Kriza greke, Sejko urdhër bankave: Asnjë lekë të mos dalë jashtë Shqipërisë

1 Korrik 2015, 17:17Ekonomia TEMA

Menjëherë pas nisjes së rëndimit të situatës ekonomike në Greqi, Banka e Shqipërisë ka lëshuar një urdhër ku ndalon që bankat tregtare që operojnë në Shqipëri të transferojnë qoftë edhe 1 lek te mëmat e tyre.

Guvernatori Genti Sekjko, tha në një konferencë për mediat se deri tani sistemi është i mbrojtur dhe bankat greke që operojnë në Shqipëri nuk kanë çuar para jashtë.

Kemi lëshuar nje urdhër ku kemi kufizuar çdo lloj transferimi kapitali apo likuiditeti ndaj mëmave, dhe deri tani nuk është çuar asnjë para drejt atyre”, tha ai.

Megjithatë, ndryshe nga optimizmi i qeverisë se kriza greke dhe dalja e mundshme e saj nga zona euro nuk do të ndikojë shuam në Shqipëri, guvernatori Sejko u tregua më me këmbë në tokë, kur tha se rritja ekonomike e këtij viti do të jetë më pak se pritshmërinë që kishte Shqipëria  ne muajt e parë:

“Nese del për Greqinë skenari negativ do të ketë efekt në ekonomi, ne kemi rishikuar në ulje rritjen ekonomike, por rritje të ekonomisë do të ketë, dhe pse më pak sesa shpresonim”.

Sejko siguroi qytetarët se Këshilli Mbikëqyrës po monitoron në çdo kohë situatën në shtetin fqinj dhe është gati të marrë vendime dhe masa sipas rrjedhës që do të marrin ngjarjet në Greqi:

“Po monitorojmë situatën greke dhe ne vijim do te rishikojmë pritshmërie dhe skenarët per ekonominë shqiptare, do te marrim veprimet e duhura per te ndërhyre”.

Pesha e bankave me kapital grek ka rënë nga viti në vit. 3 banka të cilat janë filale greke dhe operojnë tek ne, zënë 15 % të tregut bankar.

9 komente në “Kriza greke, Sejko urdhër bankave: Asnjë lekë të mos dalë jashtë Shqipërisë”

  1. Bravo says:

    Financier I mire eshte ai qe I delperpara problemeve jo pret te ndodhin e pastaj te mare masa.Jo si ai I pari qe kishte parimin ti leme nenpunesit te vjedhin keshtu qe nuk meret vesh sa kemi vjedhur ne…

  2. Greek Bank Crash says:

    Depozitues Shqiptar merrni Masat Urgjent.

    Drejtues te B.SH. mos lejoni Asnje Transferenc.

    -KUJDES [MEMAT & BIJAT] !!
    -KUJDES LIDHJEVE DHE TRANSFERTAVE ILEGALE !!
    -KUJDES NGA MASHTRIMI, HIPOKRIZIA, DINAKRIA GREKE !!

  3. vetem me te ardhura mund te financohen bangate me te ardhurate e atobuzave dokanave dhe ndonje takse e sheshte dhe rritet dale nga dale ekonomija ladi………………ose me panella djellore private ……………………………………..taksa

  4. Ledio says:

    E more Sejko, keto udhezime duhet ti kishe dhene qe 6 muaj me pare. Ja keshtu u paraprihet problemeve. Nejse shpresoj qe mos te jete teper vone.

  5. No comment says:

    Mbahu Sejko se te iken parate. Po te duan Bankat o trap guvernator, nuk eshte nevoja qe ti cojne ne Greqi, por i transferojne ne vende te tjera si Amerika apo Zvicra dhe qe andej i kanalizojne ku te duan dhe si te duan. Aq me teper qe jane entitete private te lidhura me sistemin financiar boteror, ku Banken e Shqiperise as qe ae pjerdh njeri fare. Thuaj me mire qe shprehesh per konsum te brendshem politik, dhe per tu dukur i zellshem dhe servil te FMN-ja.

  6. Haku i Cameve vonoj por nuk harroj...... says:

    Hape syte mire o qorr, se prej teje mund te fajesohen te gjithe CAMET…..Jo per gje por nuk eshte hera e pare….. a merr vesh!!!
    Mbaje vath ne vesh se edhe mund te kene vend ne ate pozicjon per koke TURKU………

  7. vizioni i Bashes says:

    Mbahu Sejko, se të ikën pordhët dhe do ndysh brekët, thuaj më mirë @No comment…!

  8. vizioni i Bashes says:

    Se harrova, të më thotë Sejko se në ç’vënd të Europës (apo të botës), mund të shkoj me lekë shqiptare dhe t’i këmbej ato zyrtarisht në bankë me monedhën vëndase…???!!! Bëjnë dhe këta sikur kanë sistem financiar, si arrixhinjtë që kasollet prej teneqesh e kartonash, i quajnë shtëpi banimi…!

    1. ROBERT, DEUTSCHLAND says:

      E ardhmja ne Europe e Shqiperise do te jete e shkelqyer.

      E ardhmja ne Europe e Yunanistanit do te jete e shkerdhyer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje