Katrahura e një vendimi për lejet profesionale në fushën e hidrokarbureve

7 Korrik 2015, 19:34Ekonomia TEMA
Katrahura e një vendimi për lejet profesionale në fushën e

 

Prof. Dr.  Gjergji FOTO

Katrahura e Vendimit Nr. 551dt. 18.6.2015 “PËR MIRATIMIN E KRITEREVE DHE TË PROÇEDURAVE PËR PAJISJEN ME ÇERTIFIKATËN E LEJES PROFESIONALE PËR VEPRIMTARITË STUDIMORE-PROJEKTUESE DHE ZBATUESE PËR KËRKIMIN, PRODHIMIN, PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN, DEPOZITIMIN DHE TREGTIMIN E LËNDËVE HIDROKARBURE”

 

Që të vlerësohet se çfarë përmban në katër fletë Vendimi në fjalë, i cili tashmë është firmuar nga Kryeministri z. Edi RAMA, pas firmës së Ministrit z. Damian Gjiknuri, dhe që pret të dalë në fletoren Zyrtare, po bëjmë një paraqitje skematike jo me shumë fjalë por në trajtë më të qartë për të gjithë, specialistë nafte ose jo. Secili pastaj mund të nxjerrë përfundime me vlerë për punën, njerëzit që kanë bërë këtë punë dhe të parashikojë se si do të jetë ecuria e këtyre punëve në të ardhmen.Besoj se  kjo do të shërbejë për të korrigjuar sa më parë situatën alarmante me problemet e naftës që sipas mendimit tim por jo vetëm, janë pasojë e paaftësisë së theksuar dhe pse jo, edhe mëndjemadhësisë të të emëruarve në këto poste, të cilët vazhdojnë të besojnë se përderisa i ka emëruar partia, duhet patjetër të kenë qenë të aftë të zgjidhin çfarëdo problemi por edhe më të mirët “në tregun e punës”. Nuk e kuptojnë të varfêrit që puna e tyre përqeshet ç’do ditë dhe revolton ata që e bënë naftën të kontribuonte fuqishëm në pasurimin e gjithë  popullit dhe vendit me rezultatet e punës ë tyre. Bashkë me këtë kategori nëpunësish dhe “shefash”, nuk janë më pak kritike mendimet tona për papërgjegjshmërinë e qeveritarëve dhe deri Kryeministrave, që më e pakta gjë që mund të thuhetpër ta, është paaftësia, papërgjegjshmëria për fatet e vendit dhe rendësinë e veçantë të aseteve që zotëron sot ky vënd që ata kanë marrë përsipër të menaxhojnë dhe mirëadministrojnë për të mirën e këtij populli. Pikërisht kjo situatë, ka zhvlerësuar dhe zhvlerëson ditë pas dite dhe vit pas viti, përpjekjet e studentëve që vijnë të mësojnë gjeologjinë dhe naftën, duke u hequr atyre pikërisht motivin. Gjëndja e shkollave që mësojnë punët në naftë, e tregon mjaft mirëkëtë situatë.

Më parë, po vemë në dukje se ky vendim, del 25 vite pas transformimit të ekonomisë së centralizuar në ekonomi tregu, gati 10 vite pas formulimit të së ashtuquajturës “Strategjia e Zhvillimit të Industrisë Hidrokarbure”(2006), se bazohet mbi nenin 100 të Kushtetutës (e cila është miratuar qysh në vitin 1998), dhe të ligjit Nr. 9946 dt. 30.6.2008, sipas pikës 5 të  nenit 4 të tij “Për sektorin e Gazit natyror” (Pse gazit?!) të ndryshuar dhe pas propozimit të  Ministrit aktual të Energjisë dhe Industrisë të emëruar vetëm  para dy vitesh.

Pra, nënvizoni se çfarë thamë: “Ka 25 vite që gjendemi nën aktivitetin e ligjeve të tregut të lirë”.

Natyrshëm lindin disa pyetje, përgjigjen e të cilave mund ta japin jo vetëm naftëtarët por të gjithë.

Shkurt:

1) Pse janë vonuar kaq shumë vite këto elementë themelorë të ekonomisë së tregut? Dhe pyetja që po e lëmë qëllimisht pa përgjigje, që secili t’a gjejë vetë përgjigjen. Pra kush ka pasur interes?Gjithë përvoja e grumbulluar në naftë gjatë viteve të përkushtimit maksimal dhe sakrificës së specialistëve dhe naftëtarëve, nuk u ftua nëpërmjet liçensimit individual, të përfshihej në ekonominë e tregut të lirë, duke e përjashtuar kontributin e tyre për mbarëvajtjen e industrisë së naftës. Përveç kësaj, në disa raste, pati “marrëveshje” individualetë fshehta për shitje të informacionit të interesuarve, në të cilat u përfshinë edhe vetë nëpunësit e shtetit. Kësaj “strategjie” i shërbeu sidomos “zhdukja” nga tregu e Institutit të naftës dhe gazit (2006) atij gjigandi pune dhe veprimtarie gjeologjike e teknologjike që i solli vendit rreth 500 milionë tonë rezerva nafte dhe mbi 10 miliardë metër kub gaz natyror që i dhanë ekonomisë drejtpërdrejt rreth 55 milion tonë naftë dhe disa miliarda metër kub gaz natyror, zhdukje që erdhi natyrshëm pas shndërrimit të tij në një institucion me financime vetëm nga buxheti i shtetit, që i detyroi shumë nga specialistët e zotë t’ia mbathin jashtë shteti e ca, të hyjnë në marrëveshje të jashtëligjshme me investitorët e huaj, duke braktisur interesat e vendit për interesa të tyre.

Ja pra, pas 25 vitesh të ekonomisë së tregut, MEI, kujtohet për të formuluar një ligj për licensimin individual të  punës në naftë, kur ka dhjetëra vite që është kërkuar dhe nuk është bërë.

Vazhdojmë më tej:

2) Çfarë janë Liçensat tashmë të vendosura për t’u shpërndarë?

Katër faqe vendimi  dhe dy anekse shpjeguese në dhjetë faqe, mundet të paraqiten fare shkurt në një tabelë të thjeshtë, me bindjen që gjërat dalin më të qarta:

Dhe vijmë konkretisht:

1) Çfarë kuptohet me termin “Lëndë Hidrokarbure” (LHK)?

E dini se per çfarë bën fjalë liçensa tuaj?

 

 

 

2) Termi “Kërkim i LHK” çfarë përmbledh?

Sipas specialitetit, kërkimi i HK, është proçesi më kompleks dhe një bashkëpunim i dhjetëra disiplinave të shkencave të gjeologjisë (rilevim, sedimentologji etj etj.), gjeofizikës, gjeokimisë, fizikës, elektronikës, informatikës etj etj, secila prej tyre me aftësi zgjidhëse të përcaktuara mjaft qartë dhe me zhvillime krejt të pavarura nga njera tjetra. Kërkimi i naftës dhe gazit, është një proçes sinergjik, rezultat i vërtetimit të pranisë së të paktën dhjetë faktorëve kyç, (për secilin specialitet i veçantë) dhe rezultati do të jetë pozitiv vetëm kur të dhjetë faktorët kanë probabilitetin të barabartë me 1dhe kur të dhjetë specialistët pjesëmarrës vlerësohen krejtësisht me aftësinë maksimale zbuluese?

Dhe  që këtu, a mund të ofrohet liçensë individuale për kërkim të LHK?

3) Pas vlerësimit të pranisë së dhjetë faktorëve kyç dhe aftësisë, me probabilitetin përkatës, por asnjëherë në vlerën 1,  vendoset në se do shpohet apo jo një ose disa puse kërkimi. Riskun e zbulimit, e merr Financuesi i kërkimit, i cili në asnjë rast nuk ndodh të investojë me mendimin e një të liçensuari nga ky vendim që kemi përpara.

4)Ende nuk dimë, (sipas tabelës kategoria e dytë) në se bëhet fjalë për prodhim nafte apo karburantesh. Në rastin e karburanteve çfarë do të zhvillohet? Ndërsa pas zbulimit të një grumbullimi të LHK (naftë&gaz), kalohet në fazën e zhvillimit të zbulimit të sapo kryer, ku zakonisht shpohen puset e zhvillimit por ende nuk kalohet në fazën e prodhimit. Si të thuash, asnjë prodhues nuk mund të bëjë shpenzimet përkatëse për ngritjen e kantierit të prodhimit (nxjerrjes), pa qenë i bindur për suksesine fazës së zhvillimit. Dhe këto, janë teknika që përkojnë me kërkimin dhe nuk kanë të bëjnë me prodhimin e naftës apo gazit. Pastaj,

5) Vijmë te kategoria e tretë, Përpunimi i LHK. Në specialitetet e naftës, me termin përpunim kuptojmë proçesine  nxjerrjes së rezervave të naftës apo gazit në mënyrën më efektive, dmth, teknologjinë që siguron nxjerrjen maksimale të rezervave të naftës, me koston më të ulët dhe ky është një proçes që bazohet mbi projekte shkencore. Por jashtë specialiteteve të nxjerrjes së naftës, përpunim i naftës quhet edhe proçesi i veçimit të produkteve të naftës, karburante etj, që bazohet në shkencën e kimisë së naftës,  ose shkencës së Kimisë Organike. Fusha, që nuk kanê të bëjnë fare me njera tjetrën.

6) Së fundi, po! Transportohen si nafta bruto, si gazi shoqërues apo në gjendje natyrore, po ashtu edhe të gjithë llojet e karburanteve. Për kë është fjala? Ndryshojnë  shumë njeri nga tjetri si teknika transporti, masa sigurimi, etj etj. Nuk ka specialist që të dijë të bëjë të dyja veç pompistëve. Kështu trajtohet edhe tregëtimi. Përfshihen shitjet në karburante apo të lëndës së parë bruto, naftë dhe gaz?

7) Por cilat janë liçensat për secilën kategori? Janë përdorur terma dhe emërtime kurrë të pa dëgjuara në punët e naftës. Megjithatë, në kërkim, zhvillim dhe prodhim të naftës dhe gazit, midis nesh, kemi përdorur termin “projektues” por jo si kategori punësimi. As bëhet fjalë për emërtimin “Mbikëqyrës” në fushën e naftës dhe gazit përveç “Këshillave Mbikëqyrëse”. Aq më pak Kolaudues, Monitorues etj.

8) Dhe “nderi” që i bëhet punës së  “Drejtuesi Teknik”, i cili me këtë katrahurë emërtimesh do t’i duhej të bënte gjithçka.

9) Dhe e fundit  që pas gjithë kësaj rrëmuje termash dhe kategorish Komisioni Vlerësues, drejtohet nga MEI, me katër “specialistë” që kanë njohuritë që sapo treguam dhe kur ata që normalisht e kanë për detyrë të shpjegojnë terma dhe kategori, të paktën për naftën dhe gazin, Fakulteti i Gjeologjisë kanë vetëm një dhe atë e vendos Rektorati i Universitetit Politeknik të Tiranës (bashkësi e të paktën 5 fakulteteve),  AKBN, bashkësi specialistësh edhe nafte vetëm një, një nga Universiteti i Tiranës (bashkësi me mbi pesë fakultete të ndryshëm), dhe çuditërisht “dy ekspertë hidrokarbur” (nga dalin këta)?

Ja pra katrahura e këtij vendimi por që e sigurtë është se autorët nuk njohin as industrinë e naftës dhe as atë të përpunimit (rafinimit) të naftës apo industrinë kimike të prodhimit të karburanteve.  Me sa duket, nuk kanë pasur rastin të jenë as studentë të Fakultetit të Gjeologjisë e të Minierave por as edhe studentë të Fakultetit të Shkencave të natyrës, të Degës së kimisë industriale. Të dy grupimet, janë me shumicë në tregun e punës. Dhe presim reforma e suksese që nga kjo degë e rendësishme e industrisë nxjerrëse dhe përpunuese e naftës dhe gazit, populli të përfitojë maksimumin e mundshëm. Para investitorëve të huaj për naftën, kemi ende shumë potenciale, përvojë dhe përkushtim njerëzor të pa shfrytëzuar brenda vendit e që pa dashur vegjetojnë..

Ja pra! Kjo është përgatitja e specialistëve të MEI, të cilët po drejtojnë hidrokarburet prej mbi pesëmbëdhjetë vite. Ky është edhe besimi i tepëruar i Ministrit dhe Kryeministrit mbi këtë administratë. Këta specialistë që kanë formuluar Projekt Vendimin do të fyenin edhe  pak studentët e dobët të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, që as është përmendur gjëkundi.

14 komente në “Katrahura e një vendimi për lejet profesionale në fushën e hidrokarbureve”

  1. Ora zoti FOTO, se je dhe burre ne moshe e me mje barre mend e pervoje, cfare flet e shkruan!?
    Harrove se celiku dhe qymyrguri qendrojne ne themelet e para, te vitit 1950, te BE.
    Si mund te lihet sot nafta, hidrokarburet, ne duart e lloj-lloj popujve te pagdhendur te Ballkanit, apo te periferise se Europes?
    Nafta duhet ne Bruksel per te ngrohur burokratet e BE, ose teroristet e Trojkes, sipas grekut Cipras, Varufkaqisit etj., dhe qe andej me pikatore t’u ndahet anetareve te BE. Etj. Paraj sjell parane.
    Ndryshe nuk hyn ne BE, as ne oborr e jo me brenda te zyrat ku lindin, perpunohen teorite dhe peraktikat e luftes kunder terorrizmit Grek.
    Ore Foto, ha pensionin se ta marin edhe ate e ta djegin per te krijuar energji, e cila u duhet veturave te … . Ne demokraci jemi.

    1. arbana says:

      O Ti moj Ilirjana se pari lexoje me trute ne koke artikullin perpara se te japesh opinionin tend personal. Ai Zotni qe ka shkruar artikullin eshte nje profesionist ne fushen e tij dhe per me shume eshte nje SHKENCETAR. Mos bej komente alla shqiptaresh qe duan te fusin hundet gjithandej me pershtypjet e tyre. Eshte me mire te kuptosh qe Shqiperia ka rene ne duar hajdutesh bashke me te gjithe industrine e saj hidrokarbure. Kete besoj se e kupton. Hesht me mire kur s’kupton thelbin e nje artikulli, mos jep mend se kush eshte BE. Meru me mire me profesionin tend, kur s’njeh mire ate qe te tjeret kane sakrifikuar jeten per vendin. Ti fjalen sakrifice nuk e njeh.

    2. Zeni says:

      Ilirjana, futi ndonje canak me pershesh e mos ha mut te futish hundet ne keto pune qe s’merr vesh. Hajd pirdhu! Mbeturine…

  2. Partizani says:

    Ka shume te drejte autori i shkrimit te mesiperm!
    Prej 25 vjetesh nuk qeverisin te ME TE AFTET PROFESIONALISHT,ME TE MENCURIT,ME GUXIMTARET etj,por antaret e BANDAVE POLITIKE qe mbushhin partite gjoja politike per te GRABITUR PASURITE KOMBETARE TE Shqiperise!!
    Ndjej PERBUZJE per hartuesit e ketii VKM-je dhe kryeministrit qe ka caktuar militantet zorraxhinj ne krye te puneve e jo PROFESIONISTET!!!
    Sic kane vepruar me hidrokarburet,po ahtu kane vepruar edhe me ligjet per SIGURIMET SHOQERORE TE USHTARAKEVE!!!
    Qe nga viti 1991 kur doli STATUSI I USHTARAKUT asnjehere nuk eshte zbatuar sepse pas tij kane dale ligje,VKM dhe urdhera e udhezime te hapura e te fshehura,GJITHMONE NE KUNDERSHTIM ME KUSHTETUTEN qe kane hedhur poshte ate!
    Edhe nje agronom apo elektricist me shkolle te mesme e kupton se me PENSIONET E ISH USHTARAKEVE eshte bere BATERDIA,pervec kryeministrave dhe presidenteve te Shqiperise!
    Kur ligji nr.8087/1996 ishte ne fuqi,per SIGURIMET SHOQERORE TE USHTARAKEVE askush nuk e zbatoi per 3 vjet rresht dhe na lane pa asnje lek pension,veprim sa anti kushtetues dhe KRIMINAL i qeverive Berisha dhe Fatos Nano!
    Ka dy vjet Edi Rama qe na mashtroi per pensionet dhe u tall duke propaganduar te ashtuquajturen REFORME TE PENSIONEVE!!!
    Mire vete nuk merr vesh nga jurisprudenca kryeministri,po keshilltare juridike,mos ka marre nga ata te plepave qe nuk dine t’i tregojne te verteten??
    Dhe pastaj nxjerr MUFKA se usdhetoka naten me taksiste per te mesuar per halklet e popullit!!
    TURPI E MBULOFTE qe pranon hapur se ADMINISTRATA E TIJ ESHTE PER TE MBLEDHUR KANOCE!!!
    Te gjitheve ua fali Edi Rama GJOBAT,qe nga bizneset,kamat vonesat e dritave etj,ndersa ne ish ushtarakeve na mbajne nga 20% te pensionit mujor ne menyre te kunderligjeshme!
    QEVERISJE FASHISTE eshte edhe kjo e Rama-Meta njelloj si krye banditi Berisha!!!

  3. Partizani says:

    Ka shume te drejte autori i shkrimit te mesiperm!
    Prej 25 vjetesh nuk qeverisin te ME TE AFTET PROFESIONALISHT,ME TE MENCURIT,ME GUXIMTARET etj,por antaret e BANDAVE POLITIKE qe mbushhin partite gjoja politike per te GRABITUR PASURITE KOMBETARE TE Shqiperise!!
    Ndjej PERBUZJE per hartuesit e ketij VKM-je dhe kryeministrit qe ka caktuar militantet zorraxhinj ne krye te puneve e jo PROFESIONISTET!!!
    Sic kane vepruar me hidrokarburet,po ashtu kane vepruar edhe me ligjet per SIGURIMET SHOQERORE TE USHTARAKEVE!!!
    Qe nga viti 1991 kur doli STATUSI I USHTARAKUT asnjehere nuk eshte zbatuar sepse pas tij kane dale ligje,VKM dhe urdhera e udhezime te hapura e te fshehura,GJITHMONE NE KUNDERSHTIM ME KUSHTETUTEN qe e kane hedhur poshte ate!
    Edhe nje agronom apo elektricist me shkolle te mesme e kupton se me PENSIONET E ISH USHTARAKEVE eshte bere BATERDIA,pervec kryeministrave dhe presidenteve te Shqiperise!
    Kur ligji nr.8087/1996 ishte ne fuqi,per SIGURIMET SHOQERORE TE USHTARAKEVE askush nuk e zbatoi per 3 vjet rresht dhe na lane pa asnje lek pension,veprim sa anti kushtetues dhe KRIMINAL i qeverive Berisha dhe Fatos Nano!
    Ka dy vjet Edi Rama qe na mashtroi per pensionet dhe u tall duke propaganduar te ashtuquajturen REFORME TE PENSIONEVE!!!
    Mire vete nuk merr vesh nga jurisprudenca kryeministri,po keshilltare juridike,mos ka marre nga ata te plepave qe nuk dine t’i tregojne te verteten??
    Dhe pastaj nxjerr MUFKA se udhetoka naten me taksiste per te mesuar per hallet e popullit!!
    TURPI E MBULOFTE qe pranon hapur se ADMINISTRATA E TIJ ESHTE PER TE MBLEDHUR KANOCE!!!
    Te gjitheve ua fali Edi Rama GJOBAT,qe nga bizneset,kamat vonesat e dritave etj,ndersa ne ish ushtarakeve na mbajne nga 20% te pensionit mujor ne menyre te kunderligjeshme!
    QEVERISJE FASHISTE eshte edhe kjo e Rama-Meta njelloj si krye banditit Berisha!!!

  4. Haki Rrokaj says:

    Prof Gjergji ,Ju keni plotesisht te drejte .Fatkeqesia eshte, se naftes dhe gazit i eshte vene kazma qysh 21 vite me pare ,politikanet dhe nje pjese e “naftetareve ” qe u bene politikane ,nuk ishin as naftetare e as politikane por vetem disa interesaxhinj dhe perfitues spekullante politike te cilet “kurre nuk vune nje tulle “ne keto 25 vite vetem i hoqen asaj dhe sot nafta dhe gazi i thençin jane ato qe kemi thene e sterthene kudo por qe askush kurre nuk ka degjuar por kane bere veshin e shurdher dhe qorrin per ate ku e degdisen kete industri Kusshdo prej tyre kurre nuk e trajtuan ,nuk mbajten pergjegjesi dhe nuk i sherbyen naftes dhe gazit si sherbetore te popullit qe u besoi drejtimin politiko administrativ duke e njohur ate si prone e te gjithe shqiptareve nga jugu ne veri dhe nga lindja ne perendim ,banore ne Shqiperi apo emigrante ,njerez qe kane vdekur dhe te tjere qe sot jane gjalle ,por e trajtuan si nje plaçke te rendomte qe mund te loznin ,te eksperimentonin ,ta vidhnin e grabisnin dhe sot e kesaj dite pa pergjegjshmerisht te bejne sikur bejne ligje apo vendime .Une nga tabela qe ju keni paraqitur ne shkrimin Tuaj po trajtoj me nje fraze te veteme vetem fushen e transportit dhe te grumbullimit e ruajtjes ,gjykoj se me pasaktesisht dhe cektesisht se kaq nuk mund te behet ,kjo fushe do te mjaftonte te citoja si shembull te njohur per publikun vetem fazet e T:A:P ,nga studimi,projektimi ,vleresimi ekonomik ,mjedisi e mpleksjen e disa specialiteteve ,si mekanik ,hidraulik ,automatizim matje ,mjedis etj etj do te mjaftonin te kuptohej vetem transporti igazit ,po lendet e tjeran hidrokarbure .brut dhe te perpunuara sa do te kerkonin te specifikoheshin e sqaroheshin….Une do te sugjeroja kedo qe nuk e njeh rrugen per naften ,gazin dhe strukturat e tyre te lexojne me shume tek : htpps//naftetari.wordpress.com,apo po aty https://naftetari.wordpress.com/probleme-per-naften-dhe-gazin-sot/

  5. jorgji says:

    Kolegu Gjergji Foto,ka plotesisht te drejte,ne cdo fjale qe thote.Madje,nuk eshte hera e pare qe diskutojme,edhe ne organet e shtypit,per keto e per probleme te tjera te ngjajshme,qe lidhen me shkaterrimin sistematik e me dashje,qe i eshte bere industrise se naftes, te cilen vitet e pas 1990,e gjeten ende ne nje nivel te larte. Grushtin e fundit e dhane me shkaterrimin e qendres se shkences se naftes,Institutit te naftes e te gazit dhe per pasoje,shitjes individuale te materialeve,qe deri ne ate kohe konsideroheshin sekrete shteterore,te studimeve per cdo pellembe te nentokes shqiptare,te stu
    dimeve per teknologjine e shpimeve e te shfrytezimit te vendburimeve te naftes e te gazit si dhe te tere anekseve te domosdoshme te kesaj industrie.Keto sollen shperndarjen e specialisteve te shkelqyer te naftes,te te gjitha profileve,ne te gjitha anet e botes.Kontratat skllaveruese,qe u lidhen me kompanite e huaja,jane te tilla,sa per paaftesi dhe sa per perfitime personale te atyre qe kane perfaqesuar palen shqiptare dhe sot ky lemsh nuk mund te zgjidhet pa dhembje dhe pa kurajo e patriotizem!Por,absurdi eshte,sic e thekson kolegu im i nderuar,Gjergji,qe mund te jepen licensa personale per projektime pusesh apo vendburimesh,per shfrytezimin apo per transportin,sikur keto terma te ishin godina banimi 3 apo 4 katshe dhe projektime te mekanizmave te shjeshta!Ndaj,jo vetem qe nuk i u heq asnje presje, atyre qe thote Profesor Gjergji,por e mbeshtes plotesisht dhe i bej thirrje Ministrit te linjes,qe ta terheqe menjehere kete VKM dhe, ne se duan te shendoshin gjendjen e te mos behen qesharake,te vene para pergjegjesise ata qe e kane bere kete katrahure dhe te mendohen mire para se te vendosin specialiste te mirefillte,ne pozicione te tilla dhe jo militante apo cunake qe dine vetem te perdorin kompjuterin dhe qe kane mesuar gjuhe te huaja!Ne fund te fundit,historia nuk fal kerkend,sic nuk ka falur edhe ata drejtues qe kane mbetur proverbiale me paaftesine dhe injorancen e tyre!Le te kujtojme thenien lapidar,qe i kushtohet nje prefekti te paafte: ”Korcen kerkove,Korcen te dhane,dhjeve edhe Korcen,sic dhjeve Beratne!””

  6. Zeni says:

    Na pelqen a s’na pelqen, kjo eshte situata qe e ben te qarte ky shkrim i argumentuar i prof. Gjergji Fotos.

  7. Gelev says:

    Përgëzime Gjergji! Si koleg i vjetër, të falenderoj për guximin dhe kompetencën profesionale që pasqyrohet në këtë shkrim. Ke mbështetjen tonë pa kursim koleg i dashur!

    1. teodor says:

      O Genc! Edhe une e mbeshtes ashtu si edhe ti. Po, a e mban mend Jovan Bregun? “E tha, ore e tha. Po kujt ja tha?”

  8. vladimiri says:

    profesor Gjwergji ka te drejte per mangesite por si hera e pare tabela me fushat e licewnsimit do te plotesohet me sugjerimet tuaja fer fusha dhe aktiviutete te papasqyruara ,por megjithate nga hiçi e pranojme kete license personale profesionale,sipas profesioneve te naftetareve tane.deri tani ne kemi qene te shternguar te vleresohemi nga komisione jashte ministrise tone tek ajo e puneve publike brenda aktiviteteve te hidraulikes.qe ne vitet 90 ne e kemi ngritur ne ministrine tone kete shqetesim dhe kjo u zvarit deri me sot. tabela e hartuar me aktivitetet e licenimit eshte teper e ceket,por nuk eshte pa gje fare.te gjithe neve mund ta gjejme veten ne nje aktivitet hidrokarbur te tabeles.prandaj profesor Gjergji mos u merzit se ke piken a).

  9. I nderuar Prof. Gjergji,

    Duke ju falenderuar per artikullin tuaj, ju lutem gjeni me poshte disa komente:

    1. Qëllimi i përgatitjes së këtij Vendimi është që në zbatim të kërkesave të pikës 5 të nenit 4 të ligjit Nr. 9946, datë 30.06.2008, “Për Sektorin e Gazit Natyror”, të ndryshuar, të përcaktojë kushtet dhe kriteret por edhe procedurat për pajisjen me certifikatën e lejes profesionale të personave fizikë ose juridikë që realizojnë veprimtari studimore-projektuese dhe zbatuese në fushat e sektorit të burimeve hidrokarbure.

    2. Përveçse detyrimi për përgatitjen dhe miratimin e këtij Vendimi është një detyrim ligjor, që i referohet kërkesave të ligjit cituar si më sipër, ky vendim përbën edhe një domosdoshmëri konkrete në situatën aktuale jo vetëm sepse tashmë aktiviteti dhe administrimi privat është shtrirë pothuajse në krejt sektorin e kërkim-prodhimit të hidrokarbureve dhe po ashtu edhe në sektorët e përpunimit, transportimit, depozitimit, tregtimit dhe përdorimit të burimeve energjetike hidrokarbure, por gjithashtu në këto sektorë janë përfshirë gjerësisht edhe kompani dhe investitorë të huaj dhe janë zgjeruar lidhjet e vendit tonë në kuadër rajonal dhe më gjerë, duke perfshire dhe projektin TAP.

    3. Të gjitha këto aktivitete e kanë domosdoshmëri angazhimin e specialistëve dhe ekspertëve të fushës të sektorëve të burimeve energjetike hidrokarbure me certifikatën e lejes profesionale në fushat përkatëse, të cilët do të angazhohen si persona fizikë ose juridikë në veprimtaritë studimore-projektuese dhe/ose zbatuese në fushën e veprimtarisë hidrokarbure.
    Veprimtaria studimore, projektuese e zbatuese për sektorin hidrokarbur merr një rendësi të veçante në stadin aktual të zhvillimit të këtij sektori. Nevoja e rritjes se profesionalizmit dhe aplikimi i teknologjive të reja bashkëkohore në këtë sektor kërkojnë medoemos përfshirjen e personave të kualifikuar për burimet energjetike hidrokarbure të disa fushave si ato të gjeologjisë, gjeofizikës, shpimit të puseve, teknologjisë së prodhimit, përpunimit, transportimit, depozitimit dhe tregtimit, përdorimit të lëndëve/burimeve hidrokarbure, ekonomisë energjetike, etj. Veprimtaria hidrokarbure është një veprimtari komplekse për vetë diversitetin e lëndëve hidrokarbure, formacioneve gjeologjike depozituese të hidrokarbureve, si dhe kushteve shume të ndryshme tekniko-teknologjike të zhvillimit dhe shfrytëzimit të vendburimeve hidrokarbure.

    4. Në përgatitjen e këtij Vendimi është patur në konsideratë edhe eksperienca e fituar gjatë dy-tre viteve të fundit në një sektor të përafërt, të përfshirë gjithashtu në kuadër të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë (MEI), sikurse është sektori minerar, ku është duke u zbatuar VKM nr. 441, datë 16.6.2011, “Për miratimin e kushteve të certifikimit e të licencimit, të dokumenteve shoqëruese, të afateve të vlefshmërisë dhe të procedurave të shqyrtimit të kërkesave, për licencimin e veprimtarisë studimore-projektuese në veprimtarinë minerare”. Po ashtu është patur në konsideratë edhe praktika dhe procedurat që ndiqen në rastin e dhënies së certifikatës për ekspertë të vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe për auditim mjedisor.

    5. Vendimi është hartuar nga strukturat e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, ne bashkepunim me AKBN, Albpetrol dhe IQT. Gjithashtu theksoj se vendimi ka marre miratimin e Ministrisë se Drejtësisë, Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si dhe Ministrisë se Financave.

    Duke theksuar se me kete Vendim realizohet roli rregullator i shtetit në sektorin hidrokarbur, jam i hapur per bashkepunim me kedo qe mund te kontribuoje ne permiresimin e kuadrit ligjor ne sektorin hidrokarbur.

  10. Gjergji says:

    Të dashur lexues të shkrimit !
    Ndihem i nderuar nga komentet tuaja në gazetën “Tema online” dhe FB. Qysh nga viti 1951 (9-të vjeçar), jam rritur në Kuçovë dhe nga viti 1960, kam filluar punë në Marinëz. Më pas, pas përfundimit të shkollës lartë, kam qenë me fat që duke filluar nga Marinza, kam kaluar shumicën e kantiereve të naftës, Ballsh, Patos etj dhe në dy Institutet e Naftës. 27 vitet e fundit, deri në vitin 2011, atë përvojë u a kam transmetuar studentëve të mi të cilët janë me qindra. E pranoj se jam formuar në mjedisin e naftëtarëve të thjeshtë e të mrekullueshëm, të përkushtuar dhe të sakrificës deri ekstreme dhe e ndjej detyrim madhor për të mbrojtur e propaganduar këtë potencial të jashtëzakonshëm natyror, të mirëqenies dhe zhvillimit, por edhe përvojën njerëzore lidhur me të. Nuk mund të besoj se këtë vend, e duam vetëm ne, të vjetrit dhe pensionistët.
    Ndonjë nga komentet, duket se është keqkuptuar nga të tjerë për shkak të ironisë së shprehjes. Shpresoj që ironizuesi të mos jetë mërzitur. Falënderoj veçanërisht Drejtorin e Drejtorisë së Hidrokarbureve z. Dritan Spahiu, për komentin që ka bërë, e që për mua, është shënjë e parë e ndjenjës së përgjegjësisë për detyrën e rëndësishme. Të gjithë duhet të mësojmë që ta kryejmë detyrën sa më mirë, duke shfrytëzuar të gjitha burimet e përvojës sonë e të huaj, në të mirë të njerëzve tanë.
    Besoj se kam shpëtuar nga “litari i varur”, mbi kokat tona i para viteve ’90, sepse thjesht e kurdoherë kam thënë atë për të cilën kam qënë i bindur, e për këdo që kam pasur përpara!
    Faleminderit të gjithëve, pa përjashtim!

  11. Petriti says:

    Pergezoj Prof. Gjergjin per shqetesimin e paraqitur me shume qartesi dhe kompetence.
    Ky reagim kaq i forte tregon se administrata nuk ka ditur te terheq mendimin e specialisteve; nuk eshte fjala per te bere mbledhje si dikur, por te gjenden forme qofte me flete ankete apo intervista, ne menyre qe te reflektohet mendimi i njerezve kompetente

    Prof. Gjergji jo vetem qe eshte kompetent ne kete fushe por eshte dhe nje qytetar me ndjenje te larte pergjegjesie; shpresoj qe shqetesimi dhe mendimet e tij te mos bien ne vesh te shurdher

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje