Shtëpitë në bregdet, bien çmimet për apartamente

20 Qershor 2015, 19:42Ekonomia TEMA

Apartamentet në bregdet mund të konsiderohen si një pjesë e vjetër e dëshirave të shqiptarëve, të cilët në bumin e fillimviteve 2000, kërkonin të kishin një shtëpi të dytë pushimi, për sezonin veror. Tashmë, interesi është zhvendosur drejt fshatrave turistikë, ku sipas ekspertëve, infrastruktura e mirë, hapësirat e gjelbra, siguria janë arsyet kryesore që apartamentet unike nuk janë më të dëshiruara, po përkundrazi, të gjithë po përpiqen t’i shesin.

Përpjekjet më të mëdha për të “hequr qafe” shtëpitë e dyta në plazh, sipas ekspertëve të fushës, po ndodhin në Durrës. Ing. Xheni Jahja nga “Tirana Real Estate”, tregon se interesi për blerje të reja në atë zonë është thuajse zero, ndërkaq që çmimet janë në tendencë rënëse, por edhe zotëruesit aktualë të apartamenteve kërkojnë thuajse me ngulm shitjet e tyre, ndaj “pazaret” për çmime më të ulëta janë normale. Ing. Jahja tregon se edhe Shëngjini është një tjetër zonë, me çmimin thuajse më të ulët, por që kërkesat edhe këtë vit kanë qenë të “fjetura” dhe sporadike.

Ndërsa, drejtuesi i “Dev Information”, z. Dritan Caka, tregon se ky interes për fshatrat turistikë duket me një rritje prej 10% këtë vit, duke pohuar sigurisht se janë blerje elitare për shkak të çmimeve më të larta, por që kjo pjesë po ndikon në uljen e kërkesës në apartamentet unike, pasi i konkurron fort me shumë elemente si siguria, infrastruktura etj. Z. Caka pohon se tendenca rënëse e çmimeve për apartamentet unike në të gjithë Shqipërinë po vjen edhe nga ndërtimet e reja të fshatrave turistikë, sidomos ato në Jug të vendit, ku interesi është më i lartë, por edhe Gjiri i Lalëzit po qëndron fort në dëshirat e shqiptarëve.

Sa u përket çmimeve të zonave kryesore në vendin tonë, ato kanë lëvizur shumë pak për fshatrat turistikë (në rritje), por për zonat e tjera kanë mbetur disi të njëjta, me ulje kryesisht në zonën e vijës bregdetare të Durrësit.

Sipas ekspertëve të tregut imobiliar, tri janë arsyet kryesore për uljen e kërkesës për shtëpi unike në bregdet: zhvillimi i zgjedhjeve lokale, mungesa e të huajve, si dhe ‘lulëzimi’ i fshatrave turistikë (çmimi në të cilat po rritet).

Akil Danushaj, agjent imobiliar i zonës së Vlorës për “Century 21” tregon për “Monitor” se kërkesat në këtë zonë janë të dobëta, por çmimet nuk kanë lëvizur. Këtë ulje kërkese ai ia atribuon arsyeve ekonomike. Sipas tij, situata e përgjithshme e vështirë në Shqipëri ka një ndikim të madh, por ka rënë interesi edhe nga vendet fqinje ku punojnë emigrantët shqiptarë, të cilët kanë qenë blerësit potencialë.

Tendenca e shtëpive në bregdet

-Çmimet për apartamente janë në tendencë rënëse. Ekspertët e tregut pohojnë rënie me 35% të kërkesës në zona si vija bregdetare e Durrësit, Golemi, Shkëmbi i Kavajës, ku çmimet janë më të ulëta dhe koha tani është ideale për ‘pazare’ për çmimin

-Vlora vijon të mbetet me çmimet më të larta në apartamentet unike, ndonëse kërkesa është e njëjtë me vitin e shkuar

-Vëmendja ka shkuar të fshatrat turistikë. E udhëheq listën për nga kërkesa Gjiri i Lalëzit, ndjekur nga kompleksi i Qerretit, sidomos për banorët e Tiranës, pohojnë ekspertët. Sipas tyre, arsyet janë infrastruktura e mirë, hapësirat e gjelbra dhe siguria që shtyjnë qytetarët të bëjnë blerje të tilla.

-Projekte të reja të fshatrave turistikë po vijnë, duke ofruar kështu mundësi për blerje dhe pritet sërish një rritje interesi për to, e shoqëruar nga një rënie interesi për apartamentet unike dhe njëkohësisht një rënie e çmimit për to.

-Zhvillimi i zgjedhjeve lokale këtë vit pritet të frenojë blerjet e shtëpive në bregdet dhe konsiderohet një ndër arsyet për rënien e kërkesës këtë vit, duke i shtuar kësaj liste edhe mungesën e të huajve që kanë ulur kërkesën.

Çmimet e apartamenteve në bregdet, sipas zonave:

Shëngjini: 350 – 500 euro/m²

Durrësi (zona e plazhit, Golemi): 350 – 500 euro/m²

Gjiri i Lalëzit (fshatra turistikë): 900 – 1200 euro/m²

Qerreti (fshatra turistikë): 800 – 1000 euro/m²

Vlora: Mbi 800 euro/m²

Uji i Ftohtë: 450 – 700 euro/m²

Orikum – Radhimë: 650 – 1000 euro/m²

Dhërmiu: 800 – 1000 euro/m²

Himara: 600 – 800 euro/m²

(Burimi: Agjencitë kryesore imobiliare në vend)

Monitor

33 komente në “Shtëpitë në bregdet, bien çmimet për apartamente”

    1. ad says:

      shume me e thjeshte!!!!!!!!!

      kriza ekonomike ne itali , greqi eshte ulur kembekryq dhe ne shqiperi.

      renie e cmimeve te banesave ka vetem kete tregues.

      se cmimet kane rene jo vetem ne zonat e pista rreth durresit po edhe te pjesa e detit te paster si ne himare dhermi.

      pra shkurt shqiptaret nuk kane me leke te blejne shtepi.

  1. tfgs says:

    Tashme qe korat e karpouzit,copat e mutit dhe era e djerses se suniteve qelben bregdetin dolen jashte vlere edhe shtepite prane detit……….
    Por edhe ne fshatra mut puna,nuk te ndahet era e bajgave te lopeve apo mushkonjat,pa harruar ketu edhe halete ”ala turka” me puseta te hapura……………
    Corapekuqi peruron xhamia,kur vatani ne vetvete eshte katandisur nje kosh plehrash i vertete……..

    1. sokol says:

      fole ti gojehale? ik shif andej nga glifadha se ska cte duhet ty shqiperia

      1. Enk says:

        Greece euro crisis could wreck travel plans this week

        Whitehall officials and tour operators are ready to bring home up to 110,000 tourists if the cash-strapped country crashes out of the euro.
        It would be the largest peacetime evacuation of Britons.

        Already Ministers and travel agents are warning travellers to the country to carry cash and credit cards to cover any situation that emerges.

        Details emerged as last-ditch talks on Greece’s huge debt continue today, following fears that local banks will run out of money forcing hotels and airports to close.

        A run on the banks could mean no money in cash machines, a shortage of food and problems with medical supplies and treatment, possibly leading to riots.

        Yesterday the Foreign Office admitted officials had been in talks with the Association of British Travel Agents to formulate evacuation plans.

        A spokesman said: “We hope for the best but contingency plans are in place. These plans cover a wide range of scenarios.”

        Tour operators say that customers are already arming themselves with “large amounts of cash”.
        The Foreign Office advises visitors to take “enough money to cover emergencies and any unexpected delays” and avoid relying on bank cards or cash machines.

        Last night Abta urged travellers to carry cash and take out insurance to cover costs incurred by flight cancellations.

        “Any changes would be highly unlikely to happen overnight, any switch to a new currency would take time and euros would likely be accepted in the interim,” it said.

        “Holidaymakers heading out to Greece are advised to take some cash in euros as well as other payment methods so that they are covered for all situations.”

        Abta “do not anticipate” tour operators having to move customers to different destinations.

        Greece’s economic woes have already affected island airports.

        Night flights in and out of Lesbos were stopped after its airport ran out of money to maintain electronic landing systems.

        At least three other popular tourist destinations – Kos, Skiathos and Santorini – face similar problems.

        The islands’ vital tourism industry has also been hit by asylum seekers arriving by boat from Turkey.

        Customers searching for flights to Greece plummeted last week, down 53 per cent on the same week last year.

        Sunvil has slashed up to 50 per cent off hundreds of holidays, and Thomson has cut prices by up to 30 per cent.

        Travel agents warn: Get yourself fully insured before you travel

        Travel agents trade body Abta is recommending travellers to Greece to ensure they have suitable travel insurance to cover any hiccups with flights or hotels in the wake of the country’s financial problems.

        Tourists who have booked package holidays with Abta members will have their holidays and flights protected while their tour operator will guarantee to get them home if they are stranded abroad.

        Those not on package deals but who have taken out the right insurance will find themselves covered for re-booking cancelled flights and any unexpected extension to their hotel stays while waiting to fly home. It is advised you check your policy details to see whether delays and cancellations are covered.

        But independent travellers who have booked hotels, flights and cars separately and have not taken out protection may be left out of pocket.

        Other problems tourists in Greece could face if the expected economic meltdown arrives include public transport strikes, especially in Athens and on ferry routes. Again, if you’ve booked a package, it is up to your tour operator to get you to your destination, or to look after you if they cannot.

        There is also a risk that Greece will introduce a cap on cash withdrawals of between €200 and €300 a day – £142 to £214 – which is why travellers are being told to take enough cash in euros to cover the entire trip plus extra for emergencies.

        Hotel safes are recommended for storing cash not needed on each day as is splitting large amounts between members of your party.

    2. Greku i pabese me thike ne brez says:

      Xaxaxaxxaaa shiko vatanin tend re koproskile, qe po lyp per para nga te kater anet e po i japin vetem te gjatin !

      Reeee ouuuusstt kolotrypida i janullaqes

    3. Argita_B says:

      Çuni kapterrit qimariot, taksapaguesit evropiane ju kerkojne borxhet, para qe ju dhane borxh me mbush barkun me buke e jo te pini ouzo buzoqeve me barkun bosh.
      Deri te henen ke internet, me pas do çosh sms me dele.

      1. Koli says:

        lol kam qeshur me lot me kete koment! Mos vdeksh kurre Argita_b ?

      2. Joni says:

        ahhhaaa fantastik komenti yt Argita

      3. v says:

        na knaqe Argita!!

        shume e forte kjo: “Deri te henen ke internet e pastaj do cosh sms me dele”

    4. shperthyesi says:

      Lipsu tutje o bajgeeee…

    5. arbereshi says:

      PUCOFAGO te paska emeruar JANULLA si perfundim dhjak, do te ngelesh jetim shume shpejt more katunar dhe bolet e kujt do lepish, ska gje se tani punon motra dhe mami per ty

    6. Dasareti says:

      Atij qe I bje gjithe trupi(dhe sidomos trute)HALE,je ti Dhe vehtem ti morre idiot.

  2. Sali Qeni qeni i qenit says:

    Me 1000-1500 e blen ne bregdetin Italian? Problemi ketu eshte se per shtepi te dyte paguhet gati 2000 euro ne vit taksa plus se ke te ardhura kur e jep me qira. Duhet pritur edhe dy vite e keni per te pare qe e merr me me pak se 50%. Keni per te pare!

  3. gimi says:

    shtepia do zot shtepie thote populli te nderuar. nuk mbahet dhe drejtohet vendi me maskarej, te korruptuar , kriminele dhe te dale boje. kane shkaterruar jo vetem bregdetin per te gjithe vendin turp i botes.

  4. Angela says:

    tfgs un do te vi me pushime ne greqi a mundesh te me tregosh ku eshte plazhi me i mir grazie…

    1. tfgs says:

      Nqs vjen nga Shqiperia apo Italia,Kerkyra[Corfu] eshte nje destinacion shume i mire,brigjet e saj jane te mbushur me vendas dhe turiste,sidomos italiane………
      Maja e ajsbergur grek per plazhe te pastra eshte Kriti[Creta]…..
      Greqia eshte ne 3 vendet e botes,per plazhet me te pastra per 2015 .

      GREEK TOP 5:
      -LASITHI[Kriti]
      -XALKIDIKI[Thes/niki]
      -XANIA [Kriti]
      -PODOS
      -IRAKLEIO[Kriti]

      1. arbereshi says:

        HAHAHAAAAAAAA katunar me BOLE gazmor nuk ka.Bravo Angela hahahahahah

      2. gegaa says:

        O Trap kam jetuar ne xania derdhen halet me keq se ne shqiperi

  5. ilir says:

    Shqiperia ka ndryshu per mir kto 10 vitet e fundit ne cdo drejtim ,po te vazhdoj dhe nje 10 vjecar tjeter me kete ritem do jet shum e shum me mir ,vetem nje gje ka ber gabim qe jan rrit shum cmimet e apartamenteve pothujse ne cdo qytet te shqiperis dhe jan ndertu te pa planifikuara mir.

  6. Paemer says:

    Dhermiu dhe himara nuk Jane ne shitje.ka pronar AI vent.mos te vi njeri.

  7. turkogrekongrenes says:

    Pas 1 korrikut Merkeli do ti ule akoma me shume cmimet e apartamenteve ne Greqi.
    I ftoj shqiptaret qe te behen gati. Dita e madhe po vjen.

  8. A says:

    Bregdeti i Shqiperise eshte shkaterruar nga Politikanet, Pushtetaret e cdo niveli dhe nga Ndertuesit.
    Gjithcka kerkon studim, projekte paraprake nga specialistet me te mire dhe JO mendime dhe veprime nga halabaket, horrat, injorantet dhe maskarenjte qe nuk dine gje tjeter vetem te bejne vetem ndonje gomarllik te rradhes dhe nuk pyesin se cfare bejne.
    Kur mendohet qe bregdeti ne nje zone te caktuar do te behet vend PUSHIMESH, TURIZMI, me perpara duhet te studjohet, te projektohet ne rradhe te pare sistemi i riciklimit i plehrave dhe ujrave te zeze. Pastaj nga dote merret uji i pijshem. Pra, infrastruktura, pastaj fillojne ndertimet. Ndertimet nuk behen si ne Plazhet e DURRESIT ku po futen gadi ne dete dhe me ndertime te larta marramendese, ku natyra dhe pejsazhi i kodrave eshte zhdukur. Nuk mbahet vendi dhe bregdeti me gropa septike dhe kanalet e ujrave te zeza derdhen ne dete.
    Keshtu eshte kur ne dore e marrin disa injorante, te pandergjegjshem dhe te papergjegjshem.
    Gjithashtu shteti duhet te beje te qarte qe plazhi, pjesa ku shtrihesh eshte plazhe i te gjitheve. Pra duhet te kete plazhe publike ku kushdo te vendose cadren e diellit dhe ndonje shezllong nga te tijat. Por edhe plazhe private qe i ka dhene shteti, pushteti lokal me qera. Cdo njeri vendos ku deshiron te shkojne.
    Mbas ketyre ndertimeve pa kriter, rrumpalle, tani kemi nje katraure urbanistike dhe arkitekture.
    Prandaj ka ardhur KOHA, kush nga PUSHTETARET dhe NDERTUESIT ka sjellur kete situate katastrofike natyrore te japi llogari dhe ti jepen ligjit duke i sekuestruar pasurine e vendosur me pislliqe dhe matrapazlliqe.
    Deri tani politikes shqiptare i ka pelqyer rrumpalla, ryshfeti dhe bakshishi.
    NJEMIJELION VOTA ju dhane RILINDJES se mender EDI RAMES per te zberthyer kete situate dhe te tjera si keto, por kemi fjale dhe vetem fjale dhe shume zhurme. Me “SHKATHTESINE” dhe me “ZGJUARSINE” ala SHQIPTARCE nuk shkohet asgje-kundi, Greqia do te jete lule perpara nesh. Sepse politika shqiptare, Greqine, e ka zgjedhur shtet strategjik, ndermjetsja, qe Shqiperia te hyje ne Bashkimin Evropian.
    Ne vend qe te zgjedhi AUSTRINE, qe eshte i vetmi shtet qe na ka ndihmuar historikisht qe te behemi shtet dhe komb. Tung.

  9. Angela says:

    une kam jetuar ne greqi e kam shum pershtypje te mira per greqin edhe pse shum komentos flasin keq edhe pse jetoj ne nje shtet me te pasur se greqia jeten me te bukur e kam kaluar ne greqi por edhe shqiperia ka detin por duhet shum pune per te pas plazhe e turizem si ne vendet e tjera grezie tfgs

    1. Populli says:

      Ndonjë pikë a presje nuk duhet në këtë “fjalimin” tënd?

  10. alon says:

    Te njejten gje them dhe un Angela dhe se kam nje pun stabel ne nje vend nordik dhe nuk me mungon gje, greqia ishte tjeter gje. Nuk kam per ti harruar kurr vitet ne greqi metevertet shijon jeten 100 per 100. Sa per plazhe te mira jam dakort me tfg vetem me kreten(kriti) eshte ishulli qe te ofron cdo gje. Po per mua qe me pelqen jeshilleku lefkada, parga, dhe voria evia jan me te mirat. Kurse per ishujt e egjeut jan paka shum njesoj po do te zgjidhja vetem anti paro. Rodosi nuk me ka pelqyer vetem gur nuk shije nje pem. Po greqia esht shum e veshtir ta njohesh te gjith dyhen dy jeta qe ta bredhesh. Kam jetuar 15 vjet ne greqi dhe nga natyra me pelqen shum udhetimet dhe nuk kam shkuar as ne 5 perqint te destinacioneve greke. Kurse ndryshe me ndodhi me spanjen per nje muaj me nje makin shtepi te mar me qera e kam levizur te ter pervec ishujve te kanarias. Dhe i vetmi vend per mua qe me pelqeu ne spanj ishte nje ishull i vogel ne galicja atie kam par plazhin me te bukur ne te ter jeten time.

  11. Ditari says:

    Shqiperia ka marre fund qe nga dita kurre pushtetin e morren breke dhjeret Sali Berisha dhe Fatos bixhozi ajo u transformua nga keta qelbesira planetare ne nje shtet pa identitet ku morali i ish shtetit komunist u transformua ne hajduteri kolektive ,vrasje te organizuara qeveritare ku korrupsioni galopant preku me shume masen mediokre te shtetsve injorant ku rezultatet jane ; kriminelat me te medhej te kohes ne Shqiperi si edhe jashte saj ,vrastare me pagese,gjakmares, te droguar dhe shpendares droge ne Itali me dekorate! Ditari i ish agjendit te U.D.B Sali Berishes ka dhene rezultat ku korrupsioni 23 vjecar i muto-demokracise Shqiptare e ka kthyer Shqiperine dhe mentalitetin e sotshem Evropean ta konsiderojne shtetin tone si nje rrezik per Evropen por nga ana tjeter ju nevojitet per ti vjedhur pasurite e shtetit te cilat kane vlera te medha! Po te flasim per temen e mesiperme ne Shqiperi nuk ka turizem sepse Turizmi eshte mendor dhe Shqiperia eshte turpi i Ballkanit nga estetika e ndertimeve nga pa-pastertia e ambientit dhe nga mos prezenca e nje paraqitjes Evropeane nga ajo qe shihet si jo Evropeane (mendja agresive e nje populli te abandonuar nga politikanet e djeshem dhe te sotshem!

  12. Opinionisti says:

    Aty të rrinë!

  13. taso kume says:

    SI munde te bije çmimi kur ndertimi eshte “LAVATRIçJA ME E MADHE E PASTRIMIT TE PARASE”?Ai qe nderton nuk ngel pa buke qe te ule çmimin por e konsideron ndertimin si nje banke me perqindje stratosferike dhe me afate te gjate,dhe perfunderishte perderisa administrata publike nuk gjene ligje per perfitim financiare te qeverise per mbajtjen pa shitur apartamentet ngelet pale ne bashkepunim me padronin e “LAVATRIçES”.

    1. beni says:

      Duke pas njohurin e duhur per cmimet ne pallatet e plazhit po te jap nje mesazh nga spanja ne ket krize ekonomike e financiare qe po kalon!
      Shtepite rane ne 40%

  14. Ledio says:

    Shumica e ketyre ndertimeve jane me leke te piste, droge, prostitucion, korupsion etc.Nderuesit nuk kane marre hua bankare, dhe per rrjedhoj as qe nuk e kane ndermend ti ulin cmimet. Ata qe kishin marre leke borxh ose ndertuan duke mashtruar te tjeret ose jane varare ose do vazhdojne te vriten. Per mendimin tim nuk eshte llogjike te blesh shtepi nqs do te te duhet te perdoresh te gjitha kursimet qe ke dhe ca me teper: duke mare hua nga vellezrit dhe motrat. Duke qene se ka nje inventar te shumte apartamentesh eshte me llogjike qiraja.Me shpresen qe keta qafederra ndoshta nje dite do ti ulin cmimet qofte per shkak te ofertes se ulet ose qofte per shkak te forces se ligjit. Thjesht ky artikull eshte nje disinformim i qellimshem per te krijuar nje levizje ne treg. Manovra te njohura…

  15. Lala says:

    Mendoni që të mos vinë fare dallandyshet .
    Iflacioni do arinte gjeri sa tè hanim barr.
    15000 për 50 mq i kanë shumë në atë rëmujë qe nuk meriton ta respektojme vetëm se kostrutorët nuk mendojnë per nevojat e blerësve .

  16. Dr. Adhamudhi says:

    Bravo Ledio!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje