Gjiknuri: Nxisim investitorët norvegjezë të vijnë në Shqipëri

3 Qershor 2015, 17:05Ekonomia TEMA

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri priti në takim një delegacion të kryesuar nga ambasadori i Norvegjisë  Jan Braathu, në përbërje të të cilit ishin përfaqësues nga grupi INTPOW, një organizatë norvegjeze e themeluar për të promovuar bashkëpunimin ndërmjet bizneseve norvegjeze dhe aktorëve shtetërore e private të vendeve të tjera.

INTPOW është strukturë e cila bashkon në një front mekanizmat qeveritare norvegjeze dhe bizneset në energjitikë hidro-elektrike dhe atë të rinovueshme.

Ministri Gjiknuri falenderoi Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) dhe ambasadorin norvegjez për mundësimin e takimit me grupin INTPOW, përmes të cilit qeveria shqiptare paraqet potencialet që ofron vendi për investimet e huaja.

Gjatë takimit, ministri Gjiknuri vlerësoi faktin se në Shqipëri ka një prezencë të investimeve norvegjeze në energjitike. Ai e cilësoi shembull të suksesshëm sipërmarrjen e kompanisë Statkraft me projektin e Kaskadës së Devollit.

Gjiknuri njohu delegacionin norvegjez me hapat e marra nga qeveria në dy vitet e fundit për të rimëkëmbur sektorin energjitik në Shqipëri, përmirësimin e treguesve financiar, reduktimin e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve.

“Janë ndërmarrë një sërë reformash të cilat kanë dhënë efekt për reduktimin e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve. Ka patur progres edhe sa i takon treguesve financiar të sistemit energjitik. Jemi duke u përqëndruar tek zbatimi i paketës së tretë rregullatore dhe liberalizimi i tregut të energjisë”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Ai u ndal tek potencialet që ofron vendi për shtimin e gjenerimeve të reja në energji. Në këtë linjë, ministri theksoi se qeveria është e angazhuar në rritjen e bashkëpunimit me vendet fqinje drejt një tregu të përbashkët. Ai tha se po ndërtohet linja e interkonjeksionit me Kosovën dhe pas saj do të fillojë punën ndërtimi i një linje me Maqedoninë.

Duke ftuar sipërmarrësit norvegjezë ta shohin Shqipërinë si një vend me potenciale të konsiderueshme, ministri Gjiknuri u ndal edhe tek diversifikimi i burimeve energjitike dhe përspektiva për krijimin e një tregu gazi në vend.

 

5 komente në “Gjiknuri: Nxisim investitorët norvegjezë të vijnë në Shqipëri”

  1. Lym Veliaj says:

    Ik o Gjik-gur se me keq se Sala jeni bo dhe ju…

  2. A.R says:

    Me shume se ata norvegjeze, do te ftoja danezet, holandezet e gjermanet; per energjite e rinovueshme te diellit, eres dhe ujit. Keto vende kane kaluar ne perqindje te konsiderueshme te prodhimit te energjise se paster – ndryshe nga Norvegjia qe shfrytezon ende energjine e digave (apo hidrocentraleve qe trondisin ekosistemin ambiental) dhe ate te hidrokarbureve. Bile me sa di une, Norvegjia eshte prodhuesi i kater ne Bote i gazit dhe naftes bruto.
    Ndaj shebulli per t’u imituar nuk eshte Norvegjia!
    Me respekt,
    Andrea Radi

    1. Klimax says:

      Ne mos gaboj, Norvegjia si prodhues nafte ndodhet ne vendin e 15-te ne bote. Por, nga ana tjeter, Norvegjne nuk e pengon ky burim natyral qe te jete teper ambicioze per energjite e rinovueshme dhe sigurisht per mbrojtjen e ambjentit. Dhe po jap nje fakt vetem per te kuptuar kete ambicie. Norvegjia eshte vendi me me shume makina elektrike se cdo vend tjeter i Europes dhe numri i tyre qe qarkullojne atje eshte 1/3 e makinave elektrike te te gjithe Europes se bashku. Pa folur me pas per sherbimet e transportit publik ne Oslo qe po kap shifrat 100% dhe makinat taksi mbi 60% elektrike.
      Nuk e di se mund te kishte ate fat Shqiperia si shtet, por edhe shqiptaret si qytetare te imitonin sikur dhe vetem 1% Norvegjine dhe norvegjezet, por sigurisht edhe danezet, holandezet, gjermanet, etj!
      Pershendetje!

      1. A.R says:

        Ne statistikat a para dy vjeteve e kam pare ne vendin e katert ne bote per nxjerrjen e hidrokarbureve (nga platformat e shumta qe zoterojne ne Detin e Veriut). Nuk e di nese tani gjerat kane ndryshuar; mbase vendet arabe nen ndikimin amerikan, kane shtuar prodhimin duke i lene pas.
        Megjithate, ke te drejte mbi çka pasqyron per Norvegjine! E pashe me syte e mi realitetin norvegjez kur e vizitova kete vend Veren e shkuar.
        Por problemi ketu eshte se autoritetet shqiptare (ato greke gjithashtu) jane shume me te interesuara per teknologjine e kerkimit dhe nxjerrjes se hidrokarbureve, sesa per teknologjite e shfrytezimit te energjive te rinovueshme; ndaj dhe ftesat ne kete drejtim s’kane per t’iu drejtuar specialisteve norvegjeze te energjive te pastra!
        Personalisht mendoj se faji eshte i kolektivitetit, d.m.th. yni qe kemi nje ndergjegje kaq te ulet; pa edhe na perçkendojne politikanet.

        Te fala,
        Andrea

  3. vizioni i Bashes says:

    Po, do të vijnë me vrap norvegjezët, sidomos tani, pas “bashkëjetesës së lumtur” me CEZ-in çek…(!!!???) dhe kushtet “ideale” për investime në Shqipëri…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje