Prezantohet nisma/ Së shpejti Shqipëria në bursën e energjisë

9 Korrik 2015, 12:50Ekonomia TEMA

Ministria e Energjisë dhe Industrisë prezantoi nismën e re për krijimin e tregut dhe bursës së energjisë në Shqipëri në një tryezë pune, në bashkëpunim me qeverinë norvegjeze, Sekretariatin e Energjisë, ekspertë, etj.

Ministri Damian Gjiknuri vlerësoi asistencën e qeverisë së Norvegjisë në realizimin e këtij projekti, bazuar në modelin e shtetit nordik, të njohur për burimet e mëdha energjetike dhe alternimin e burimeve energjetike.

Gjiknuri cmoi rëndësinë që ka zgjerimi dhe zhvillimi i tregut të liberalizuar të energjisë, si një hap i rëndësishëm për tregun rajonal të energjisë.

“Tryeza për krijimin e bursës së energjisë përcakton një skedul për liberalizimin e tregut të energjisë”, tha Gjiknuri, i cili njoftoi se hapat kanë nisur për bashkimin e tregut të energjisë me Kosovën.

“Po bëhen hapa për të bashkuar tregjet me vendet fqinje si me Kosovën”, tha ministri, sipas të cilit, vitin tjeter nis ndërtimi edhe i linjës 400 Kv me Maqedoninë.

Gjithashtu, ai vlerësoi rëndësinë që ka krijimi i zyrës së përbashkët për energjinë, duke theksuar se sa më i madh tregu, aq më shumë ka mundësi financimi i projekteve të energjisë si dhe alternimi i burimeve energjetike, mjete që rrisin sigurinë energjetike edhe në rajon.

Në këtë kuadër, Gjiknuri tha mes të tjerave, se po bëhen investime për lidhjen e interkonjeksioneve të energjisë të Shqipërisë me vendet fqnijë.

“Ne kemi objektiv, që në vitin 2020 Shqipëria do të jetë e lidhur me gjitha vendet e rajonit”, tha Gjiknuri.

Ai njoftoi edhe investimet që kanë nisur dhe do të vijojnë në përmirësimin e sektorit të shpërndarjes së energjisë.

Gjithashtu, ministri njoftoi se po hartohet strategjia për burimet e rinovueshme, përfshirë dhe gazin, i cili pasi të diskutohet me grupet e interesit, do kalojë për miratim në qeveri.

“Pavarësisht sfidave, është e rëndësishme që ne të hapim tregun për energjinë”, tha Gjiknuri.

Hapja e bursës së energjisë pritet të rregullojë një sërë deformimesh në tregun energjetik në vend, ndërsa krijon mudësi për cmimet reale në kohë reale për energjinë, qoftë ajo elektrike, por dhe e karburanteve.

5 komente në “Prezantohet nisma/ Së shpejti Shqipëria në bursën e energjisë”

  1. lazarati says:

    Te gjithe e kane mendjen te japin idera ku mund te perfitohet dhe abuzohet.

    Edhe ti nje hajdut i rendomte po del.

    1. Ardi says:

      Ku merr vesh nje koqe si ty nga energjia. Ik futi kanabis ne lazarat se je rehat

  2. TOMORRI says:

    bravo vazhdoni te ngrihet shteti duke hequr hajdutet nga administrata

  3. Pelasgian says:

    Se mos falimenton si e ashtuquajtura “bursa e Tiranes”

    Pupupuuuuuuuu turp e faqja zeze t’i thuash dikujt se ne Shqiperia s’ka burse!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje