Financat, lumë kërkesash për ankande në korrik; 166 milionë euro letra me vlerë në shitje

15 Korrik 2015, 21:45Ekonomia TEMA

Gjithnjë në korrik dhe dhjetor financat rrisin kërkesën për blerjen e letrave me vlerë në tregun e brendshëm për shkak, se krahas interesave duhet të paguajnë dhe principalet e borxhit të brendshëm.
Banka e Shqipërisë ka njoftuar se do të zhvillojë disa ankande në korrik.

Në datën 20 korrik do të shesë 4 miliardë lekë obligacione me interes fiks (4.5%) me afat maturimi 2 vjeçar dhe 3 miliardë lekë obligacione 10 vjeçare me interes fiks dhe variabël.

Në datën 28 korrik do të shesë 10 miliardë lekë bono thesari, me afat maturimi 12 dhe 3 mujor.

Ndërkohë, në datën 21 korrik do të zhvillohet dhe ankandi i 12-të në bono në euro, ku financat do të kërkojnë të shesin 45 milionë euro, raporton Monitor.

Në total, të konvertuara në euro, Banka e Shqipërisë do të tentojë të shesë për llogari të Ministrisë së Financave rreth 165 milionë bono thesari, euro bono dhe obligacione.

Financat po tentojnë të ulin varësinë nga borxhi afatshkurtër i brendshëm, duke rritur maturitetin e tij nga njëra anë dhe duke dalë në tregjet ndërkombëtare nga ana tjetër, përmes marrjes së një kredie të mbështetur nga Banka Botërore prej 250 milionë eurosh në prill.

Kjo ka ulur dhe presionin në tregun e brendshëm, me yield-in e bonove të thesarit, që ka shënuar rënie të vazhdueshme gjatë tre muajve të fundit, ndryshe nga periudha dhjetor 2014-mars 2015, kur u pa një rritje e tij, pavarësisht politikës lehtësuese monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë.

Ministria e Financave po punon ndërkohë për rinovimin e eurobondit prej 300 milionë euro, që duhet të paguhet në nëntor të këtij viti.

2 komente në “Financat, lumë kërkesash për ankande në korrik; 166 milionë euro letra me vlerë në shitje”

  1. Pelasgian says:

    Me ca ti blejme ?

    Me dollar ?

    Me pound?

    Apo me leshin e bythes?

  2. Ledion says:

    Ne fillim te artikullit thuhet se financat duan te shesin. Pastaj ne paragrafin qe pason thuhet se duan te blejne. Si eshte e verteta?
    Si duket “gazetari” nuk ka qene i qarte per vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje