Konfindustria: FMN ka përgjegjësi për dështimin e politikave fiskale të Qeverisë

12 Korrik 2015, 11:20Ekonomia TEMA

Konfindustria përmes një deklarate për mediat vlerëson se politikat fiskale të dy viteve të fundit të ndërmarra nga Qeveria, me mbështetjen e FMN, nuk kanë mbështetur rritjen ekonomike të shpresuar.

Admisistratori i Përgjithshëm i Konfindustria Gjergj Buxhuku tha se këto politika fiskale shfaqin shenja të qarta  të  dështimit  në  grumbullimin  e  të  ardhurave  buxhetore  të  parashikuara  dhe  duhet  të përmirësohen në mënyrë sa më të shpejtë.

Konfindustria vlereson gjithashtu, se përgjegjësi të qartë për deshtimin e politikave fiskale dhe finaciare të sipër përmendur ka FMN.

Misioni i ditëve të fundit i FMN, i pranishëm në Shqipëri, me mosdeklarimin e tij zyrtar për të dhënat makroekonomike jo të mira të pjesës së parë të vitit 2015, në mënyrë të heshtur pranoi problematikat buxhetore, që nga ana e tyre janë pasojë edhe e politikave fiskale jo të drejta të ndjekura deri më tani.

Konfindustria  vlereson,  se  përfundimi  i  mësiperm  mbështetet  nga  rritja  e  dobët  ekonomike  në vazhdimësi nën pritshmëri në vitin 2014 dhe 6 mujorin e parë të vitit 2016.

Gjithashtu mospërmbushjet e sigurimit të të ardhurave tatimore dhe doganore të planifikuara për 6 mujorin e parë  të vitit 2015 me mbi 8 miliardë lekë flasin qartë për rendiment të ulët fiskal të vendit.

Konfindustria  ka  paralajmeruar  me  kohë  dhe  në  mënyrë  të  përsëritur,  se  paketat  fiskale  te njëpasnjëshme të 2 viteve të fundit të miratuara nga ekzekutivi shqiptar dhe të miratuara nga FMN, që mbeshteten  në  rritjen  e  ngarkesës  fiskale  dhe  përthyerjen  e  sistemit  të  thjeshtuar  tatimor,  nuk  i përshtaten thelbit të ekonomisë shqiptare dhe do të prodhojnë objektivisht pasoja negative në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit“, tha Buxhuku.

7 komente në “Konfindustria: FMN ka përgjegjësi për dështimin e politikave fiskale të Qeverisë”

  1. fshatari says:

    O Buxhuk ti e do taksen 0 dhe fitimet ne xhep

  2. alti says:

    FMN ne politiken financiare , ne historine e saj ka pasur dhe deshtime te cilat i ka pranuar , por Buxhuku qe ka qene jo kritik me qeverine e Saliut , tani na del me propopzime alla shqiptareshe per taksa te ulta ,bile mund te kerkoj qe ato te hiqen fare . Buxhuk shteti mbahet me taksa , dhe tek ne nuk jane te larta ,por e keqja jone qendron ne informalitetin e nje pjese te ekonomise dhe ne administraten doganore dhe tatimore qe perbehen nga militant te partive , qe per kete kane dhe ” detyra ” . Administrata kerkon konkurse dhe jo miqesi , dhe kjo eshte e meta themelore e 23 v jeteve demokrature ku u pasuruan doganieret dhe tatimoret duke vjedhur shtetin dhe sot i keni me pasuri . Nuk behet Shqiperia, me njerez, qe nukl i sherbejne shtetit por boseve qe i emeruan dhe xhepit te tyre.

  3. cipras shpresa qe lind says:

    Kush kupton fare pak nga ekonomia ose i hedh nje sy masave qe fmn i kerkon qeverrise te marre kupton se keto masa jane mbytese.
    Te gjitha masat qe ata kerkojne nuk lejojne zhvillim.
    Rritja e txave. Rritja e energjise. Nxjerrja nga puna shteterore e nje perqindje njerezish.
    Po te besh te kunderten qe thone ata vendi do ece shume me mire.
    Moslejimi i inflacionit te lekut eshte nje tjeter masr mbytese.
    Marrja e borxheve per te lare borxhe e te tjera.

  4. Tomorri says:

    O Buxhuk o rri mire vidh paka nga pak se mbas qafe e ke,ti qe kundershton taksat diçka ke por ne do te zbulojme dhe pastaj mjer ti Burxhuk ku do te veshe .Puno forte dhe mos e dridh bishtin se deri dje te ishte mbeçel goja dhe sote te qenka hapur si kamare.

  5. Arber1468 says:

    Sistem I dhjerë I taksave. Të shikojmë se I kujt është faji tani që nuk është Berisha. Armiku I klasës duhet ndonjëherë për të mbuluar gafat.

  6. Gjirokastriti says:

    Po pse i shkruani keto FMN vjen nga amerika dhe eshte e mire hahaha
    Do ja degjojme krismen se shpejti.
    Ku jane analistet e krizes greke se ata jane njohes si funksionojne gjerat.

  7. elio says:

    Qe te jesh drejtor I pergjithshem I nje organizate biznesi, duhet te jesh biznesmen,ose duhet te perfaqesosh te tille..Buxhuku nuk ka patur ndonjehere biznes(eshte gazetar) dhe gjithmone ka perfaqesuar Genc Rulin I cili aktivitetin e “biznesit” e ka bere gjithmone “kontrabande”…kjo nuk heq se tatimet ne shqiperi me “drejtoreshe briselden” po shkon poshte e me poshte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje