Një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka gjetur se kompanitë që nxjerrin dhe eksportojnë pasuritë nëntokësore kanë shmangur 23.7 milionë euro taksa, duke trukuar çmimet e shitjes.
Më konkretisht, sipas raportit, 3 kompani eksportuese të naftës, që nuk përmenden me emra, kanë deklaruar në doganë, çmime dukshëm më të ulëta se ato të bursës, raporton TCH.
Përmes trukimit të çmimeve, KLSH thotë se këto kompani kanë ulur ndjeshëm vlerën e naftës që kanë eksportuar dhe rrjedhimisht edhe taksën e rentës, e cila llogaritet si përqindje ndaj vlerës.
Sipas KLSH, vetëm nga këto diferenca, për periudhën 2013-2014 këto tre subjekte i kanë shkaktuar një dëm buxhetit të shtetit në masën 3.3 miliardë lekë ose e konvertuar 23.7 milionë euro.
Pas gjetjeve të raportit, përmes një shkrese që mban datën 30 prill të këtij viti, kryetari i KLSH-së i ka kërkuar Doganës që të marrë masa për të arkëtuar këtë dëm në masën 100 për qind.
Por Drejtoria e Doganës ka kërkuar më shumë kohë për të verifikuar faturat edhe në vendet pritëse, pra atje ku është eksportuar nafta.
Në raportin e publikuar, KLSH thotë se ka shprehur dakortësi në lidhje më kërkesën për shtyrjen e afatit, por rithekson edhe një herë se u qëndron plotësisht gjetjeve të tij.
Vitet e fundit, detyrimet e paguara nga kompanitë që shfrytëzojnë pasuritë natyrore të vendit kanë qenë një temë e nxehtë debati, jo vetëm politik, por edhe mes ekspertëve.
Ndaj kompanive ka patur një sërë akuzash për mashtrime financiare me qëllim uljen e detyrimeve që duhet të paguajnë në shtet, por ato i kanë mohuar gjithmonë, duke deklaruar se kanë respektuar plotësisht kontratën koncesionare dhe ligjet në fuqi.
Mendoj se kjo eshte Reforma e duhur ne permiresimi i fuksjonimin e permiresimin e gjendjes hap pas hapi ,gje qe shume shpejt ky sektor te shkeputet nga kethetrat e mafjes Berishiste , te cilat e kethyen vendin ne nje koloni , dhe shqiptaret ne skllever dhe te pa pune ne vendit e tyre . Durim , shprese e besim se Shqiperia shume shpejt do behet shtet nen drejtimin e Aleances per Sh . Evropiane nen udheheqien e zotit Rama. Duket se per shqiptaret do vine dite te bardha shume shpejt , ndersa per kliken e regjimit te berishes ditet e kiametit, edhe pak Durim .
Po si jo more Koqe!
Me ty dhe Endri Pyken(cfare mbiemri) ne krye te hajduteve!
po myslumuti nuk munet ta kuptoj jeten pa dallavere ,o rraca e turkut gjaku antiLigje ,qe nuk njef ligje rregull e rrespktim te shtetit ,
vetem dallavere ,ne gjithcka kjo jete .
Po’ sikur te na thone emrat e kompanive apo…sekret, kur vjedh njeri I tregojne emer mbiemer bile edhe emrin e familjareve..kur behet fjala per kompanite e naftes..yc me nente..
Ide shume e mire!
Si lexuese e rregullt e gazetes suaj, kur informohemi me keto shkrime, nje urim i perzermert te vjen per punonjesit e KLSH, duke na dhene paraqitjen reale te keqmenaxhimit te burimeve natyrore. Uroj qe kjo pune e shkelqyer e audituesve te mos ngelet ne letra, por institucinet e tjera re reagojne permes ligjit dhe veprimi. Per te ndryshuar sa me shpejt kete situate perfituese vetem per njeren pale e jo per shtetin shqiptar.pergezime stafit drejtues te KLSH
Ai qe nuk paguante energjine i dilte dhe emri i babait dhe i gjyshes.
KLSH e ka dhene emrin e Kompanise se ruan bythen e saj, neser mund ti thone qe ke fshehur krimin dhe je bashkepunetor me te.
Por RILINDASIT akoma nuk e kane marre OK nga daj Sami per te dale me konkluzione dhe me emra.
kete klsh e bombarduat me kritika ne 2013,ndersa tani i thurni lavde
Shtet amator. Edhe sala e kishte mr serioz.
Bravo klsh
Me siguri Koqe Kokdhimi ka % e tij !
Publikoje pis i mutit!
Te shitur!
Nje pune kolosale e Klsh e cila duhet pergezuar dhe inkurajuar ne punen e saj. Ky eshte fenomen qe ka ndodhur ne vazhdimesi dhe nga vete dogana nuk duhej te lejohej, eshte nje dem i konsiderueshem qe i eshte shkaktuar buxhetit te shtetit. Bravo Klsh.
Ne kete vjedhje prej miliona dollar, qe i kane bere koncensionaret pasurise kombetare, sic eshte nafta ngarkojne me pergjegjesi politike por dhe zyrtare dy drejtuesit e Ministrise se industrise Gjiknuri dhe Ministrise se financave Cani .Ato minimalja si te zgjedhur nga populli duhet te bejne transparence qe nga dita kur keto moren koncensioni e deri sot.Ne po i lutemi FMN per dhjetra milion dollar borxhe , ne nje kohe qe ngha nafta dhe mineralet kane ikur miliarda. Per mua Kryeministri Rama duke marr edhe mbeshtetjen e madhe gjate zgjedhjeve vendore , duhet ti detyroj keta zoterinj te bejne detyren dhe te japin informacion . Bravo KLSH per punen e bere ne nje kohe qe dy drejtueset e doganave dhe tatimeve te largohen, se ketu o ka paaftesi ose bashkepunim me kompanite hajdute qe dihet kush jane ,m Bankers Petreium dhe Stream oil qe drtejtohen nga klyshet e qeverive te kauara te PD .
Po kjo eshte pune e mre e KLSH, zbulon e denoncon te gjitha shkeljet pa dallim partie e sujekti nje Institucion qe mireruan e kontrollon te ardhurat e shpenzimet e taksave te shqiptareve
Po ka edhe Institucione qe duhet besuar, KLSH zbulon e denoncon pa kompromist shmangien nga pagimi I taksave si dhe miradministrimin e e taksave nga pushteti kjo e publikuar pa asnje kompromist per te miren e shqiptareve qe tu kthehet besimi te institucionet e tyre.