Edhe pse kanë kaluar gati 2 javë nga vendimi i Gjykatës së Tiranës për sekuestrimin e aseteve të Francesco Bechetiti, Ministria e Financave nuk ka zbatuar këtë vendim.
Sipas prokurorisë, Agjensia e Administrimit të pasurive të sekuesruar dhe konfiskuar pranë Ministrisë së fFnancave ende nuk kanë zbatuar vendimin, me arsyetimin e problemeve proceduriale, raporton ABC News.
Prokurorët thonë se është kërkuar ngritja e një grupi pune, të përbërë nga agjencia e administrimit të këtyre pronave, policia, përmbarues, tatime dhe prokurori për të bërë ekzekutimin e vendimit në terren.
Nga ana tjetër, ende ky grup nuk është ngritur çka ka sjelle edhe mos zbatimin e vendimit për administrimin e televizionit Agon Channel.
Ndërkohë në zbatim të vendimit, bankat kanë sekuestruar të gjitha llogarit bankare të familjes Beccheti.
As mos t’ju shkoje mendja se do merret ndonje mase! Duhet ta kuptoni mire dhe thelle se jetojme ne nje vend ku ligji ekziston vetem ne leter…….