Debate në Kuvend për legalizimet/Ahmetaj: Formalizimi dhe kreditimi, sfidat që na presin

11 Qershor 2015, 13:00Ekonomia TEMA

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit e Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, deklaroi se ekonomia shqiptare ka përpara dy sfida kryesore, që kanë të bëjnë me kreditimin e ekonomisë e formalizimin e mëtejshëm të saj.

Duke folur në Kuvend për ndryshimet në ligjin “Për legalizimet”, Ahmetaj theksoi se përmes këtij pr/ligji përfitojnë një grup qytetarësh në nevojë duke i kthyer ata në pronarë të ligjshëm e të barabartë para ligjit.

Ministri Ahmetaj argumentoi se përmes këtij ndryshimi shteti synon të vendosë kontrollin mbi territorin. Duke folur për ekonominë, ai tha se në tremujorin e parë të këtij viti rritja ekonomike është fuqizuar dhe kjo ka ardhur drejtpërsëdrejti nga kërkesa e brendshme.

“Ekonomia ka filluar të fitojë energji megjithëse ka ende risqe nga tregu i jashtëm dhe konsumi është rritur”, deklaroi Ahmetaj.

Ai vuri në dukje se po ashtu është rritur numri i të punësuarve, ku sipas tij, vetëm në sektorin jobujqësor numri i të punësuarve është mbi 106 mijë të punësuar. Ahmetaj tha se janë rritur investimet e huaja, ndërsa në 2014 janë 948 kompani të huaja reja të regjistruara.

Por gjatë diskutimit të pr/ligjit, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka akuzoi Qeverinë se po i mashtron qytetarët me shpërndarjen e lejeve të legalizimit.

Sipas tij, ndryshimet në ligj, që po diskutohen sot në parlament, nuk synojnë të ndalin ndërtimet pa leje, por të legalizojnë ato objekte të ndërtuara nga militantët e PS-së, pas ardhjes në pushtet të së majtës.

“Në ato letra që ndan kryeministri thuhet se janë dorëzuar dokumentet e legalizimit, si dhe përcaktohet shuma që duhet të paguajnë qytetarët, në mënyrë që t’i regjistrohet prona në hipotekë”, tha Paloka.

Në vijim ai shtoi se sipas këtyre letrave, nëse qytetari nuk paguan në kohë atëherë paguan edhe kamatvonesën dhe nëse nuk mund të paguajë i sekuestrohet banesa.

Më pas kreu i grupit demokrat, lexoi një mesazh të një banori të Çermë së Sipërme(Lushnje), i cili ankohej për prishjen në mënyrë të paligjshme të objektit të ndërtuar prej tij.

Në përgjigje të kësaj ankese, deputeti socialist i zonës, Erjon Braçe, tha se personi në fjalë jo vetëm nuk ka pasur një ndërtim, por mbi të gjitha e ka pasur të lënë përgjysëm.

“Edhe ajo ishte një benzinatë e ndërtuar pa leje mbi kanalin vaditës, gjë që i ka sjellë probleme të mëdha asaj zone bujqësore. Sa për pozicionin tim bën mirë të mos lexosh sms-të që të vijnë. Herë tjetër kur flet për Lushnjën mos u informo në Karbunarë, por hajde tek unë”, iu pergjigj Brace deputetit demokrat.

Debatet

Edi Paloka: Meqë ministri Arben Ahmetaj foli për shumë çështje të tjera do ishte mirë tu thoshte shqiprtarëve se si po i mashtrojnë me ata kartat që po shpërndanë kryeministri karagjoz nëpër takime. Por ata duhet të dinë edhe pse janë militantë, tu thuhet që: ky zotëria apo kjo zonja kanë futur letrat për legalizimin dhe duhet të paguajnë kaq e aq lekë për të vijuar procesi. Kta po pregatisin një letër ku tu thonë se nëse nuk paguajnë brenda këtij afati do tu vihet kamatë, e do të paguani më shumë
Po ju lexoj në mesazh që më solli pak më parë një qytetarë nga Lushnja të cilit këta i kanë prishur shtëpinë
SMS: Mirdita, jam filani nga Çerma e sipërme. Më është prishur shtëpia. Janë prishjet më të rënda të kësaj zone. Janë prishur nga Erion Braçe dhe një person tjetër. Ktu tek ne po mbulohen 2 vila, 2 katëshe të ndërtuara nga nëntori deri në shkurt 2015. Dhe nuk po bëhet asgjë për prishjen e tyre ndërsa shtëpia ime është prishur
.

Erion Braçe: Thotë emrin e qytetarit nga Çerma e Lushnjes

Edi Paloka: Ja dika emrin dhe ja dika mire. Ja capo bëjnë këta. Këta po prishin 8000 ndërtime me leje. Kta prishin ndërtimet e njerëzve të thjeshtë dhe po mbrojnë vila.

Erion Braçe: Në atë vend ku thotë zotëria janë bërë rreth 300 aksidente rrugore ku makinat përfundonin në lokalet. Pikërisht në rrotontën e Çermës. Qeveria i ka dëmshpërblyer një për një të gjitha ata që u janë prishur shtëpitë me leje dhe madje u është dhënë më shumë, deri në 500 milion lekë për një objekt të vetëm. Zotëria ka pasur një ndërtim të lënë përgjysëm, ka qenë totalisht pa leje dhe ishte ndërtuar në një pozicion ku bllokonte kanalet vaditës. Bën mirë të më dëgjosh mua z. Paloka pasi unë i kam bërë publike prishjet atje dhe i kam kërkuar kryeministrit të dëmshpërblejnë çdo qytetarë. Mos u mer me rrugaçët dhe mos i frymëzo për tritol, por hajde më pyet mua sepse të informoj unë për gjithçka.

10 komente në “Debate në Kuvend për legalizimet/Ahmetaj: Formalizimi dhe kreditimi, sfidat që na presin”

  1. Tosi says:

    Antikushtuetshmeria me e madhe. TURP t’ju vije. Ia kaluat edhe te atit shpirteror, ay i shtetezoj ndersa ju edhe me keq po ia jepni uzurpatorit, shkelesit te ligjit dhe nga ana tjeter denoni njerez se meremetojne shtepine e tyre. Nuk e kuptoni cfare krimi po beni?! Nuk ka asnje llogjike qe ta pranoje kete padrejtesi. Si mund ti merret prona tjetrit ne kurriz te shkelesit te ligjit?! Perse une si qytetar duhet te paguaj koston e kompesimit te ish pronarit nderkohe qe kjo eshte nje marrdhenie e thjeshte UZURPATORI i jep paret nje me nje ish pronarit. Ketu mund te nderhynte shteti qe te lehtesonte pagesen e shtrire ne kohe ne 1,2 apo 5 vjet. Po neser cpritet te ndodhe?! Sigurisht qe sistemi qe kemi zgjedhur nuk ofron barazi dhe me kalimin e kohes do te kete polarizim te shoqerise ku numri i atyre qe do te kene pare do te jete shume i vogel. Ne kete kuader cfare pritet te thoni politikanet shqiptare pas 10 vjetesh se deri ateher prralla e legalizimit ka more fund? Do ti morim paret atij qe i ka e do ua japim juve. Sipas te gjitha gjasave ky ka per te qene sllogani pas 10 vitesh. Mos i gezofshi pronen e tjetrit.

    1. adi says:

      Ky ligj eshte shune i rendesishem per qytetaret shqiptare duke i kthyer ato pronar te ligjshem ne pronat e tyre edhe ne pronat e trashguara nga paraardhesit e tyre!

      1. mario says:

        Ligji i legalizimeve do sherbej shume edhe ne ekonomine shqiptare sepse do te rrise shume investimet ne vendit tone. Sepse nje arsye shume e madhe qe investinet kane munguar eshte se kane nje garanci per pronen!

        1. Lasi says:

          Ne 2013 ekonomia shqiptare u gjend ne renie te lire, kur skishte njeri qe mendonte per ekonomine por per xhepat personale. Qe nga dita kur kjo qeveri mori drejtimin me reformat qe ka marre ka nisur ta rilind ekonomine shqiptare duke sjellur me shum investime te huaja edhe me shume punsim per qytetaret shqiptare!

      2. VISARI says:

        Nepermjet investimeve te huaja ne Shqiperi mund te bejme hapa pozitive ne ekonomi. Ardhja e investitoreve te huaj sjell, hapjen e vendeve te reja te punes, zhvillon zonat ku investohet, permireson ekonomine e vendit, permireson imazhin e vendit gje qe sjell ardhjen e investitoreve te tjere te huaj. Shpallja e zonave te lira ekonomike, lehtesirat fiskale ndaj atyre qe investojne ne keto zona, investimet ne sektorin e turizmit e jo vetem, keto e mjaft te tjera shkaktojne rritje ekonomike.

    2. rexhepi says:

      Nuk e kuptoj se si ka mundesi qe opozita flet kur e dime te gjithe qe eshte pikerisht opozita e sotme ajo qe e dergoi ne kolaps vendin si rezultat i korrupsionit te larte e informalitetit te larte ne sektorin ekonomik. Qeveria e Partise Demokratike eshte ajo e cila nuk arrinte te mblidhte taksa. Sot situata eshte teresisht tjeter per faktin se po luftohet informaliteti fuqimisht.

    3. Agamemnoni says:

      Te vazhdohet rruga e nisur. Reformat e ndermarra ne cdo sektor te vazhdohen me tej e te dergohen deri ne fund, vetem keshtu mund te progresojme. Jemi te ndergjegjshem qe reformat kane koston e tyre mirpo shume shpejt do japin efekt pozitiv. E rendesishme eshte qe jemi ne rruge te mbare, qe ekonomia eshte futur ne shina.Reformat nxisin ardhjen e investitoreve te huaj ne Shqiperi.

    4. albert says:

      nuk mundet asnje te ankohet per punen qe po ben qeveria sidomos ne luftimin e informalitetit …
      e dime shume mire se ne cgjendje e e la Berisha Shqiperine kur me ne fund i hoqem pushtetin .. te ktheje shqiperine ne rrugen e duhur ishte pune shume e madhe dhe e veshtire dhe ishin pikerisht reforma te tilla zgjedhja me e mire per zhvillimin e vendit tone..

    5. lorna says:

      Keta te PD jane vertet shume po shume te pafytyre.
      e shkaterruan shqiperine per gjithe ato vite qe ishin ne pushtet, nuk lane gje pa vjedhur dhe shkaterruar dhe tani dalin e thone madje dhe japin mend se si duhet te punohet per zhvillimin e shqiperise e plus ktyre kritikoje qeverine e vetme qe ne kaq vite ka punuar realist per te miren e shqiperise dhe jo personalen..

  2. liza says:

    Ekonomia shqiptare po ringjallet sepse kjo qeveri po perdor resurset kryesore te saj si buqsia edhe turizmi. Investimet ne kto fusha do sjellin nje rritje ekonomike shume te shpejte n3 ekonomine shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje