetas italianë është i plagosur.

Ndërtesa ndodhet në qëndër të qytetit të Kairos në rrugën “El Galaa” e në këtë orë të mëngjesit është ende e mbyllur.

Kanali televiziv Al Jazeera informon se ky shpërthim është një antetat i shkaktuar nga një autobombë por që nuk dihet se objekti kryesor i tij ishte apo jo Konsullata italiane.

Lajmi është konfirmuar dhe nga autoritetet italiane. Ministri i jashtëm italian Paolo Gentiloni në faqen e tij zyrtare Twitter konfirmon:

“Bombë në kosullatën italiane në Kajro. Nuk ka asnjë viktimë italiane. I jemi pranë personave të plagosur. Italia nuk trembet nga këto sulme.”

Sipas mediave lokale policia ka ndaluar ka ndaluar 4 reporterë mes tyre dhe një gazetar italian, me dyshimin e shpejtësisë në të cilën u ndodhën në vendin e ngjarjes, menjëherë pas shpërthimit.

Në Egjipt veprojnë disa grupe terroriste e celula estremiste besnikë të ISIS.

Në fund të muajit qershor me një antetat terrorist mbeti i vrarë kryeprokurori Hisham Barakat, e po në muajin qershor një autobombë shpërtheu në një stacion policie ku mbetën të vrarë tre agjentë.

epa04841836 Egyptian security officials inspect the site following a bomb blast at the Italian Consulate in Cairo, Egypt, 11 July 2015. An explosion on 11 July outside the Italian Consulate in central Cairo killed at least one person, State-run newspaper al-Ahram quoted a Health Ministry spokesman as saying at least four others were injured. A news correspondent at the scene said an outer wall of the consulate was destroyed and nearby buildings were damaged. The cause of the blast was unclear. There was no immediate claim of responsibility. The Italian consulate complex is located in downtown Cairo and it includes a cultural center as well a social club. EPA/ALAA QAMHAWY

2 komente në “FOTO/ Egjipt, makina bombë shpërthen para Konsullatës italiane”

  1. Koala says:

    Si thote Kadareja duke cituar Naserin dhe Nagibin “Sot cliruam Egjiptin nga Britaniket dhe Shqiptaret. Le te hajne mut tani.

  2. Zgjidhja says:

    Nishani me nuvo luk (pa mustaqe) duket 1O vjet më i ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje