Nafta sërish drejt çmimit historik, edhe pse çmimi në bursa nuk është rritur

6 Korrik 2015, 15:31Ekonomia TEMA

Çmimi i karburanteve në tregun vendas po u rikthehet sërish rekordeve të së shkuarës, duke iu afruar niveleve të larta historike.

Në pikat me pakicë, nafta u shtrenjtua sërish ditët e fundit duke cekur nivelin 187 lekë për litër, ndërsa benzina po kuotohet me 188 lekë për litër, raporton TCH.

Jashtë kamerave, tregtarët thonë se shkaku për rritjen e fundit është forcimi i dollarit dhe ecuria e çmimit në bursë, edhe pse të dhënat nga BBC tregojnë se të paktën në dy muajt e fundit çmimi i karburanteve në tregjet botërore ka qenë i pandryshuar.

Ndërkohë që ditët e fundit, për shkak të thellimit të krizës greke ai, po ulet me ritme të shpejta. Në tregun vendas, çmimi i naftës shënoi nivelin më të ulët në fillim të shkurtit, kur në disa pika me pakicë ra deri në 165 lekë për litër.

Por, pas kësaj kohe kurba e çmimit ka qenë vetëm në rritje dhe sipas të dhënave, krahasuar me shkurtin, ato janë shtrenjtuar me rreth 13.5 për qind. Për shkak të taksimit të rëndë dhe ngurtësisë së tregut, Shqipëria mbetet një nga vendet me çmimin më të lartë të karburanteve në Europë.

Madje, sipas “Global Petrol”, me çmimet aktuale, nafta në Shqipëri kushton më shtrenjtë edhe se në shumë vende të pasura, si Franca, Gjermania, Belgjika apo Austria, ku të ardhurat për frymë janë disa herë më të larta.

6 komente në “Nafta sërish drejt çmimit historik, edhe pse çmimi në bursa nuk është rritur”

  1. Monopolet, BE, dhe Greqia kunder BE te Monopoleve.
    Ristrukturimi i borxhit grek, etj., te prodhoje te mira materiale per te varferit – jo per te mbushur xhepat e monopoleve. etj.
    Ky eshte thelbi i politikave terroriste te BE – qe i kundershton Greqia.
    Nje nder ato eshte edhe monopoli i karburanteve, ose shteti i Naftes.
    BE filloi veprimtarine e vet, disa dekada me pare,me … dhe qymyrgurin.

    1. XB says:

      Shqiperia eshte ne duart e MAFIA-s,Rama dhe Saliu jane tjesht marionetat e tyre!

      Populli shqiptar fle gjumin e perjetshem!!!!!!!!!!!

  2. Spartaku says:

    I QIFSHA ROPT DHE MALLKUAR QOFT KETA NJEREZ NE PUSHTET DUKE FILLUAR NGA EDI RAMA DHE TE GJITHE ME RADHE…..FASHISTET E NDYRE

  3. Kacı says:

    Kush t’a qendroje ngrıtjen e cmımıt?!!!. Nafta ne Bote eshte nen 60 USD per fucı, ketu 2 dollar per lıter….monopolı ı karburanteve, my ASS…..

  4. alti says:

    Shteti eshte rregullator i tregut , ne raste te abuzimit . Pyetja eshte, si ka mundesi qe Shqiperia si vend prodhues i naftes , qe ka standartin e jetes me te ulet ne Europe, te kete cmimet me te larta ne se kudo. Une fajin e gjeje tek struktura ekonomike e ketij tregu , qe vepron plotesisht si monopol . Mos ka ardhur koha qe te kete nje kompani shteterore ne treg per te konkuruar keto kompani zot te cmimit ne tregun shqiptar ,ashtu sic ndodhi me tregun e sigurimeve ku nderhyri kompania shteterore INSiG qe uli cmimin . Privatizimi total i ekonomise , me bekimin e Bankes boterore dhe FMN , na ka cuar ne kkete pabarazi shoqerore dhe ekonomike ,ku boset privat po i marrin frymen shqiptarit ,duke e perdorur si skllav te tregut. Z.Rama ti kerkoj llogari instancave shteterore pergjegjese , ne lidhje me kete abuzim qe ndodh ne sektorin jetesor te tregut te karburanteve . Monopolet kudo po i shkaterrojne ekonomite e vendeve perkatese . Turp ku kemi arritur . Ahmetaj te japi llogari per ate qe po ndodh ne kete sektor .

  5. Din gje per keto Koqo Kokdhima ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje