Serbia ka qenë vitet e fundit shumë konkurrente në raport me Shqipërinë në tërheqjen e investimeve të huaja, sidomos nga Italia. Benetton, Ferrero Rocher, Geox janë disa raste, ku investitorët italianë, pasi kanë studiuar të dyja tregjet kanë zgjedhur Serbinë për të investuar…
Shqipëria ka realizuar 3.5% të gjithë volumit tregtar me Serbinë për 3 mujorin e parë të këtij viti, sipas statistikave të raportuara nga INSTAT.
Bizneset serbe kanë arritur të gjejnë rrugën për të çarë në tregun shqiptar. Për janar-mars 2015, totali i importeve nga Serbia drejt Shqipërisë ishte rreth 5.5 miliardë lekë (gati 40 milionë dollarë), me një rritje prej 16% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Grupi më i importuar është “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, që zë 51% të totalit. Grupi i dytë i produkteve që vijnë nga Serbia në Shqipëri janë “Ushqimet, pijet dhe duhan”, me 27% të totalit, ku peshën kryesore e zë gruri. Më pas renditen lëndët kimike dhe plastike, me 9.2% të totalit.
Eksportet shqiptare drejt Serbisë arritën në 650 milionë lekë për tre muajt e parë 2015, ose rreth 4.7 milionë euro. Pavarësisht rritjes me 3.5 herë që kanë shënuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, eksportet drejt Serbisë mbeten shumë të ulëta në raport me importet. Sipas të dhënave të INSTAT, grupi më i eksportuar janë “minerale, lëndë djegëse, energji”, me 76% të totalit, ku peshën kryesore e zë energjia dhe mineralet, ndërsa nafta nuk shitet në tregun serb. Ashtu si dhe me importet “ushqimet, pijet dhe duhani” renditen të dytët, por në vlera shumë më të ulëta se produktet që blejmë nga shteti serb. Vitet e fundit ka pasur përpjekje për të eksportua tekstile dhe sidomos këpucë, por eksportuesit vendas kanë arritur të realizojnë një qarkullim prej vetëm 200 mijë eurosh në tregun serb.
Serbia na “merr” dhe investitorët
Ndërkohë Serbia ka qenë vitet e fundit shumë konkurrente në tërheqjen e investimeve të huaja, sidomos nga Italia. Benetton, Ferrero Rocher, Geox janë disa raste, ku investitorët italianë, pasi kanë studiuar të dyja tregjet kanë zgjedhur Serbinë për të investuar. (lexo: http://www.monitor.al/benetton-ne-kerkim-te-tregjeve-te-reja-perqendrohet-ne-serbi/; http://www.monitor.al/pas-geox-dhe-ferrero-rocher-zgjedh-serbine-nuk-hyn-ne-shqiperi/).
Aktualisht, Serbia është më agresivja në rajon për lehtësirat ndaj investitorëve. Dy janë pikat më të forta. Përjashtimi nga tatimfitimi për tre vitet e para të aktivitetit dhe subvencionimi me 1500 euro për çdo punonjës të punësuar. Gjithashtu, toka për investimin ofrohet falas. Serbia ofron edhe një avantazh tjetër, pasi ka shumë marrëveshje dypalëshe për tregti pa dogana, sidomos me ish-republikat sovjetike, duke i nxitur disa subjekte, që synojnë tregjet e ish Bashkimit Sovjektik të hapin biznese në Serbi, me synim shmangien e taksave të dyfishta, që duhet të paguajnë në Shqipëri. http://www.monitor.al/shqiperia-humb-garen-rajonale-per-investimet-e-huaja/
Monitor
Të ketë kujdes Rama se mos I shet Vuçiç piskatore si në vitet 50.
Ju roof te droni, se Serbia ju ha parate
Roli dhe rendesia qe ka nje shtet ne aren nderkombetare, matet me fuqine e tij ekonomike, e cila perkthehet edhe ne fuqi politike dhe ushtarake.
Ekonomia eshte lufte e padukshme trup me trup dhe keto te dhena tregojne qarte se kete lufte mes Shqiperise dhe Serbise e ka fituar Sirbia , kurse Rames tone i mbetet te jetoje ne delirin e kotesise dhe te mbahet si lider i Ballkanit.
Shqiperia vetem me kosoven ka bilanc pozitiv ne tregetin e jashtme. Po te shikosh eksportet shqiptare ngjysmat jan nafta qe eksporton firma kanadeze, ne shqipri nuk punon azgje dhe te na rrojn emigrantet qe plotesojn kete boshllik te math. Qe ta kuptojm se sa keq jemi maqedonia qe ka nje popullsi 2 milion banor ekspoeton 1 miljard dollar me shum se shqiperia dhe nuk ka as nje pik naft nga keto eksporte.
Gazetaret akoma nuk kane kuptuar qe eksport eshte ajo cka del nga Serbia dhe Import ajo cka hyn ne Serbi dhe dhe jo import ajo cka hyn ne Shqiperi.
Edhe ne TV gazetaret artikulojne te njejten gafe.