Paraja jashtë bankave ka shënuar një rritje të fortë në muajin maj, një tendencë kjo që është vërejtur pothuajse gjithmonë në dy muajt përpara zgjedhjeve.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në maj 2015 paraja jashtë bankave arriti në 222.6 miliardë lekë, me një rritje prej 2.4% apo rreth 38 milionë euro në raport me muajin paraardhës, duke shënuar zgjerimin më të madh të këtij treguesi gjatë këtij viti, raporton Monitor.
Të dhënat e qershorit publikohen pas një muaji, por në bazë të sjelljes së mëparshme vlerësohet që tendenca rritëse e parasë që qarkullojnë jashtë kanaleve bankare të ketë vazhduar.
Fillimi i ethshëm i fushatës, shpenzimet e shumta për materiale promocionale, karburante, organizime aktivitetesh etj kanë shtuar paratë në qarkullim. http://www.monitor.al/shpenzimet-ps-pd-me-ulje-lsi-me-rritje-kamza-mban-rekordin/
Kjo është një sjellje që konstatohet rëndom sa herë ka zgjedhje, sidomos ishte mjaft e fortë në zgjedhjet parlamentare të 2013-s. Në atë kohë, për periudhën mars qershor 2013 u larguan nga bankat 110 milionë euro.
Zgjedhjet, kosto e të cilave është shumë e vështirë për t’u vlerësuar, për shkak të mungesës së transparencës së shpenzimeve nga pjesa më e madhe e partive, duket se kanë ndikuar në rritjen e qarkullimit të parasë në ekonomi. Po sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, paraja gjithsej u rrit me 5.8 miliardë lekë, pas disa muajsh kur ky tregues i rëndësishëm për ecurinë e aktivitetit ekonomik kishte shënuan një ecuri të dobët.
E nderuar gazeta tema … sikur te na ndihmonit ne te Fierit , lagja 11 Janari do te ishte dicka humane … Nje fare pronari i pocerise Nustret Abdullai punon jashte kushteve mjedisore , pjek qeramike me ane te lendeve helmuese si gaz , goma apo mbetje urbane … Tymi i kesaj fabrike leshohet ne ajer , e bene te gjithe lagjen mjergull dhe vjen nje ere e rende , qe te helmon … Fabrika eshte vendosur ne nje pozicion , te thuash mu ne mes te lagjes 11 Janari … qe eshte lagja me e madhe e Fierit , kane femije , pa mire ne … Nje ndihme do te ishte dicka serioze , pasi nuk ta degjon zerin kush … vetem per shkak te ketij palacos humbi vota PS-ja … ngaqe ky person nuk preket , nuk gjobitet apo ti pezullohet punimi ne kete fabrike ..
O Nio , po beji ca foto kesaj fabrike kur djeg gomat, kur nxjerr tym dhe publikoji ketu te Tema ti shohin te gjithe
E kam pa qe e komenton shpesh kte shqetesim.
Te sugjeroj redaksine e Fiksit,nqs ke nje tel me kamer ose smart filmoje dhe coje materialin te fiksi!
PArtiaSocialiste kahedhur l;eke me thase temarra nga Biznesmenet bashke me lSI. Dhurata Shamia eshte marre direkt me kete pune
BANKAT SHqiptare jane te tej ngopura, nuk kane me uri per para duket qe nga interesi ne perqindje eshte shume i ulet dhe se i xhirojne leket,mos ja u idhni fajet zgjedhjeve.