Transporti ajror, rritet numri i fluturimeve, bie numri i pasagjerëve

9 Korrik 2015, 21:33Ekonomia TEMA

Shqiptarët “braktisin” avionët e shtrenjtë dhe zgjedhin të udhëtojnë më shumë përmes detit dhe tokës…

Falimenti i kompanisë së fluturimeve ajrore, Belle Air ka krijuar jo pak anomali në tregun e fluturimeve ajrore. Sa ishte në funksion kompania ofronte çmimet më të lira të udhëtimit, ndaj dalja e saj jashtë tregut duket se ka frenuar tendencën e shqiptarëve për të udhëtuar me avion jashtë.

Sipas shifrave të INSTAT numri i fluturimeve ajrore në tremujorin e parë 2015 u rrit me mbi 7% ndërsa numri i pasagjerëve ka rënë me 0.04% krahasuar me të janar-mars 2013.

Numri i pasagjerëve ka pësuar uljen më të madhe në daljet jashtë vendit, ku gjatë tremujorit të parë udhëtuan më avion për jashtë vendit 1.7 % më pak shqiptarë, raporton Monitor.

Udhëtimet me avion janë ulur, ndërkohë që daljet jashtë vendit të shqiptarëve janë rritur, pasi ata kanë braktisur avionët dhe I janë drejtuar rrugëve të tjera të daljes nga kufiri (tokës dhe detit). Sipas të dhënave të INSTAT për tremujorin e parë udhëtuan nga toka dhe deti rreth 25 mijë persona më shumë se e njëjta periudhë e vitit që shkoi.

Në tremujorin e parë numri i shoqërive ajrore që ofruan shërbimet e udhëtimit ishte 14 nga 16 të tilla në fillim të 2014.

11 komente në “Transporti ajror, rritet numri i fluturimeve, bie numri i pasagjerëve”

  1. Adnant says:

    Jan trefishu biletat 590€ per te ardh ne shqipri Kur me 700 € shkon ne spanje ke avionin hotelim dhe ushqimin e pagum

  2. bxl says:

    Mese normalesh cfare qeverishe pushte kemi ne Bruksel-Tirane perhere kushton dyfish i te gjitha linjat e yjera te rajonit…..

  3. €€€ says:

    Rome – Londer 30 € Rome – Amsterdam 30€ etj ne ate vend shkerdhat qe quhet Shqiperi kurre nuk do kete JETE normale si gjithe evropa. Si te gjithe vendet islame varu K….

  4. alti says:

    Te vazhdoje TIA me cmime sa dyfishi i atyre normal qe jane kudo ne bote , dhe nuk do kete kembe pasagjeri me vone.Ai komncension , po e vdes transportin ajror shqiptar , duke mos lene as kompanite law cost te operojne ne Shqiperi se nuk i lejon TIA .Kjo eshte kontrata kriminale e Nanos , qe e shiti aeroportin e vetem shqiptar , sa nje kiosk kur thote Dash Shehi.Hapja e aeropportit te Kukesit eshte premis per rritjen e numrit te pasagjereve.

  5. Emigrant USA says:

    Kompanite ajrore ne Shqiperi afrojne cmime shume te larta per rrjedhoje kerkojne alternativa te tjera njerzit Plus qe trajtimi i pasagjereve eshte deskriminues duke mos i afruar as asnje gote uje si dhe per valixhet duhet te paguash cmim shtese.

  6. anananananananna says:

    Keshtu eshte kur qeveria e ka mendjen te fasadat dhe betonizimi.

  7. ARGITA says:

    SHQIPTARET QEO VIJNE NGA EUROPA PO VIJNE ,NGA MALI I ZI ,NGA MAQEDONIA ,NGA KOSOVA,NGA CORFUZI NGA SELANIKU

  8. mashtuesit says:

    po pse genjeni kot o mashtruesa,keto qe thoni jane absolutisht shpifje,nese shkon ne itali vajtje / ardhje me avion te kushton bileta 200 euro,nese udheton me makine me ane te detit ose pa makine paguan shume me shume se sa nje bilete avioni,keshtu qe mos qani per belle air kot,kur Alitalia ka cmime shume te mira

  9. Lili says:

    Edhe kompanite los cost ne kosove,makedoni e mal été zi ferkojne Duarte me idiotite e pushtetareve albanistaneze!
    39 euros Paris.makedoni! E 300 euros kendej!

  10. fati says:

    Deri ne Londer, 25euro. Milano-Tirane, 200 euro.

  11. 1000000 kokpalare says:

    nje arritje gjigande e qeverrise.bravo keshtu vazhdoni se mir e keni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje