Në konferencën e përbashkët për shtyp me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, përjashtoi mundësinë që ekonomia shqiptare të preket fort nga ajo që po ndodh në Greqi.
“Efektet e situatës greke në ekonominë shqiptare janë nën kontroll. Së pari, sepse ajo që po ndodh në Greqi, nuk është e re. kemi 5 vjet që ekonomia jonë përshtatet me këtë gjendje dhe aktorët ekonomikë shqiptare kanë arritur të përshtasin planet e tyre për investime apo tregtime të tjera”, tha Cani.
Një nga sektorët që mund të preket më shumë nga një dalje e mundshme e Greqisë nga Eurozona, është ai i eksporteve, por edhe këtu ndikimi është i kufizuar.
“Ulja e fuqisë blerëse në Greqi mund të ndikojë në eksportet tona, por është një çështje për t’u parë me kohë. Ne supozojmnë që do të ulet kërkesa për mallrat shqiptare, megjithatë nuk bëhet fjalë për një ndikim të madh pasi kemi vetëm 5.3 për qind eksporte drejt Greqisë”, sqaroi ministri i Financave.
Sa i përket sistemit bankar, Cani ripërsëriti qëndrimet e shprehura më herët nga specialistët dhe nga Guvernatori Sejko.
“Më me rëndësi është për të theksuar diçka për bankat shqiptare me kapital grek, sepse janë banka shqiptare nga ana ligjore dhe janë tërësisht të shkëputura nga bankat mëmë”, tha Cani.
Për ministrin e Financave, ndikimet nuk do të jenë vetëm negative, por do të ketë edhe efekte pozitive, në rastin e skenarit më të keq për atë që po ndodh në Greqi. Cani tha se Ministria, Qeveria, Banka e Shqipërisë dhe të tjera institucione financiare po ndjekin me kujdes situatën së bashku me partnerët ndërkombëtarë për të minimizuar çdo risk që mund të shfaqet në këtë drejtim.
Cimo, leri llafet e mos na u bej shume kompetent, po shiko mbaj ne shenjester bankat greke ne allvania qe te mos te nxjerrin kapitalin jashte vendin ate bej ti.
Me ne fund ju doli barka e shpetimit more kriminele te paafte qe e fundoset ekonomine, mire qe na e la ai krimineli sali ne pike te hallit e ju u tallet duke thene per cdo dite ndeshkim te korruptuarve, por sot po e fundosni me keq ekonomine duke rrenuar me tej me korrupsion e vjedhje…ju jeni te paafte dhe kriminele
po c’exporte more zhap rruajtur kacurrel,minjte ushqen me mallrat nga shqiperia……
mbani ameriken se ka dashuri platonike per te gjithe gjene e gjalle
Doli ministri marionete me eprorin e tij direkt te na tregoje perralla per ekonomine.
Ne greqi nuk kan buk robt te han ky idjoti thot e han minjt 5 perqind eksporte,njerzit ne greqi po han sup tek karitasi ky palla tfg i ngre moralin e zgerlaqur, greqia po del bark uj e ka zen dizanteria.
Per Shqiperine nuk krize ne bote qe te ndikoje,Ne ja q… rrobt krizes,Ne perballuam vitet 80 e 90 e jo keto vite qe ka cfare te do zemra .