Banka Botërore ka konfirmuar parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë deri në kufijtë e 3.5% për tre vitet në vazhdim.
Në raportin e publikuar së fundi prej saj, Banka Botërore evidenton se mbështetur në projeksionet e raportit për perspektivat ekonomike globale, ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3% për vitin 2015 dhe me 3.5% për vitet 2016 dhe 2017.
Përmirësimi i rritjes ekonomike do të jetë i ngadaltë dhe do të mbeshtetet në aftësinë për rimëkëmbjen e aktivitetit privat. Ndërsa ekonomitë në vendet e Evropës Juglindore ngelen të brishta ndaj rreziqeve që lidhen me faktorët atmosferikë.
Për të nxitur rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës, Banka Botërore e vendos edhe njëherë theksin te nevoja për të thelluar reformat në të gjithë vendet e Rajonit.
Shumë vende, përfshi Shqipërinë, ende janë larg praktikave më të mira në klimën e biznesit, që do të mundësonin rritje të produktivitetit, citon BB.
Po ku jane keto rritje more aman!
Po Kali I shkerdhenit psh
ja taksiratet e qeverise se meparshme. te kishte ikur urte e bute ne vitin 2009 tani do ishim me mire se kaq.
Shikon ritje gjekundi ti????????
Kur del nga kafja shiko pereth neper pallate qe kane ngelur ne mes ka ndonje puntore???
Shko ne kufi e pyet se sa po ikin per azil???
Futu ne dyqane e pyet per listat e tyre????
MOS BESO GJITHCKA QE DEGJON