Fillon investimi 16 milion dollarë për rrjetin elektrik në Paskuqan-Babrru

9 Qershor 2015, 10:47Ekonomia TEMA

Pas reduktimit të nivelit të humbjeve dhe rritjes së arkëtimeve, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka filluar fazën e investimeve në terren me synim përmirësimin e cilësisë së furnizimit për qytetarët.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela inspektuan në Paskuqan nisjen e punimeve për rrjetin e tensionit të mesëm 20 kV Paskuqan-Babrru.

Projekti për ndërtimin e rrjetit të ri elektrik të këtyre zonave përmban rrjet me tensionin e mesëm 20 kV, kabina transformacioni me tension 20/0.4 kV si dhe ndërtimin e lidhjeve të tensionit të ulët me kabllo ABC.

Jemi këtu për të inauguruar nisjen e punimeve për LOT nr.4 që përfshin zonën e Paskuqanit dhe Babrrusë ku janë të parashikuara pesë LOT-e. Shuma e investimit, për Paskuqanin dhe pjesën e Babrrusë shkon në rreth 16 milion dollarë. Afati i investimeve shkon nga 6 deri në 8 muaj. Investimet përfshijnë rreth 91 kabina të reja, 130 kilometër kabllo për tensionin e mesëm. Kjo zonë ka një rrjet shumë të amortizuar mbi 30 vjeçar dhe nevojat ishin primarë për të nisur nga këtu”, u shpreh administratori i OSHEE-së, Adrian Çela.

Ministri Gjiknuri deklaroi se këto investime janë rezultat i rikthimit të ligjshmërisë në konsumin e energjisë elektrike dhe vënies së rregullit në pagesën e faturave nga ana e konsumatorëve.

Për qytetarët do të thotë përmirësim të cilësisë së shërbimit, energji e pandërprerë dhe një rrjet bashkëkohor. Mesazhi është i qartë, paratë që kanë paguar qytetarët, të gjitha kontributet pozitive po fillojnë e po kthehen në investime që do të thotë energji më e sigurtë për ta. Qeveria do ti ketë me prioritet këto zona dhe OSHEE për shkak të performancës më të mirë, po fillon të investojë aty ku duhet. Kamza do të jetë ndër bashkitë e para që do të nisë të shohë këto vlera investimesh që nuk i kanë parë ndonjëherë deri më tani në rrjetin energjitik”, nënvizoi ministri Gjiknuri.

Fiderat aktualë që furnizojnë Paskuqanin dhe Babrrunë rezultojnë me humbje në vlera shumë të mëdha që arrijnë në 56% ndërsa një vit më parë humbjet shkonin në 65%. Periudha e kryerjes së investimit do të jetë 6-8 muaj dhe pritet të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji për rreth 16000 abonentë (familjarë dhe biznese).

6 komente në “Fillon investimi 16 milion dollarë për rrjetin elektrik në Paskuqan-Babrru”

  1. Dashi says:

    Qeveri e ndyre. Kerkon te na prese energjine. Prandaj te votojme PD-ne per te mare korentin pa pare.

    1. elio says:

      po cfare thua o zotri, pse PD-se kush ja ka bere energjine, mamaja apo babai qe do ta jepka falas!!

  2. Luan says:

    Urime Z. Safet me nje fitore te thelle !
    Nqs Bashkia e Kamzes do te drejtohet nga Safet Gjici , do te jene banoret tashme te fituar e jo Safeti i cili ka qene gjithenje ne rregull.
    Populli i kesaj bashkie duhet te kuptoje se koha e PD ka perfunduar dhe Berisha, Topalli, Gjana…Mziu… do te jene emra te harruar te nje periudhe te keqe qe mos ardhte kurre me per kete popull.

  3. Laura says:

    Bravo OSHEE qe po merr refomrat e duhura duke mbledhur leke nga konsumatoret dhe duke i investuar ato ne nisma dhe projekte kaq te medha dhe premtuese.

    1. Denada says:

      E vertet qe qeveria dhe OSHEE po mban fjalet e veta dhe po investon ne projekte te tilla, por gjithashtu duhet bashkpunimi dhe i konsumatoreve qe te paguajn faturat edhe ne kete menyre numri i investimeve do rritet akoma me shume.

  4. al paci says:

    Bravo rilindja paguajn qorrat e han horrat. Po si nuk keni turp qe thoni kamza do jet e para ne shqipri qe do ket nje sistem te ri, kur dihet qe kamza paskuqan nuk kan paguar faturat ketu e 25 vjet. Ne kamez qenka sistemi vjeteruar 30 vjecar, kurse ketu ne fier ku jetojn un eshte sistemi i elektrefikimit qe ka ndodhur para 50 vjetesh, dhe kjo kjo lagje qe jetojn un paguan faturat 80 perqint dhe nuk ka asnjeher 220v

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje