Sejko-Rokanas
Guvernatori Gent Sejko garantoi Ambasadorin grek në Tiranë Rokanas se Banka e Shqipërisë do të ofrojë mbështetje të plotë për bankat me kapital grek dhe theksoi se zgjidhja e krizës greke është në të mirë të të dyja vendeve.
Guvernatori Sejko ka diskutuar me ambasadorin grek në Shqipëri në një takim të zhvilluar dje në ambientet e bankës.
“Banka e Shqipërisë shpreson që në të ardhmen e afërt bankat shqiptare me kapital grek do të kthehen përsëri në parametrat historikë në lidhje me kreditimin e ekonomisë”, tha Sejko
Guvernatori theksoi se Greqia përbën një partner tregtar të rëndësishëm për Shqipërinë dhe shprehu besimin e tij se populli grek do të gjejë forcat për të kapërcyer këtë moment të vështirë.
Më tej, Sejko, e njohu Ambasadorin e Republikës së Greqisë në Tiranë, me rolin e rëndësishëm që luajnë bankat shqiptare me kapital grek në sistemin financiar shqiptar.
Këto banka, për më shumë se dy dekada, kanë qenë aktorë të rëndësishëm në mobilizimin e kursimeve të popullatës dhe kanalizimin e tyre në financimin e ekonomisë. Aktualisht, ato gëzojnë gjendje të shëndoshë financiare, likuiditeti dhe kapitalizimi.
Ambasadori Rokanas vlerësoi rolin e rëndësishëm të bankave shqiptare me kapital grek, duke nënvizuar se Greqia ka qenë vazhdimisht për vite investitori i parë i huaj në Shqipëri, si dhe një faktor nxitës i ekonomisë së vendit.
Greqia ka qenë një mbështetëse e fortë e përpjekjeve të Shqipërisë për të krijuar një mjedis të shëndetshëm biznesi, për të tërhequr investime të huaja të mëtejshme, për të forcuar rritjen ekonomike të vendit, e për rrjedhim, për të siguruar prosperitet më të madh në Shqipëri.
Në këtë kuadër, Ambasadori Rokanas, përgëzoi punën e bërë dhe mbështetjen e Bankës së Shqipërisë në drejtim të ruajtjes dhe garantimit të sistemit financiar në vend.
Morr ske faj ti, se nuk i ke provuar te mirat e popullit grek me fshesa e terror psikologjik, vrasje neper kanale, e trafikime femijesh.
Po ky ç’merret me jevgjit? Ata kane ardhur te perfitojne ndonje kothere!
Zoti Guvernator i Bankes se Shqiperise,
Ç´pune ka ambasadori grek Rotkanas me bankat “bija” ne Shqiperi ??
Ju shpjeguat dje se “bijat” ne Shqiperi jane plotesisht te pavarura nga bankat “mema” ne Greqi !!
Pse beni ne kurriz te depozituesve, 1 loje me 2 shpjegime, 1 loje me 2 porta !!
dje zoti minister tha qe bankat greke jane ne karantine dhe nuk lejohet te rrjedhe kapitali drejt greqise
kush nuk e kupton kete mase me fjale te thjeshta… kto banka jane ne burg dhe skane liri
pra si mund te mbeshtesesh nje te burgosur???????
qe shqiptaret te jene te sigurte dhe mos perseritet 97-ta te heqin llogarite nga keto banka gjersa keta te bsh-se te mesojne te flasin thjeshte qarte dhe pa dredha
greket jan jo si hajvanet shqipkare ,
ata shfrytezojn gjithcka qe i dhuron momenti ,
dhe ja ,momenti shumpritur erdhi ,
sejko u vendos roje i bankes kombetare .
grekut ju ngrit mendja dhe mendoj qe
vjedhja e radhes nuk eshte me ne duart e politkenve shkerdhata shqiptare ,
por ne tonat .
krisma ka plot ,ne cdo kohe ,por pyetja eshte ,
se kush tjeter vec shurdheve i degjon ato ?
Un mendoj se vendosja e sejkos ka qen nji dakordim i politkes shqiptare
me ate greke .
duhet dhene shnaci njiher e grekeve me bastis banken shqipkarve ,
ne njihemi per mikrpitje me fqinjet
Administrata Shqiptare dhe Drejtusit e saj vuajne nga semundja e inferioritetit.Kjo eshte nje semundje e vjeter e trasheguar te pakten nga koha e Monizmit.Siptoma e pare e kesaj semundje eshte mungesa e Personalitetit,vazhdo me varferi Profesionale dhe servilizem.Guvernatori Sejko duhet tì largohet KULACIT politik dhe te mbroje hapur interesat e Popullit dhe Bankave Shqiptare.Vecanerisht Politika e huaj duhet mbajtur larg nga interesat jetike Shqipetare.INERESI KOMBETAR MBI TE GJITHA.!
Po greket te kishin nje banke shqipetare do e mbeshteste guvernwtori grek? Te pakten mos e deklaroje ky FULlANI ri