Çmimi i naftës është rritur sërish në fundjavë me 4-5 lekë, duke kapërcyer nivelin e 180 lekëve për litër. Ky është shtrenjtimi i katërt këtë vit, pas tre rritjeve të mëparshme në shkurt-mars.
Nga 158-160 lekë për litër që kishte zbritur në fillim të janarit, tashmë ai kushton 20-22 lekë më shtrenjtë, apo me gati 14%, duke iu afruar me shpejtësi nivelit rekord prej afër 190 lekë për litër, që ishte një vit më parë, kur arriti dhe rekordin në tregjet ndërkombëtare me rreth 120 USD për fuçi.
Luigj Aliaj, i Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve pohoi për Monitor.al se shtrenjtimi lidhet tërësisht me rritjen e tij në tregjet ndërkombëtare. “Vetëm të premten nafta u rrit me 28 dollarë për ton”, tha ai, duke shtuar se mbyllja e pozicioneve sugjeron se çmimi do të vazhdojë të rritet në bursat ndërkombëtare.
Sipas të dhënave nga Financial Times, nafta u tregtua me rreth 66 dollarë për fuçi të premten, me një rritje ditore prej 4.2%. Gjithsesi,në bursa çmimi mbetet larg rekordeve të një viti më parë prej 120 USD për fuçi. (shiko grafiket në fund). Aktorët e tregut kanë pohuar se marrin për referencë treguesin Platts, (çmimi për ton), megjithëse pranoijnë se dhe treguesi për fuci e jep tendencën.
Në pikat e tregtimit të Kastrati dhe Elda, nafta dhe benzina shiten përkatësisht me 180 dhe 181 lekë, nga 176-777 lekë për litër që ishin më parë. Gulf, i cili tregton dhe naftë vendase e ka çmimin minimal 180 lekë dhe mesatar 184 lekë. Më lirë vijon të mbetet Gega Oil që e tregton naftën ende rreth 175 lekë. Kjo e fundit është bërë së fundmi më konkurrente në treg, pasi bleu pikat e IT OIL dhe po tregton gjithashtu naftë vendase.
Tregtuesit e karburanteve kanë qenë në fokus të kontrollove të forta së fundmi, nga autoritetet shtetërore, për të ndalur abuzimet me cilësinë dhe sasinë e naftës e benzinës së tregtuar.
Arsyet e rritjes
Janë disa arsye që po ndikojnë në shtrenjtimin e naftës me ritme më të shpejta se në tregjet ndërkombëtare në pjesën e parë të këtij viti.
-Së pari, shtrenjtimi i tij në tregjet ndërkombëtare, nga rretj 45 usd/fuçi që zbriti në janar në rreth 66 USD për fuçi aktualisht.
-Së dyti, forcimi i dollarit, i cili këmbehet aktualisht me gati 130 lekë, nga rreth 108-110 lekë të njëjtën periudhë të një viti më parë.
-Së treti, taksa e qarkullimit prej 10 lekë për litër, ndonëse nuk u reflektua direkt në janar, për shkak se u amortizua nga rënia e çmimeve në atë kohë, sërish e ka dhënë efektin e vet. Aktorët e tregut kanë pohuar se pa këtë taksë nafta do të ishte 10 lekë më lirë.
-Së katërti, shtrenjtimi i naftës rrit automatiskiht dhe TVSH që duhet paguar, pasi ajo llogaritet mbi çmimin final.
Sa euro i bjen 180 lek?
1.E 35 cent me kurse te sotit po ndihet sezoni turistik do kemi pune si ne male e ne dete Pushime te mbara pa zarare pa stres secili ne hesape te vete.
1,28€ = 180 lek
Kursi i kembimit eshte 1€ = 140LEK
Rilindjen te forte te kemi ti pime dollin
Sa per informacionin tuaj tifoze te pjerdhur te Rilindjes,sot ne Jug te Gjermanise nafta blihet me 1.22 Euro per Liter e Benzina me 1,32 Euro per Liter. Vritshi veten e ngordhshi per buke bashke me Rilindjen e LSI.
Epo Palloshi foli si burrat para tre javesh ska kompani tha qe te vjedhe leket e shqipetareve do vendosim fort doren e shtetit dhe e vendosi ju qifsha fisin hajduta jeni te gjithe cti besh popullit qe del e ju voton popull pa kellqe ju shesin naften tuaj me 1850 leke mos thoni 1800 kaq eshte ne cdo pike kam shume deshire ta bejne 2000 e kusur se keshtu e duam ne si popull sa me thelle aq me te urte me qetesi me dashuri.
Nuk eshte e vertete. Dollari ka lidhje te drejperdrjete me cmimin e Naftes dhe sa here rritet Dollari bie cmimi nderkombetar i naftes. Nafta ka pesuar nje rritje te lehte keto 20-dite, por perseri mbetet ne nivele shume te uleta qe nga Janari. Ne Shqiperi nuk ka ndikim fare bursa e Naftes, sepse ajo thjesht perdoret thjesht si justifikim per budallenjte. Monopoli qeveritar i Naftes eshte aksioner, ne vjedhjen diten me diell qe ju behet Shqiptareve.
http://www.oil-price.net/index.php?lang=en
Nuk behet fjale te krahasosh cmimin e karburantit me USA apo me
Gjermanine .Por vetem me fqinjet rreth nesh dhe e mer vesh se si Qeverija po vjedh qytetaret.Me shume se gjysma e cmimit per liter eshte taksa.Eshte absurde dhe e pa falshme se si Qevrija neper mjet taksave te fshehura vjedh qytetaret e vet me nje fjale i fut duurt ne xhepat e tyre ne menyre te kamufluar.