Leku forcohet ndaj euros dhe dollarit

27 Qershor 2015, 08:59Ekonomia TEMA

Në tregun e këmbimit valutor vendas, këtë fund javë leku ka forcuar pozitat ndaj valutave kryesore euro dhe dollar, duke fituar pikë krahasur me fillim javën.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet të shtunën me 140.48 lekë, duke shënuar rënie për të 10-ën ditë radhazi e duke zbritur ndjeshëm nga niveli më i lartë i vitit prej 141.13, që u arrit në fillim të muajit qershor 2015.

Ekspertët e fushës shprehen se, ndonëse euro reflekton zhvlerësimin e saj në bursat ndërkombëtare, si rrjedhojë e pasigurive që janë krijuar nga kriza greke, ajo vijon të jetë e mbiçmuar në tregun e brendshëm.

Sipas tyre, sezoni do të favorizojë rënie të euros edhe në ditët në vazhdim. Këtë javë leku ka fituar pikë edhe ndaj dollarit amerikan. Një dollar u kuotua me 125.41 lekë, duke shënuar rënie me 0.38 lekë në raport me një ditë më parë.

Edhe dollari është larg niveleve rekord prej mbi 130 lekë, që u arritën në mars të këtij viti.

Në bursat ndërkombëtare euro ra poshtë 0.1 për qind të premten, duke u këmbyer me 1,1188 dollarë. Fundi i javës e gjeti monedhën evropiane 1.4 për qind më të ulët se sa gjithë javën.

14 komente në “Leku forcohet ndaj euros dhe dollarit”

  1. zaho says:

    leku forcohet se do vinne emigrantet dhe duhen rrjepur por prisni dhe ca kohe kur sdo te vine me leku do forcohet me lesht e currit

  2. crusader says:

    Leku po forcohet kundrejt Euros, sepse ata qe i kane parate ne Euro dhe kane dy para mend, po i kthejne ne Lek ose po blejne Dollare per te menjanuar zhvlerisimin e kapitalit ne Euro, i cili eshte i pashmangshem neqoftese Greqia braktis Eurozonen. Euro do te pesoj nje termet te madh dhe eshte e natyrshme qe parate duhet te konvertohen ne nje mjet tjeter shkembimi i cili eshte me stabel per te shmangur humbjet e medha qe do pasojne ne likuiditetin Euro.

    1. Janullatos arxidoglyftoi says:

      Hahahahahaaa vazhdo enderro me sy hapur per ndonje mbrekulli….

      1. Crusader says:

        Ik ore mbushu Cam bythe. Po ke ndonje koment, komento si te tjeret mos leh si zagar me vulgaritet injoranti.

        1. deliranti grek says:

          Europa do kete humbje nga dalja e Greqise, sigurisht, por kjo humbje do jete shume me e vogel sesa ne alternativen tjeter qe ta mbaje Greqine ne Europe me kushtet qe vene komunistet greke. E kupton ti cope hajvani kaq gje? Per me teper, nderkohe qe Europa do normalizohet shpejt pas shock-ut te largimit te Greqistanit, kjo e fundit do vazhdoje te bjere thelle e me thelle ne humnere.

  3. Rubaix says:

    Po pra mire forcohet ndaj Euros por cne ndaj Dollarit qe po forcohet ndaj Euros. Normale praktika e rrjepjes se Emigranteve ka me dekada qe vazhdon.

  4. nik says:

    afrohen emigrantet forcohet leku e merua na i shet si beme te bankes shqiptare…hahahahahh nuk ka leka refugjatlleku flijeni mendjen e forcojeni lekun pastaj duke i fryre ne bythe

  5. Zigur Qarri says:

    Deri ne 2008,nje Euro shkembehej me 1200-1250 Leke,dhe kaq duhet te ishte
    edhe tani.
    Kush qe ai pis Burr qe shtypi Leke,sikur te ishin letra Bakalli per ti hedhur ne treg?-dhe jo pak,por miliarda,miliarda te jashtligjeshme qe rrenuan Lekun dhe pasuruan politikanet qe nuk i denon ligji.

    1. Pelasgian says:

      I rrenum ka qene gjithmon , e kan mbajt gjithmon monedh te forte ne krahasim me monedhat europiane vetem e vetem per te GRABIT emigrantet!!!

  6. Ajaxs says:

    Leku u forecua sepse ne SHqipri ska pune,nuk prodhohet as gje per tregun e brendeshem. SHqiperia i importon te gjitha qe nga prodhimet Elektronike, makinat deri tek Gruri. Ky eshte bumi ekonomik i SHqiperise dhe sukseset e Rilindjes se Mjerimit.

  7. ismeti says:

    po qfar forcimi,por plaqkitje e pushusve

  8. Geni says:

    Nuk ka lidhje me grabitjen e emigrantevs. Kush ka bere ndonje lende ekonomike e di qe kerkese-oferta e forcon apo e dobeson lekun. Vijne emigrantet rritet kerkesa per lek dhe detyrimisht forcohet leku. Gjithsesi ka dhe faktore te tjere.

    1. Rubaix says:

      Po o Gen ashtu eshte. Si e shpjegon qe Leku nuk ka pesuar ndonje renie te ndjeshme gjate viteve por rri gjithmone konstant? Cfare teorish makroekonomike mund te na sugjerosh per kete fenomen absurd? Apo kemi ndonje superekonomi ne? Ketu ka rene me 30% te gjitha monedhat ndaj dollarit e po u rriska leku ne vlere. Kjo eshte loje e felliqur kapitalesh te atyre qe duan ti konvertojne e me zorr presin emigranter plus ke dhe faktorin tjeter qe paguhet me ane te emigranteve borxhi i jashtem. Megjithate heret a vone njesoj sic u be me popullin Hebre, elita e jashtme Shqiptare ka per ta blere tere Shqiperine e do i flaki tere keta maskarenj, ceshtje kohe dhe perputhje interesash te komunitetit por ai moment do vij.

  9. Z/Kallami says:

    Njerezimi gjithmona mbas fatkeqesise gjen lumturine.Po keshtu dhe mbas lumturise gjen fatkqesine.
    Keshilla ma e mire vjen perseri nga populli:Mos u gezo shume per gezime dhe mos u hidhero shume per hidherime.
    Ndaj,kujdes me levizjet e vleres se lekut.Nese termetet,vullkanet e permbytjet nuk parashifen.Kete,te shkreten e levizjes se vleres se lekut mundoju ta nuhatesh sepse ne horizont shifet nji maje aisbergut qe do te tundin gjithe ballkanin!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje