Ahmetaj: Në fund të Korrikut konkursi ndërkombëtar për Spitallën

5 Qershor 2015, 11:44Ekonomia TEMA

“Në fund të muajit Korrik do të hapim konkursin ndërkombëtar për zonën e lirë ekonomike në Spitallë, që ka risi: të jetë dritare e vetme shërbimesh dhe lehtësira fiskale. Ne do ta bëjmë Shqipërinë dhe zonën një qëndër të manifakturës rajonale dhe pse jo, europiane”, u shpreh  ministri i Zhvillimit Ekonomiik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.

Gjatë takimit me sipërmarrës në Tiranë të kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj, ministri Ahmetaj bëri të ditur se për zhvillimin e zonës industriale të Spitallës është në dispozicion një sipërfaqe prej 500 hektarë.

Zona do të funksionojë sipas ligjit të ri të sapomiratuar në Kuvend “Për zonat e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik”, i cili përfshin lehtësira të rëndësishme konkurruese ligjore dhe proceduriale, hartuar në bashkëpunim me Qendrën Ndërkombëtare për Zhvillim (CID) pranë Universitetit të Harvardit (SHBA).

Ligji parashikon lehtësi fiskale sipas praktikave më të mira ndërkombëtare në zonën e lirë industriale. Zhvilluesit dhe përdoruesit do t’u ulet 50% pagesa e normës së tatim-fitimit për 5 vitet e para. Ata që do të investojnë në zonë, brenda 3 viteve nga fillimi i veprimtarisë ekonomike, u njihen si shpenzime të zbritshme të periudhës tatimore, 20% e shpenzimeve kapitale vjetore, pavarësisht shumave të amortizimit sipas ligjit të tatim-fitimit për periudhën e parë 2-vjeçare.

Furnizimi i mallrave shqiptare për t’u vendosur në zonë, konsiderohen si furnizim për eksport me “zero” TVSH, do të përjashtohet projekti i zhvillimit nga taksa e ndikimit në infrastrukturë, ndërsa ndërtimet aty do të përjashtohen nga taksa e pasurisë së paluajtshme për 5 vjet.

Zhvilluesit ose përdoruesit e zonës përjashtohen nga taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Shpenzimet për paga dhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore që punëdhënësi paguan për punëmarrësin, njihen 150 % e vlerës gjatë vitit të parë fiskal të ushtrimit të aktivitetit.

17 komente në “Ahmetaj: Në fund të Korrikut konkursi ndërkombëtar për Spitallën”

  1. adi says:

    Ky lloj investimi do ndikoj drejt per drejt ne zhvillimin e ekonomise shqiptare. Hapja e vendeve te reja te pune investimi ne teknologji duke bere te mundur mbledhjen ne menyre te mire te produkteve shqiptare!

    1. bledi says:

      Investitoret qe do kerkojne mendoj se do jen shume te larte. Duke pare parasysh lehtesirat fiskale qe vin nga zonat e lira ekonomike. Plus do ndikojn edhe ne punsimin e shqiptarve brenda edhe jashte zonave ekonomike!

      1. mandi says:

        Nje zone e lire ekonomike kontribon shume ne ekonomine e nje vendi edhe sidomos ne nje vend ne zhvillim si i joni. gjithashtu zonat e lira ekonomike ndikojne ne rritjen e prodhimtarise e konkurences nepermjet zhvillimit te sipermarrjve ne vendin tone!

        1. ana says:

          Duke marrre parasysh pervojen e shteteve fqinje per ne zonat e lira ekonomike, ato kane kontribuar ne hapjen e vendeve te shumta te punes, te cilat kerkojne njohuri profesionale teknike. pa harruar edhe teknologjine e larte qe do sjellin kto zona te lira!

          1. Elma says:

            Eshte nje nisme shume e mire kjo e zonave te lira ekonomike te cilat do te japin nje ndikim te drejtperdrejt ne rritjen e punesimit dhe ne rritjen e ekonomise jo vetem te zones por dhe te vendit.

        2. Patrioti says:

          Investimi ne zonat e shpallura si zona te lira ekonomike ndikon drejtepersedrejti ne ekonomine e vendit tone. Investimet ne keto zona punesojne njerez, zhvillojne zonat ku invstohet rrisin eksportet si dhe permiresojne imazhin e vendit duke nxitur keshtu investimet e huaja.

      2. Agamemnoni says:

        Duhet pergezuar ministria e Ekonomise e cila ka krijuar lehtesira fiskale per te gjithe ato qe investojne ne zonat e lira ekonomike. Vendimi per uljen me 50% te tatimit mbi fitimin per investitoret ne zonat e lira ekonomike, nxit te huajt te investojne ne keto zona.

    2. artan says:

      mendoj se hapja e zonave te lira ekonomike eshte nje zgjidhje shume e mire e ministrise se ekonomise.
      jo vetem qe do terheqe me shume investitore te huaj qe indirekt do sjell hapjen e bizneseve te reja por edhe do ndikoje ne modernizimin e ekonomise

    3. vini says:

      hapja e zonava te lira ekonomike eshte vertet nje nisme shume e mire e ekonomise.
      eshte nje zgjedhje qe e kane bere gjithmone shtetet qe synojne zhvillimin ekonomik dhe me vjen vertet mire qe tashme eshte zgjedhur si rruge edhe nga vendi jone. jo vetem qe hapen vende te reja puna por ndryshohet edhe modeli i zhvillimit ekonomik te vendit tone

  2. Jeronim says:

    Shpallja e zonave te lira ekonomike ka rendesi te madhe per faktin se ka si synim ardhjen e investitoreve te huaj. Lehtesirat fiskale qe ofron shteti ndaj atyre qe investojne ne keto zona jane tejet te rendesishme per faktin se thithin investitore te huaj. Kjo ndikon pozitivisht ne ekonomine e vendit tone.

    1. gjyshi says:

      Zonat e lira ekonomike sjellin: – ardhjen e investitoreve te huaj ne Shqiperi
      – kjo krijon vende te reja pune
      – zhvillon zonen ku investohet
      – rrit investimin e kapitalit te huaj ne vendin tone
      – shkakton impakt pozitiv ne ekonomine e Shqiperise.

  3. lisi says:

    Po per kushtet e punonjesve ne keto zona ekonomike ben fjale ai ligji? Se ne te tilla zona ne Kine a gjetke punojne femije nga 12 ore…kush do siguroje qe nuk do kete shfrytezim?

  4. amaride says:

    Zonat e lira ne gjithe rajonin jane pa taksa. ju shpikni 50% dhe sdo ju vije njeri ketu.

    Shteti perfiton nga punesimi .

    TE gjithe po ikin Maqedoni, Bullgari, Serbi, Mal i zi sdo vije njeri ketu. 5 Vjet taksa 0% nese doni ta beni kete vend.

  5. RIGRABITJA says:

    te gjith komentues te paguar(duke hequr te fundit).Turp per lirin e shtypit.

  6. toni says:

    na cat bythen me kto konkurse u bet plera fare konkurs nderkombetar per kete e konkurs nderkobetar per ate na cat me falni per shprehjne K….pse per cdo investim doli moda e re keshtu konkursi po ikni lerini llafet por punoni mjaft me fjal te medha e me show i cmendet njerzit flisni me thjeshte .

    1. Gjirokastriti says:

      Komenti me i sakte shumica me lart punonjes ne ministri

  7. gg2consult says:

    Zonat e lira ekonomike mund të jetë konkurruese në qoftë se ata janë të lidhur në një port të kalibrit të lartë. Kjo duhet të jetë një port komercial të drejtuar vetëm nga operatorët e kualifikuar (lokomotiva) jo nga njerëz indigjene.Zona e lirë është shërbyer nga kontejnerët dhe terminali enë është në anën e popullit të nivelit të ulët.Kandidati zhvillues duhet të kërkoni këtë pyetje të thjeshtë është porti juaj e drejtuar nga operatorët e kualifikuar? më tregoni këtë dhe unë do të ju tregojnë se çfarë ju mund të bëni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje