TemA TV/ Zef Preçi: Shqipëria duhet të marrë masa ndaj krizës në Greqi. Dalja nga eurozona, çështje kohe

29 Qershor 2015, 17:29Ekonomia TEMA

Nga Besmira Pelushaj

Eksperti i ekonomisë analizon situatën në vendin fqinj në një intervistë në studio për TemA televizion.

Kriza greke nuk është e ndikuar nga monedha e përbashkët europiane, por nga pamundësia e shtetit për të mbedhur taksat dhe informaliteti në shkallë të gjerë. Kështu është shprehur eksperti i ekonomisë Zef Preçi në një intervistë për TemA TV. Preçi tha se Shqipëria nuk preket negativisht në mënyrë direkte nga kriza e vendit fqinj, megjithatë shteti shqiptar duhet të marrë masa konkrete për përballimin e situatës.

Bankat greke sot janë mbyllurdhe duket sikur shteti është në prag falimenti. Ne e kemi dëgjuar shumë shpesh këtë frazë, por çdo të thotë të falimentojë një shtet?

Në mësimet e para të ekonomisë së tregut thuhet se nuk ekziston “dreka falas”, me këtë dua të them se ekonomi greke e zhytur në borxhe, një ekonomi që ka përfituar nga legjislacioni dhe mbështetja e BE-së që prej fillimit të saj, të paktën që prej periudhës së “Gjeneralëve” në vitin 1974 deri më sot, tashmë është zhytur në një krizë që është prezente prej vitit 2006-2007, dhe momentalisht ndoshta po jetojmë orët e fundit të një martese mes Greqisë dhe eurozonës, pikpyetje e madhe për të ardhmen e saj në Bashkimin Europian. Ajo që mund të thuhet është se nuk falimenton shteti, por me politikat që ndjek ose duhet të rrisë trysninë duke vështirësuar statusin social ekonomik të qytetarëve të vet, ose të ftojë qytetarët e vet të pranojnë këtë kosto, shkëputjen nga eurozona. Në rastin konkret Greqia duke qenë e zhytur në borxhe me një paaftësi paguese të konsiderueshme me një administratë publike tejet të fryrë, ku çdo forcë politike gjatë dy dekadave të fundit nuk hiqte njeri nga puna siç ndodh rëndom në Shqipëri, por merrte të rinj, ndërkohë merrte borxhe dhe këto borxhe një pjesë ishin me afera korruptive dhe nuk ishin efiçente. Çka do të thotë se nuk kontribuonin në ekonomi. Greqia është vendi që ka nivelin më të lartë të informalitetit, domethënë, niveli i pagimit të taksave nga qytetarët dhe bizneset është në nivelet më të ulta në BE. Për rrjedhojë kjo ekonomi nuk është në gjendje të vetmjaftueshmërisë sa i takon burimeve financiare të funksionimit të saj. Detyrohet të marrë borxhe për të shlyer borxhe, domethënë futet në një rreth ciklik dhe nëse nuk merren masa shtrënguese që ka të bëjë me rritjen e taksave, uljen e taksave me humbjen e disa privilegjeve, me shkurtimin e administratës publike me rritjen e kontrollit mbi çdo lek që shpenzohet dhe mbledhjen e çdo qindarke që është në formë takse e detyrueshme për shtetin, kuptohet që nuk funksionon. Në këto rrethana lidershipi grek për mendimin tim në formën e një aventurieri, në kushtet kur mbas 6 viteve sakrifica dhe të një situate tejet të vështirë që ka kaluar Greqia, mazhoranca e re i flaku këto sakrifica dhe këto arritje dhe që për herë të parë po dilte nga reçensioni. Kuptohet që sot grekët jetojnë më keq se para 10 vjetësh edhe kjo ka rënduar situatën, është shtuar numri i vetvrasjes, kuptohet që ose duhet të pranonte kushtet e trojkës ose të filte me slloganet patriotike dhe nacionaliste që ju po më cënoni sovranitetin. Në këto kushte BE ka qenë tejet e detyruar, për faktin se nuk do të dëshironte të krijojë fraktura në një proces zgjerimi dhe konsolidimi, nuk dëshiron të krijojë implikimie gjeo-strategjike që lidhen me Rusinë dhe Kinën, në të njëjtën kohë dëshiron që të forcojë besueshmërinë e tregjeve ndaj BE-së dhe për rrjedhojë të konsolidojë një shtet hap pas hapi, një supershtet të ngjashëm me SHBA-në. Trajtimi i duruar që ka bërë BE i ka dhënë mundësinë liderve grek që ti japin leksione ekonomie BE-së në një kohë që nuk janë marrë me qeverisjen e vendit të tyre, nuk kanë ofruar asnjë paketë qoftë edhe për të rishikuara masat e nisura nga qeveisjet e mëpërparëshme. Por thjeshtë kanë insistuar në faktin që ne nuk i paguajmë dot dhe nuk do ti paguajmë, në këto rrethana BE e ka lënë të hapur mundësinë, në mënyrë që të ketë reflektim jo thjeshtë nga lidershipi, por nga ajo pjesë e shoqërisë që largimi nga euorzona do të ketë konseguenca.

Çfarë lloj konseguencash?

Do të përkeqësohet statusi social ekonomik i njerëzve, si dje kur qytetarët shkojnë të tërheqin paratë, në një kohë kur elita e Greqisë ka kohë që i ka shterurar depozitat, shtypi botëror ka shkruar se janë tërhequr shuma shumë të mëdha deri në 15 milionë euro, të cilat janë transferuar në vendet e treta, për ironi të fatit një pjesë e mirë e tyre në vendet e BE. Ndërkohë viktimat e vërteta janë njerëzit e shtresave të mesme dhe të varfëra, të cilët përballen me sfidat si pamundësia për të marrë rrogat dhe pensionet, duke u kthyer sërish tek rritja e taksës, atë çfarë ishte e propozuar që në fillim përndryshe nuk do të funksionojë sistemi. Domethënë do të ketë më pak burime dhe mundësi për klasën menaxheriale, për administratën, e cila njëkohësisht do ti detyronte të klthehen tek Dhramia.

Në Greqi jetojnë rreth 800 mijë shqiptarë, nga kriza preken jo vetëm ata por edhe shteti shqiptar, çfarë do të thotë kriza greke për Shqipërinë?

Kanalet e transmetimit të krizës greke janë ato që kanë qenë që nga fillimi. Greqia mban një peshë të rëndësishme në punësimin, strehimin dhënien e mundësive për të jetuar dhe punuar. Në këto rrethana, nëse në Shqipëri sot vijnë më shumë se 600 milionë euro nga emigracioni me tendecë për tu zvogëluar, kuptohet që pjesa më e madhe e këtyre parave vijnë nga Greqia, pra rreth 400 milionë euro. Kuptohet që përkeqësimi i statusit social-ekonomik të tyre, që do të thotë humbja e vendit të punës, pagesa më të ulëta, pesha më e madhe për të paguar sigurime shoqërore, pamundësia për të tërhequr para nga bankat, ligje më të rrepta sa i takon lëvizjes së parave, detyrimisht do të çojë në uljen e të ardhurave nga emigracioni që hyjnë nga Greqia në Shqipëri. Nëse ndodh më e keqja dhe Greqia del nga eurozona, dhe ajo do të riprodhojë dhraminë, që do të thotë zhvlerësimin e pasurisë ss asaj, kjo do të thotë se një numër shqiptarë do të kthehen. Rikthimi i një numri konsumatorësh pa para në Shqipëri do të përkeqësojë statusin ekonomik të familjeve të tyre në vendin tonë, kjo është konseguenca e dytë. Pjesa e tretë është prania greke në investimet e huaja është 1/3, që do të thotë se numri i kompanive greke është mjaft i madh, kriza e atjeshme është që ata do të humbasin tregjet dhe për rrjedhojë do të ndikojë edhe në uljen e punësimit në Shqipëri. Tjetra është prania e sektorit bankar në Shqipëri. Bankat greke zënë 17 për qind të aseteve, janë gati 1 miliardë euro të kursimeve të qytetarëve shqiptarë, këtu nuk rrezikohen depozituesit, sepse ka një legjislacion që mbron depozituesit.

Konsullata shqiptare në Greqi ka njofuar se veprimet e qytetarëve ata mund ti bëjnë përmes zyrave konsullore, në mungesë të bankave, sa gjatë mund të vijojë ky proces dhe a i kanë të gjitha mundësitë që këto zyra të funksionojnë si banka?

Në llogjikën time parlamenti i Shqipërisë, qeveria e Shqipërisë, presidenti i Shqipërisë duhet të përçojnë mesazhe që edhe të qetësojnë por edhe të ndihmojnë për lehtësimin e pozitave të qytetarëve.

Kur u vendos monedha e përbashkët euro, a i shte parashikuar një situatë e tillë si kjo me Greqinë?

Kur është vendosur euro, është vendosur si simbol i një supershteti si BE, dhe ka lënë të hapur mundësinë që ti mund të largohesh, por duke u larguar nga eurozona largohesh dhe nga unioni europian. Në BE ka vende që janë në eurozonë por edhe vende që nuk janë në eurozonë, dhe dalja e Greqisë nga eurozona nuk është fundi i botës por medoj se është një kosto e panevojshme qoftë për Greqinë qoftë dhe për vendet fqinje siç jemi ne, por edhe për vetë BE-në që përfshihet në një valë çrregullimesh që afektojnë besueshmërinë e tregjeve dhe të investitorëve, dhe inkurajojnë eksremizmat dhe fuqitë e tjera të cilat duan të pengojnë fuqizimin e BE-së. Dalja e Greqisë nga eurozona është e sigurtë se është një hap i përkohshëm i ndërmarrë në mënyrë inatçore dhe naive i lidershipit aventurier që drejton këtë vend, dhe njëkohësisht nuk i përgjigjet aspiratave të qytetarëve grek. Jam i bindur që referendumi i javës së ardhëshme nëse do të ketë një intesifikim të sqarimeve nga liderët europianë, ka mundësi që qytetarët të mos ta mbështesin. Mund të çonte në zgjedhje të parakohëshme dhe në një rishikim nga ana e kreditorëve për të falur kohën dhe për të mirëmenaxhuar të ardhmen e financave të shtetit grek.

Nëse mund të themi se euro ka ndikuar negativisht për Greqinë, po për vendin tonë?

Unë nuk mendoj kurrë se euro ka ndikuar negativisht. Kanë qenë të gjitha mjundësitë që vendet e vogla GDP-ja e tyre ka qenë pa ndonjë ndikim në euro. Pra vende si Shqipëria me një GDP të ulët duhet të ishin futur më përpara në zonën euro. Kjo nënkupton se lehtëson tyransferimin e kapitaleve, lehtëson të bërin biznes, në të njëjtën kohë i pret rrugën kostove të panevojëshme siç është kosto e konvertimit apo e manipulimit. Përshembull nëse ne do të ishim në eurozonë, politikanët shqiptarë nuk do të kishin mundësi të printonin para ose të hidhnin në qarkullim apo të linin peng të ardhmen e qytetarëve nëpërmjet bonove përtej disa limiteve në mënyrë të pakontrolluar, si pasojë e korrupsionit, evazionit dhe mos mbledhjes së parave. Në këtë mënyrë euro ka sjellë vetëm të mira, kryesisht për Gjermaninë, por euro është e mbështetur vetëm tek puna, dhe nëse liderët e një shteti nuk nxisin zhvillimin që ofrojnë avantazhet konkuruese dhe të nxisin vendin me BE-në, dhe në këtë kuptim Greqia edhe nëse del nga euro do të kthehet mbas disa vitesh sërish në BE.

Ekonomia shqiptare a është në gjendje ta përballojë sot futjen në eurozonë?
Të gjitha vendet që kanë aplikuar euron, përfshirë dhe Gjermaninë e cila mbetet lokomotiva e europës dhe në disa segmente dhe e botës ka pasur një kosto përshtatjeje të fillimit e cila është justifikuar me të ardhurat më vonë. Nëse në Shqipëri diskutohe, se nëse e humbasim pavarësinë e Bankës Qendorre unë do të votoja pro, sepse Banka jonë është një shtojcë e Ministrisë së Financave dhe nuk ka kurrfarë pavarësie nga qeveria dhe mazhoranca e radhës. Ashtu sikurse qenia pjesë e një bashkimi ekonomik e një unioni, qënia pjesë e eurozonës bart me vete mundësinë e përshpejtimit të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, bart me vete kapërcimin e trashëgimisë së keqe të shkuar komuniste dhe i ofron një të ardhme krejt të ndryshme për të gjithë qytetarët shqiptarë.

 

2 komente në “TemA TV/ Zef Preçi: Shqipëria duhet të marrë masa ndaj krizës në Greqi. Dalja nga eurozona, çështje kohe”

  1. Uji i ftohte says:

    Eshte shume normale qe Shqiperia te marre masa,por Greqia nuk do te braktis eurozonen sepse referendumin do ta perdor per te perforcuar pozicionin e saj per pazare te reja me Bashkimin Europian.

  2. kuq e zi says:

    Hiqni parate nga bankat greke …
    lejeni cthone bankieret dhe qeveritaret tane jane te detyruar te shprehin siguri
    Por dhe greqia shprehet se ska rrezik por bankat i ka mbyllur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje