USAID mbështet qeverinë për modernizimin e sektorit të ujësjellës kanalizime

24 Qershor 2015, 10:17Ekonomia TEMA

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, USAID dhe Shoqata Ujësjellës Kanalizime të Shqipërisë (SHUKALB) nënshkruan në Tiranë, Memorandumin e Mirëkuptimit, për të mbështetur bashkërisht krijimin e një Programi Çertifikimi bazuar në Testim, për menaxherët operacionalë në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizime të Shqipërisë.

Memorandumi u nënshkrua nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, Drejtori i Programeve të USAID, Clare Masson dhe Drejtori Ekzekutiv i SHUKALB, Philip Giantris.

Programi i Çertifikimit do të institucionalizohet nga Qeveria Shqiptare dhe do tu kërkojë të gjitha shoqërive të ujësjellës kanalizime, që të punësojnë operatorë menaxherialë të çertifikuar. USAID dhe SHUKALB do të ndërrmarrin trajnime për të përgatitur kandidatët për testet e çertifikimit. Ky program është një nga komponentët e Projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm i kapaciteteve në sektorin e ujit në Shqipëri”, i cili është i financuar nga USAID dhe implementohet nga SHUKALB.

“Ky memorandum ka rëndësi të veçantë si një hap shumë i rëndësishëm në reformën e thellë që ujësjellës-kanalizimet kanë filluar në Shqipëri. Qëllimi është të ecim drejt një performance më të mirë, me objektivin final të një shërbimi më cilësor dhe më të përhapur gjeografikisht, pra më pranë qytetarëve për këtë shërbim jetik,furnizimin me ujë dhe trajtimin e ujit të përdorur, si”, theksoi ministri Haxhinasto.

“Shumë e rëndësishme është që realizimi i këtij projekti të ecë paralelisht me gjitha hapat e tjera, të identifikuar dhe që po ndërrmenrren nga qeveria, së pari, për ta reformuar sipas ndarjes së re administrative territoriale, së dyti për të riorganizuar ndërrmarjet e UKT mbi bazën e performancës së mirfilltë”.

“Çertifikimi i bazuar në testim është i rëndësishëm për menaxhimin e qëndrueshëm dhe profesional të sistemeve ujësjellës kanalizime,” tha Masson në fjalën e saj gjatë ceremonisë të organizuar me këtë rast.

Ajo shtoi se “USAID ka kënaqësinë të mbështesë Qeverinë e Shqipërisë në përpjekjet për të modernizuar sektorin e ujit në Shqipëri”.

Drejtori Ekzekutiv i SHUKALB, Giantris theksoi se ngritja e kapaciteteve të anëtarëve tanë dhe palëve të interesuara për sektorin e ujit është një nga misionet tona kryesore.

“Ne mund të themi me siguri, se në përfundim të këtij projekti, Shqipëria do të ketë një program trajnimi plotësisht të dokumentuar dhe profesional, i cili do të jetë i veçantë në Ballkan dhe më tej në rajon.”

Në ceremoni ishin të pranishëm Drejtorët e Shoqërive të Ujësjellës Kanalizime, përfaqësues të Bordit Drejtues të SHUKALB dhe anëtarë të Grupit Këshillimor të Projektit të cilët përfaqësojnë palët kryesore në sektorin e ujit sikurse janë Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë, Enti Rregullator i Ujit, Ministria e Mirëqënjes Sociale dhe Rinisë, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje