Gjiknuri takon banorë të Marinzës: Do të verifikojmë në terren cdo pretendim

8 Qershor 2015, 11:33Ekonomia TEMA

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri priti në një takim një përfaqësi të banorëve të fshatit të Marinzës.

Ministri dëgjoi pretendimet e banorëve për ecurinë e procesit të evidentimit të dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi i gazit dy muaj më parë.

Banorët shprehën pakënaqësi për trajtimin që u është bërë në vijimësi nga komuna ndërsa kërkuan që të shikohej mundësia e përfshirjes në procesin e dëmshpërblimit edhe për ato banesa të cilat rezultojnë të dëmtuara por kanë mbetur jashtë verifikimit.

Ndërkaq, për pjesën e përfshirë në procesin e vlerësimit, ka nisur në terren kryerja e dëmshpërblimit sipas konstatimeve të bëra.

Ministri sqaroi banorët se komisioni i verifikimit të dëmeve funksionon në bazë të Prefekturës dhe Drejtorisë së Emergjencave Civile por gjithësesi Ministria e Energjisë dhe Industrisë do të kërkojë informacion për ecurinë e procesit.

Gjithashtu, Ministria e Energjisë do të nxisë Prefekturën, komunitetin lokal dhe kompaninë Bankers që të kryejnë një verifikim në terren të pretendimeve të banorëve për ato banesa të papërfshira në skemën e dëmshpërblimit.

Gjiknuri sqaroi se përmes ndarjes së re territoriale do të mundet që të korrigjohen në terren edhe problematikat e vërejtura prej banorëve në raportin komunë/komunitet.

Në këtë linjë, ai garantoi banorët se do të angazhohet, në koordinim me bashkinë e riformatuar nga ndarja territoriale, për të maksimalizuar përfitimet e komunitetit lokal dhe trajtimin e tyre.

3 komente në “Gjiknuri takon banorë të Marinzës: Do të verifikojmë në terren cdo pretendim”

  1. Zeni says:

    Shpejt i paska dale gjumi Gjiknurit!

  2. hipo says:

    turp,Turp,minister pa turp,ministri duhet te shkonte atje ne Marinxe,te flinte atje,te pinte nga ai uje i qelbur, e jo mbas 3 muajsh priti nje grup njerezish,atje gjthcka ka vdekur dhe ministri e di,por luan rolin e kurves,mjere ata qe jetojne atje.

  3. era says:

    U kujtua se ekspertet e ndotjes qe ne kete rast jane ne anen e opozites( keshtu qofshin gjithmone ne anen e opozites) i zbuluan petet e lakrorit qe qeveria perpiqet ti mbaje mbuluar. Por lehesi qe ka 25 vjet qe shakteron, grabit, shet Shqiperine, serbi i Tropojes, e ben si hajduti qe therret kapeni hajdutin.

    E dime se Daj sami ka dhene orientim qe sa ma pak publicitet dëmit, dhe qeveria luan shejtan-budallain, populli i demtuar vazhdon me stilin e peruljes dhe lutjes dhe jo kerkeses per te drejtat e tij dhe luftes per ti fituar ato te drejta ( mbasi qeveria eshte pale me demtuesit)
    Gjiknuri ne fakt nuk eshtese ka gje ne dore,
    Ai lexon cfare i diktojne te tjeret.
    Ne duhet te mesohemi qe demin ta kapim nga briret dhe jo nga bishti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje