Kreu i Kontrollit të Lartë i Shtetit Bujar Leskaj paraqiti në Komisionin parlamentar të Ekonomisë raportin vjetor, ndërsa ka evidentuar që dëmi i shkaktuar në 6 muajt e parë të 2015 është më i madh se në 4 vitet e kaluara.
Sipas KLSH, në gjysmën e parë të këtij viti dëmi ekonomik i konstatuar është 16 miliardë Lekë, ndërsa në vitin 2014 dëmi ekonomik ishte 11 miliardë Lekë.
“Numri i auditimeve të kryera është 160 në total, ndërsa dëmi ekonomik llogaritet në 27 miliardë lekë.
Në 2014 dëmi ishte 11 miliardë Lekë. Në 6-mujorin e parë të 2015 dëmi është 16 miliardë lekë.
Krahasuar me 4 vitet e mëparshme, dëmi ekonomik për vitin 2015 është më i madh“, tha Leskaj.
Por problemi kryesor sipas Leskajt është mos ndëshkueshmëria e zyrtarëve të cilët janë gjetur në shkelje.
“Gjatë 2015-s kemi konstatuar shkelje të zyrtarëve të ndryshëm. I kemi kërkuar ministrave e drejtorëve t’i largojnë.
I kemi çuar për ndjekje penale dhe asgjë s’ka ndodhur. Në çdo rast kur kemi konstatuar shkelje dhe kemi kërkuar largime nga detyra të drejtoreve, Sekretareve të Përgjithshëm, zv/ministrave nuk ka patur masa.
Kemi bërë 67 kallëzime penale për 2014 dhe 6 mujorin e parë te 2015, nga të cilat 26 për 2015-ën”, tha Leskaj.
Kush eshte KLSH! E sa eshte demi! Jam rreth 2000 km larg por e di me siguri absolute qe asnje denoncim, nuk reziston perpara gjykatave jo pse Gjykatat jane te korruptuara gje e cila dihet boterisht por budalleqet e KLSH.
Z.Bujar merrni rrogen edhe taborri i punonjeve tuaj.Ne populli do t`iu paguajme.Beni nga nje deklarate ne Tv,apo mediat e tjera.Si e gjete KLSH do ta leni edhe ju.Ju beni sikur kontrolloni Qeveria dhe prokuroria bejne sikur ju degjojne dhe ata te BE bejne sikur ju vezhgojne.Prandaj edhe ju nuk shqetesoheni perse demtuesit (hajdutet) e parave te popullit te varfer qe juve ju pelqen ta emroni buxhet i shtetit nuk ndeshkohen.
Qaje zot te keqen.
Mbase fajtoret dhe hajdutet e pushtetshem nuk ndeshkohen se kane mbeshtetje dhe para, por ama faktet mbeten. Nuk mund te hidhet poshte puna e nje institucioni sepse nuk ndeshkohen fajtoret. Per mendimin tim KLSH e ben punen e vet ne menyren me te mire te mundshme dhe ka rezultat. Pergjegjesine e pandeshkueshmerise se hajduteve ta mbajne ata qe i kane vene hadutet te drejtojne.
me respekt
Lexues te nderuar! Misioni I KLSh eshte te gjeje dhe te shpik sa me shume shkelje. Ky sulltani Bujar Lecka eshte shkelesi me I madh . Rrogat e tyre jane maksimale. Duke qene te pavarur keta mund ye bejne si te duan. Interpretojne ligjin sipas deshires. Vendosin shkeljet sipas oreksit. Sa me e madhe shkelja aq me e madhe “kafja”. Keta me ligj nuk japin llogari as para gjykates. Me pak fjale keta hiqen si shenjtore por jane djalli vete. Po ti kisha ne dore une, per 24ore e kisha shkrire kete institucion.
Po ti Bujar Sa ke vjedh??????
More shume po rri ky Jari ne ate detyre sikur me duket qysh ne fillimet e te ashtuquajtures demokradhi.
Shikojneni more njerez se ky qenka yvlihaja dhe te tjeret qenkan djajte me brire shikojeni pak shikojeni,edhe per ato rrogat qe i paskan ne stratosfere kush ja u percakton ketyre apo sikur ishte edhe BSH ha muço pi MUço.